Featured
Kjo video simuluese tregon se si u shemb ura e Morandit [Video]

Tragjedia e 14 gushtit, që morri jetën e 43 personave dhe la të lënduar shumë të tjerë, po vazhdon të jetë ende temë e diskutimit, duke u munduar të gjendet arsyeja e vërtetë që fshehet pas shembjes së saj.
Derisa shumica pretendojnë se mungesa e mirëmbajtjes dhe dështimi strukturor ishte një nga arsyet kryesore, të tjerët aludojnë se shkaktar kanë qenë kushtet e rënda klimatike dhe moti me erë e stuhi, shkruan Engeneering Feed, transmeton Ndertimi.info.
Ura Morandi karakterizohej nga një strukturë që kishte presion konkret mbi skele e shtylla. Ajo kishte shumë pak mbajtëse, më pak se dy brenda një hapsire dhe një sistem hibrid të ndërtuar nga kabllot e çelikut me predha. Shtypja e bërë në beton ka lejuar shkaktimin e të çarave dhe depërtimin e ujit, duke shkaktuar kështu korozionin e çelikut.
Nëpërmjet Software-it u bë simulimi i shembjes së urës në Genoa. Videoja është realizuar përmes simulimit strukturor të ndërtesave (BCB). Modeli u krijua nga plani përgjatë skeleve, ndërkohë që informacionet në lidhje me presionin e shkaktuar mbi të u simuluan pjesërisht përmes fotove të urës së rrënuar.
Duke tentuar që të shpjegohet kolapsi i saj, videoja përfshinë variante të ndryshme që mund të kenë çuar drejt këtij dështimi.
Sektori i rrugës prej 200 metrash ka rënë 15 metra në banesat dhe shtëpitë më të ulëta. Një nga shtyllat kryesore masive të saj, u rrëzua gjithashtu.
Ura ishte pjesë e autostradës A10 që përbëne lidhjen kryesore mes rivierës italiane dhe asaj franceze.
Ajo ishte e projektuar nga Riccardo Morandi dhe ishte e ngjajshme me dizajnin e mëparshëm të tij, për Urën General Rafael Uradaneta, të projektuar në vitin 1957, e vendosur në dalje të liqenit Maracaibo, në pjesën perëndimore të Venezelës, që u shemb pjesërisht në vitin 1964 kur disa pjesë të saj u përplasën me cisternën Esso .
Ky aksident ne Genoa është një nga tragjeditë më të mëdha që vijnë papritur dhe jetojnë gjatë në kujtimet tona. Kjo na bënë të mendojnë në lidhje me sigurinë e strukturave të ngjajshme që janë të vjetra e që kanë nevojë për një riparim urgjent.
