Connect with us

Aktuale

Lejet e ndërtimit, rryma elektrike e kreditë janë probleme për ndërtimin në Kosovë, sipas BB-së

Published

on

Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi klimën e të bërit biznes, Kosova është renditur në vendin e 60-të në mesin 190 ekonomive të vlerësuara. Ky po që ishte një lajm shumë i mirë, në përmirësimin e radhitjes nga pozita 64-të në pozitën e 60–të, mirëpo ka edhe shumë vërejte dhe këshilla për përmirësim. Më poshtë mund të lexoni disa nga të gjeturat kryesore për sektorin e ndërtimtarisë.

Indikatorët që bëjnë që Kosova mos të ketë pozitë më të lartë janë lejet e ndërtimit, qasja në energji elektrike dhe kredi, mbrojtja e investitorëve të pakicave dhe zbatimi i kontratave.

“Ekonomia e Kosovës përjetoi një rritje të fortë gjatë dekadës së fundit të nxitur nga kërkesat e brendshme në masë të madhe financuar nga remitancat dhe ndihmat .Të dhënat nga regjistri i firmave të sektorit formal gjatë viteve 2005-2014, zbulojnë që shkalla e krijimit të vendeve të reja të punës nga firmat formale ka rënë nga mbi 7,000 vende të reja të punës në fillim të vitit këtë periudhë”, thuhet në raportin e BB. Sektorët e tregtisë dhe shërbimeve janë sektorët e vetëm që kanë pasur rritje në aspektin e krijimit të vendeve të punës, ndërsa kontributi i sektorit prodhues ka qenë negativ që nga viti 2012, ku kapaciteti i sektorit të ndërtimit për të shtuar vende të reja të punës ka qenë gjithashtu në rënie.

Në kapitullin e zhvillimeve të reja makroekonomike dhe fiskale citohet se shërbimet janë sektori më i madh me vlerën të madhe që kontribuojnë në rritjen  prej 56% të GDP-së dhe, që janë të pasuar  nga ndërtimi, pasuria e patundshme dhe shitja me pakicë.

Shërbimet e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme janë  më të mëdhatë brenda sektorit të shërbimeve të cilat marrin vlerën e rreth 15.5 GDP-së. Brenda raportit thuhet se kapaciteti prodhues i Kosovës po rritet por është i ngushtë, i koncentruar dhe jo-konkurrues. Ky raport nënvizon  varshmërinë nga importet, ndërsa potencohet se ekziston një perceptim se ka zëvendësim të importit në disa sektorë të tillë si ushqimi dhe materiali ndërtimor, por nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të verifikuar këtë hamendje.

Në kapitullin e tretë të këtij raporti është analiza se kush punëson më shumë në vend. Këtu përmendet se firmat janë të përqendruara në disa sektorë. Pjesa e firmave në sektorin e shërbimeve u rrit nga 21 % në 28 % , si dhe për minierat, shërbimet dhe ndërtimet nga 7% në 10%  midis 2005 dhe 2014. Punët u zhvendosen nga prodhimi drejt tregtisë dhe në një masë të vogël në shërbime. Mesatarisht janë 48 % e firmave të Kosovës mbijetojnë përtej pesë viteve të para të operimit. Në të gjithë rajonet në Kosovë, ndërkohë që në të gjithë sektorët, nivelet më të larta të mbijetesës janë në biznes / financa, si dhe në miniera / gurore (edhe pse këto të fundit kanë shumë pak kompani në përgjithësi), ndërsa në hoteleri  dhe ndërtime, normat e mbijetesës duket të jenë relativisht më të ulëta. 

Gjeografikisht, Prishtina përbënte 58%  të krijimit të vendeve të reja të punës. Firmat e vogla, veçanërisht në Prishtinë, kanë treguar potencialin më të madh të rritjes. Normat e rritjes së firmës duket të jenë më të lartat në sektorin e biznesit/financave dhe në sektorët e ndërtimit.

Në prodhim, produktiviteti është më i lartë në tregti, ndërtim dhe bujqësi, ndërsa më i ulët në shërbime.

Pagat më të larta lidhen me arsimin, pjesërisht për shkak të klasifikimit profesional dhe sektorial. Fitimet lidhen pozitivisht me arritjet arsimore për burrat dhe gratë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending