Aktuale
Ministria e Infrastrukturës investon në objektin e caktuar për Sallën Koncertale

Komuna e Prishtinës vendosi që në objektin ku është e vendosur Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) të vendoset Salla Koncertale.
E që të përgatitet për shfaqjet muzikore, për të u diskutuan dy ide, njofton Klan Kosova
“Është opsioni që të rrënohet tërësisht apo është opsioni që të mbahen fasadat. Dhe të mbahet një pjesë e memorie së pjesës së ndërtesës ”tha Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës Yll Rugova.
Pavarësisht këtyre planeve dhe pohimit të Drejtorit të Kulturës në Komunë e Prishtinës Yll Rugova se ka nisur procesi i bartjes së pronësisë, Ministria e Administratës Publike shpalli dy tender për të investuar në objektin e ish-Gërmisë. Në këtë institucion thonë se nuk kanë pranuar një njoftim zyrtar për planet e komunës.
“te unë nuk ka arritur asnjë informatë lidhur me këtë planifikim. Pavarësisht të informatës, përderisa nuk zbrazen prej zyrtarëve, dhe zyrtarët vazhdojnë të jenë aty ne do të kujdesemi për një mirëqenie zyrtare”, tha zyrtari i MAP.
Të informuar për vendimin e Komunës nuk janë as në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë i cili do ta financojë projektin për Sallën Koncertale.
Por drejtori Rugova përmes telefonit ka thënë se ky mund të jetë një keqkuptim mes ministrive deh se ato po gabojnë që po investojnë aty.
Dy tenderët kanë vlerën e 16 mijë e 600 eurove njëri nga ata për shtrirje të pllakave dhe tjetri për renovim në kabinetin e Ministrisë së Infrastrukturës e cila gjendet aty. Në këtë të fundit pranojnë të jenë të informuar për planet e komunës. Por që ky intervenim ishte i domosdoshëm.
“Ministria e Infrastrukturës ka parashtruar kërkesën për ndërhyrje të nevojshme në kabinetin e ministrit, me rëndësishme për zhvillimin e punës. Si e dini, objektin në të cilin është vendosur Ministria është goxha i vjetër. Në disa vende edhe i demoluar. Por meqë parashihet zhvendosja e Ministrisë nga ky objekt, nuk kemi kërkuar renovim të plotë, por të pjesshëm, me qëllim të krijimit të kushteve të punës të secilit anëtar të kabinetit të Ministrit Pal Lekaj. Procedurat e mëtutjeshme janë përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.
Punimet e planifikuar me tenderët e shpallur pritet të fillojnë brenda dy javësh.
