Connect with us

Aktuale

Përse shkollat tona kanë nevojë për arkitekturë më të mirë?

Published

on

Brenda arkitekturës marrëdhënia mes dizajnit dhe arsimit ka arritur të ketë një rëndësi të madhe, veçanërisht kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve.

Marrëdhënia midis arkitekturës, filozofisë dhe sociologjisë është e mirënjohur. Shpesh, gjatë dizajnimit, çështjet e prezantuara nga këto fusha shërbejnë si mjete për të reflektuar mbi marrëdhënien midis hapësirës dhe përdoruesit. Kur e marrim parasysh edukimin e fëmijëve, duhet të shkojmë përtej ergonomisë dhe të mendojmë për arkitekturën si mjet edukativ, shkruan ArchPaper, transmeton Ndërtimi.info.

Prandaj, triada hapësirë-arkitekturë-përdorim, duhet të planifikohet së bashku me shumë fusha të tjera, duke qenë se fëmijët kanë nevojë të kenë më shumë njohuri gjatë procesit të transformimit. Në sociologji specifikisht, shembulli konkret i procesi të njohur si ‘socializimi primar’ – që përfshinë edhe foshnjat – është përgjegjës për zakonet e ndërthurura intelektuale dhe shoqërore që formohen ndërmjet foshnjeve të porsalindura e deri nëmoshën 6 vjeç, duke ndikuar në sjelljet dhe karakterin e tyre që në formim.

Hulumtimet tregojnë se fëmija lind me afërsisht 100 miliardë neurone, të cilat janë të afta të bëjnë lidhjet katër këndore –  pesëfish më shumë se truri i një të rrituri. Nga këto, rreth 80 miliardë humbin, sepse edhe si fetus foshnja fillon të formojë këto lidhje, të njohura si synapse, e qelizat e papërdorura vdesin. Me fjalë të tjera, foshnjëria është faza kryesore e zhvillimit nervor në gjithë ciklin jetësor dhe mund të ketë një ndikim të rëndësishëm psikik dhe fizik në fazat e tjera të jetës.

Konsiderohet si gabim që të përqendrohet rëndësia e investimeve arsimore gjatë moshës madhore dhe për këtë arsye zhvillimi pedagogjik rekomandohet të bëhet menjëherë pas lindjes.

Mbështetur nga hulumtimet nga e gjithë bota, shumë investime për edukimi në fëmijëri janë bërë në vitet e fundit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Kur vjen puna te arkitektura, shumë projekte janë projektuar së bashku me metodologjitë më inovative arsimore.

Sektori privat ka synuar të zhvillojë metodat intelektuale për të edukuar fëmijët.

Në Shkup do të inaugurohen katër shkolla të reja me metodologji ndërkombëtare dhe bashkëkohore të mësimdhënies, “Beacon School”, “Colégio Renascença”, “Shkolla e Konceptit” dhe “Shtëpisë së Kuqe”, siç theksohet nga Helena Galante dhe Mariana Rosário në artikullin për njërevistë braziliane.

Në sektorin publik, arkitektë nga e gjithë bota janë kontraktuar për të zhvilluar projekte shkollore që fokusohen në hartimin e zonave moderne arsimore.

Zakonisht, kur imagjinohet një shkollë ose një klasë, menjëherë mendojmë për modelin tradicional, me rreshta e tavolina, një tabelë dhe mësuesin në frontin e klasës duke dhënë leksione. Megjithatë, a keni pyetur veten se pse shumica e shkollave në mbarë botën e kanë këtë konfigurim? Modeli “aktual” nuk është aspak i ri; është të paktën 300 vjeç. Pse vazhdojmë të hartojmë hapësira siç bënim në shekullin e 19-të?

Koha ka kaluar, por modeli ka mbetur i njëjtë. E ky model mund të mos jetë alternativa më e mirë.

Me shfaqjen e metodave alternative të mësimdhënies diskursi është zgjeruar.

Baza e përbashkët është një dizajn që nuk e konsideron vetëm ergonominë e fëmijëve, por i vendos ata si bashkautorë, duke lejuar rikonfigurimin hapësinor, planet e hapura e me dizajne shumë praktike.

Projektet nuk janë vetëm mjete edukative, ato gjithashtu mund të ofrojnë zgjidhje të mundshme në zhvillimin shoqëror.

Një temë tjetër e rëndësishme është edukimi i barabartë për të gjithë, përfshirë fëmijët që jetojnë në kushte të papërshtatshme. Kjo lëvizje ka çuar në struktura të zgjuara për arsim, siç janë shkollat ​​ që përdorin teknikat e gjuhës. Shkolla Lunduese Makoko është projektuar nga Arkitektët NLÉ , por për fat të keq shkolla u rrëzua për shkak të një fatkeqësie natyrore.

Si fëmijë, arkitekti i famshëm Francis Kéré duhej të ecte 40 kilometra për të ndjekur shkollën në fshatin më të afërt që gjendej në Burkina Faso. Shkolla kishte ndriçim të dobët dhe pak ventilim. Pas studimeve në një universitet evropian, Kéré vendosi të praktikojë njohuritë e tij për të ndërtuar Shkollën Fillore Gando, në vendlindjen e tij.

Siç u përmend më parë, projektet arsimore po zhvillohen në përputhje me metodologjitë e veçanta, duke shpresuar që të sigurojnë mjedis më të mirë për gjeneratat e ardhshme.

Në Brazil, “The Wish School” është një institucion dygjuhësor që e sheh “personin në tërësi”. Ata besojnë se “aspektet fizike, emocionale, shoqërore, kulturore, trupore, krijuese, intuitive dhe shpirtërore janë po aq të rëndësishme sa të menduarit racional “.

Procesi i dizajnit tani synohet të jetë bashkëpunues dhe të ketë njësojë bashkë-autor nxënësit ashtu si mësuesit. Katër arkitektë u ulën ndaras me një grup fëmijësh, mësuesish, koordinatorësh dhe punëtorësh të mirëmbajtjes për të diskutuar tema të ndryshme që lidhen me hapësirën, të cilat i mundësuan atyre të kuptonin “çështjet praktike dhe funksionale e shumë tjera tema relative.

Si rezultat, ata theksuan se “plani është një territor i bërë nga zonat e zgjerimit dhe kontraktimit, ku kufijtë janë delikat, duke lejuar shkeljet, duke mundësuar imagjinatën dhe duke kuptuar fëmijët si qenie aktive. Korridoret, si vende ku qëllimi i vetëm është të vijnë e të shkojnë, nuk duhet të ekzistojë.

Synimi për të ndryshuar konceptin tradicional për shkollat, po tentohet që të praktikohet sa më shpejtë, nëpërmjet dizajnit e arkitekturës moderne.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending