Arkitekturë
SAH shpallë fituesit e çmimeve “Architectural Exellence”, për vitin 2018

Organizata joqeveritare “Shoqëria e Historianëve Arkitektonikë” (SAH), me bazë në Çikago, ka publikuar listën e fituesve të çmimeve “Architectural Excellence” (Përsosmëri Arkitekturore), për vitin 2018.
Cynthia Weese, Robert A. M, Stern, Harry Hunderman dhe Deborah Salton janë vlerësuar për arritjet më të mëdha, në fushën e arkitekturës, në tri kategori të ndryshme, për ç ‘gjë do të pranojnë solemnisht çmimet në një gala mbrëmje që do të mbahet në nëntor, shkruan Architect Magazine, transmeton Ndërtimi.info.
Bashkëthemeluesja e kompanisë FAIA me seli në Çikago, Cynthua Weese morri çmimin e “Dizajnit, për lidership dhe shërbim”. Weese, ka qenë dekanja e parë femër e Shkollës së Arkitekturës, në Universitetin e Uashingtonit, në Saint Louis, prej vitit 1993 deri në vitin 2005. Ajo krijoi disa programe për studimet ndërkombëtare dhe ishte një nga anëtaret themeluese të komitetit këshillëdhënës të shkollës. Gjatë karrierës është nderuar me dy çmime prestigjioze “AIA”, e medalje të artë në arkitekturë, nga Tau Sigma Delta, ndërkohë që vitin e kaluar morri çmimin për arritje jetësore, të ndarë nga fondacioni “Gratë e Çikagos në arkitekturë”.
Robert A. M. Stern, anëtar i FAIA-s dhe themelues i një kompanie private të tij, në Brooklin të New Yorkut, fitoi çmimin për “Dizajn akademik dhe bursë”. Stern, është pranues i disa çmimeve prestigjioze gjatë punës së tij, duke përfshirë medaljen e vitit 2017 “AIA Topaz” dhe çmimin “Vincent Scully 2008” të Muzeut Kombëtar të Ndërtimit. Midis viteve 1998 dhe 2016, Stern shërbeu si dekan i Shkollës së Arkitekturës Yale dhe në vitin 2000 u emërua profesor i arkitekturës. Ai është gjithashtu autor i disa librave si “Parajsa e Planifikuar: Periferia e Kopshtit dhe Qytetit Modern” e “Pedagogjia dhe Vendi: 100 vjet arsimi në Arkitekturë në Yale”.
E Harry Hunderman dhe Deborah Slaton, drejtorë në Northbrook, firma Ill Wiss, së bashku morën çmimin për “Mbrojtjen e Mjedisit të Ndërtuar”. Dyshja ka punuar në projekte të shumta arkitektonike të rëndësishme, duke përfshirë Institutin Salk të dizajnuar nga Louis Kahn, Monumentin e Uashingtonit, Bibliotekën Publike të Nju Jorkut dhe veprat e arkitektëve si Louis Sullivan , Ludëig Mies van der Rohe, Eero Saarinen dhe Minoru Yamasaki.
Fituesit do të pranojnë zyrtarisht çmimet me 2 nëntor, në Klubin e Arteve në Çikago.
