Connect with us

Aktuale

Emrat më të njohur të arkitekturës e kujtojnë Robert Venturin

Published

on

Vdekja e arkitektit amerikan Robert Venturi ditën e mërkurë, në moshën 93 vjeçare u konsiderua një humbje tejet e madhe, jo vetëm për fushën e arkitekturës por edhe për personat më të afërm e për bashkëpunëtorët e tij në këtë fushë, të cilët ndanë fjalët më të veçanta për të.

Arch Paper ka koleksionuar ngushëllimet e arkitektëve më të njohur botërisht si: Dobrah Berke, Barbara Bestor, Jean Louis- Cohen, Neil M. Denari, etj., të cilët u inspiruan apo patën fatin ta takojnë Venturin, e që për ta gjithmonë do mbetet i pazëvendësueshëm.

Deborah Berke:

Me vdekjen e  Robert Venturi arkitektura ka humbur një prej më të mëdhenjve të kësaj fushe. Bob ishte një artist, një aventurier, një agjitator. Arkitektura, dizajnimi, planifikimi dhe shkrimi ishin fokusi i  tij, por qëllimi i tij kryesor  – i arritur në mënyrë të shkëlqyeshme – ishte ndryshimi i kulturës. Krahas bashkëpunëtorit të tij të talentuar Denise Scott Brown, ai hapi profesionin drejt mundësive të reja dhe rishkroi kanunin e historisë arkitekturore. Ai gjithashtu zhvilloi një gjuhë vizuale – të mbushur me mendje, ngjyrë, model dhe erudicion – që zhurmonte shumë përtej ndërtesave të tij.

Barbara Bestor:

“Kompleksiteti dhe kontradikta” e Robert Venturit (e shkruar në vitin 1966,) ishte një zbulim  për mua si një e re në atë kohë. Megjithëse isha e zhytur në shkollën e dizajnit neo-modernist, unë isha e tërhequr nga bisedat e çmendura formale dhe joformale që ai përshkroi për arkitektët nga Roma e lashtë e Anglina Viktoriane … Më mësoi se diskursi arkitekturor është në fakt ndërtesa NË DISKURS e shoqëruar me shumë ndërtesa tjera, me qytete, me njerëz dhe me art!

Plus, kujt nuk i pëlqen të shohë zhveshjet e dekoruara të Las Vegas, siç shprehen me dashuri nga Venturi dhe partneri i tij Denise Scott-Brown? Personalisht unë pëlqej të vizitoj çdo shtëpi të vogël të shpendëve të Block Island (1979 Coxe-Hayden) dhe ato kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në çlirimin tim për të riinterpretuar forma vernakulare në punën time.

Jean-Louis Cohen:

Në një epokë të dëshpëruar në lidhje me praktikën e arkitekturës, pasi modernizimi i vulgarizuar kishte tejkaluar  modernizmin poetik, libri i Robert Venturi në vitin 1966 erdhi si një zbulim i madh. Bob na kujtoi se, para se të krijohej forma, arkitektura ishte një disiplinë e vëzhgimit, e vigjilencës  ndaj peizazhit të përditshëm, si dhe ndaj fetishizmit dhe obsesioneve të veta gjuhësore.

Neil M. Denari:

Sfera e ndikimit që Robert Venturi ndërtoi gjatë karrierës së tij të çmuar është shumë më e madhe se sa mendojmë, sepse etiketa postmoderne më në fund, nuk ka kufizuar mënyrat në të cilat arkitektët me shumë ideologji i kanë përdorur në teoritë e tyre. Ndjehem sikur kompleksiteti dhe kontradikta është ekuivalenti arkitektonik i Teorisë së papërfunduar të Gödel- në një grup idesh (ndoshta edhe ligjesh) që përshkruan se  kompleksiteti nuk është thjesht antidot ndaj mërzisë, por më e rëndësishmja është se ajo është një kusht i vazhdueshëm bashkëkohor.

Hija e tij do të mbetet gjatë, idetë e tij janë transcendente dhe unë, gjithmonë i jam borxhli kontributit të tij të jashtëzakonshëm në arkitekturë.

Peter Eisenman:

“Kompleksiteti dhe kontradikta në arkitekturë” e Robert Venturi, libri i parë i teorisë arkitektonike nga një arkitekt amerikan, i  hapi rrugën shumë gjeneratave të mëvonshme në këtë fushë- Charles Moore, Michael Graves, Richard Meier, Frank Gehry etj., për të sfiduar praktikën e kësaj fushë në vitet 1960 dhe ’70. Me kombinimin  më të mirë të historisë arkitektonike evropiane – Vignola, Soane, Moretti etj. – me ikonografinë bashkëkohore, Venturi zhvilloi një ide kompleksiteti që u bë mjeti kritik për prishjen e valës së modernizmit dhe ndryshoi fytyrën e arkitekturës amerikane.

Mark Foster Gage:

Mbaj mend rreth 20 vjet më parë kur isha duke menduar të shkoj në shkollën e diplomuar për arkitekturën mes të gjithë njerëzve, takova edhe  Robert Venturi. Ne përfunduam duke pirë së bashku. Ai më  tha, “Mos bëni kurrë arkitekt … përveç nëse nuk ka absolutisht asgjë tjetër që ndoshta mund të bëni …” Unë u mortifikova! Unë mendova oh zot tim, çfarë po bëj nëse ky djalë i cili është në krye të grumbullit po më thotë mua që është e vështirë… në retrospektivë kuptova se ajo që ai po përcillte ishte  këshillë e urtë. Arkitektura nuk është asnjë rrugë e lehtë, asnjë punë e thjeshtë, por më shumë një përulje që përfshin një sasi të konsiderueshme lufte. Ai e dinte këtë, dhe e dëshmoi në punën e tij.

Vdekja e arkitektit amerikan Robert Venturi, ditën e mërkurë në moshën 93 vjeçare, u konsiderua një humbje tejet e madhe jo vetëm për fushën e arkitekturës por edhe për personat më të afërm e për bashkëpunëtorët e tij në këtë fushë, të cilët ndanë fjalët më të veçanta për të.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Verturi është vlerësuar me çmime tejet të mëdha dhe do të mbetet një nga shtyllat kryesore të arkitekturës së shekullit 20-të.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending