Connect with us

Featured

Ngjyrat më të mira të mureve për çdo dhomë

Published

on

Kur ndryshoni ngjyrat e mureve, mbase nuk do të jetë keq të merrni parasysh faktin që nuancat e ndryshme ndikojnë në humorin e mirë.

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 745 kandidatë, ka zbuluar se cilat ngjyra si ndikojnë në emocionet tona, ndërkaq në harmoni me këtë po ju tregojmë se me cilat ngjyra do të duhej ta ngjyrosni banesën.

Dhoma e ditës

“Pasi që ajo është vendi ku kalojmë kohën me familjen tonë, klientët shpesh dëshirojnë që atmosfera në atë hapësirë të jetë qetësuese dhe relaksuese”, thotë disenjatorja e enterierit Grace Garrett.

“Nuk është befasuese që për këtë shkak më së shpeshti zgjedhin nuanca pasteli për dhomën e ditës”.

Kuzhina

Nëse dëshironi të jeni në humor të mirë dhe pozitiv, nuk do të gaboni nëse zgjidhni nuancën e verdhë. Nuanca e verdhë dhe e ngjyrës së portokalltë, si edhe ndonjë ngjyrë rozë, janë treguar që na ndihmojnë të jemi në humor më të mirë.

“Shfrytëzoi në mënyrë të mençur këto nuanca, mendoni për hapësirat e vogla, format e pikturuara apo ngjyrosjen e ndonjë muri me këto ngjyra”, këshillon disenjatorja.

Dhoma e gjumit/banja

Kur është fjala për dhomën e gjumit, dëshironi që aty të ndiheni të relaksuar dhe rehat. Edhe pse me siguri nuk do të supozonit që tonet e errëta mund t’ju përmirësojnë humorin, ndonjëherë edhe munden.

Ngjyra e errët dhe e hirtë, thotë disenjatorja, ndihmojnë që të ndiheni rehat dhe të relaksuar në dhomën e gjumit.

“Megjithatë, ajo që duhet ta keni parasysh është që nuancat e errëta mund të bëjnë që hapësira të duket më e vogël”, thotë Garrett.

“Nëse muret e errëta nuk janë opsion për ju, mund të mendoni për ngjyrosjen e derës me ngjyrë të zezë ose për ngjyrosjen e disa mureve në nuancë të errët”.

Disenjatorja e enterierit thotë që banja është hapësirë ideale për ngjyrë më të errët.

“Fjala është për hapësirat ku kaloni shumë kohë, por gjithsesi ngjyrat mund të kenë ndikim”, thotë ajo dhe këshillon të provoni ngjyrën e zezë, ngjyrën e errët dhe të hirtë apo tonet e errëta të ndonjë ngjyre tjetër.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending