Featured
Turqia ndërton në Kosovë turbinat me erë prej 32 MW
Kompania e Turqisë “Guris Holding” ka filluar një projekt për ndërtimin e turbinave (mullinjve) me erë prej 32 MW në Kosovë, njoftoi media turke “Dunya”.
Projekti për mullinjtë e erës në Kosovë do të autorizohet në gusht ose shtator 2018, citon e përditshmja turke drejtorin e përgjithshëm të “Guris Holding”, Musfik Yamanturk, transmeton “Zeri.info”.
“Kompania planifikon të instalojë turbinat me erë të prodhuara nga General Electric dhe ka të garantuar një çmim blerjeje prej 0.085 euro për kWh të energjisë së prodhuar nga mullinjtë e erës”, shtoi ai, përcjell “Zeri.info”.
“Guris Holding” ka filluar gjithashtu ndërtimin e një impianti me erë prej 80 MW në Ukrainë. Grupi aktualisht është duke ndërtuar dy centrale të erës në Turqi me një kapacitet prej 200 MW dhe 80 MW. Kompania në fjalë është duke ndërtuar gjithashtu një fabrikë të energjisë gjeotermale prej 232 MW në Turqi.