Connect with us

Arkitekturë

Java e arkitekturës në Tiranë me një grup kuratorësh italianë

Published

on

Java e arkitekturës në Tiranë (TAW) po nis me edicionin e katërt këtë vit. Tashmë ky festival është shndërruar në traditë vjetore në kryeqytetin shqiptar.

Këtë vit, tema e edicionit është taktikat e bashkëjetesës. Sfida është që të adresohet çështja e bashkëjetesës, duke eksploruar taktikat bashkëkohore për të përcaktuar hapësirat e ardhshme në arkitekturë, qytet dhe peisazh.

Arkitekteza.com ka folur me një nga kuratorët, Enrico Porfido për të biseduar për çështjet dhe ngjarjet e këtij viti, transmeton Ndërtimi.info.

“Tirana Architecture Week (TAW) këtë vit është në edicionin e vet të katërt. Ky aktivitet nisi në 2012. Është promovuar dhe organizuar nga Universiteti POLIS dhe qëllimi i vet kryesor ka qenë promovimi i shkëmbimit të njohurive mes arkitekturës dhe fushave akademike, me qëllim gjetjen e lidhjes mes qasjes akademike dhe jetës së vërtetë. Secilin vit ne i jemi qasur çështjeve të qytetit, duke përfytyruar qytetin, Tiranën, arkitekturën që ka rëndësi (tema e festivalit 2016). Këtë vit po zgjerojmë imazhin, duke e bërë TAW një festival ndërkombëtar e më të madh”, shpjegon Porfido.

I pyetur rreth temës së këtij viti, Porfido ka treguar se qysh nga fillimi i shekullit të tanishëm, njerëzit janë më të hapur për të bashkëjetuar me njerëz të tjerë për çështje të ndryshme.

“Tema e këtij viti është Bashkëjetesa sepse prej fillimit të këtij shekulli, ajo që po dëshmojmë është sesi njerëzit janë më të hapur në bashkëjetesën me njerëz të tjerë e çështje të tjera. Ajo që donim të preknim këtë vit është sesi njerëzit bashkëveprojnë me teknologjinë, turizmin, kujtesën e qytetit. Qëllimi i këtij viti është të qenit sa më shumë ndërdisiplinarë. Të tregojmë se arkitektura nuk është vetëm ajo e objekteve, por ne shqyrtojmë e merremi me qytetin, sesi njerëzit bashkëjetojnë. Lehtësimi i jetesës e i marrëdhënieve mes njerëzve është në thelb një përgjegjësi e arkitektit, urbanistit, e të tjerë profesionistëve të kësaj fushe”, ka thënë Porfido.

Ky festival ka pësuar ndryshime nga viti në vit dhe për këtë Porfido ka treguar se festivali përgjithësisht ka mbuluar të njëjtin format, atë të punëtorive, leksioneve, ekspozitave, filmave, performancave.

Ndryshimi i këtij viti është se i rikthehemi edicionit të parë, me një konferencë ndërkombëtare shkencore, e cila do të jetë zemra e festivalit prej 10 ditësh. Gjithashtu, këtë vit të gjitha aktivitetet janë ngjeshur në 10 ditë. Duam që të gjithë pjesmarrësit që vijnë në Tiranë, të shtyjnë qëndrimin e tyre e të marrin pjesë dhe në aktivitetet e tjera. Këtë vit po përpiqemi të hyjmë në qytet, jo vetëm në rrugët e tij, por në vendet ku njerëzit mblidhen. Vendgrumbullimet kryesore janë Destil Hostel, Tulla/Nouvelle, Reja (ku do të zhvillohet dhe konferenca ndërkombëtare), Parku i Liqenit, ku do të zhvillohet një nga performancat kryesore në amfiteatër” ka treguar Porfido për Arkitekteza.com

Rreth përfshirjes së pjesëmarrësve këtë vit, Porfido ka thënë se kalendari i këtij viti është vërtetë i ngjeshur. Gjysma e aktiviteteve janë promovuar nga platforma FUTURE ARCHITECTURE në të cilën festivali është pjesë prej disa vitesh. Mënyra e pjesëmarrjes është përmes një thirrjeje që FUTURE ARCHITECTURE organizon çdo vit, ku aplikohet, dhe si pjesëmarrës zgjidhen ata që do t’i bashkohen festivalit të TAW.

TAW nuk është vetëm një seri ngjarjesh, por një mbajtës aktivitetesh që ndodhin shkëputur nën të njejtën temë. Ky festival nuk është thjesht leksioni i dikujt apo ekspozita e dikujt, po një seri leksionesh, filmash, performancash. TAW është si një organizëm ku secili aktivitet i shkëputur merr vlerën e duhur duke qenë pjesë e së gjithës. Qëllimi i TAW nuk është vetëm penetrimi në qytet, por të theksohet se arkitektura është shume-disiplinëshe. E kemi arritur këtë qëllim me konferencën shkencore ndërkombëtare. Janë të ftuar ekspertë të shumë fushave; ekologji, gjeografi, që na bashkohen në aktivitete për të treguar se duhet t’i zgjerojmë interesat tona si profesionistë edhe në fusha jashtë arkitekturës”, shprehet Porfido.

Megjithatë, festivali kishte pasur edhe kritikues, për atë se këtë vit është një grup kuratorësh vetëm italianë. I pyetur rreth kësaj, Porfido ka thënë:

“Zgjedhja e këtij viti me kuratorë vetëm Italianë është kritikuar nga jashtë. Pyetja kryesore është, pse Italianët po organizojnë festivalin në Shqipëri? Si fillim dua të falenderoj rektorin që na dha mundësinë të jemi ne pjesë e këtij grupi, profesor Besnik Aliaj, e u përgjigjem kritikave duke theksuar se ndonëse vetë nuk kam shumë vite në Shqipëri, dy kuratorët e tjerë, profesor Loris Rossi dhe profesor Laura Pedata, jetojnë këtu prej 8 vitesh. Ne ndihemi shqiptarë në zemër, megjithëse jo në pasaportë, e po kontribojmë në Shqipëri me punime e studimet tona. Fakti që grupi kuratorial është vetëm italian, është një tregues i fenomenit që po ndodh prej disa vitesh në Shqipëri. Shumë arkitektë të huaj po vendosen këtu, po hapin zyrat e tyre këtu, e po transformojnë Tiranën në një Metropolis bashkëkohor” ka thënë Profido.

Porfido gjithashtu ka treguar se gjysma e aktiviteteve janë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada e Holandës, Ambasada e Spanjës, e sponsor të tjerë.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending