Connect with us

Featured

Karrigia skeletike që mund ta merrni kudo me vete

Published

on

Lex quhet skeleti që vishet i cili shndërrohet në një karrige në çdo moment që ju ndjeheni të lodhur dhe dëshironi të pushoni.

Imagjinoni nëse në çdo rast kur ju keni ndjerë lodhje në këmbët tuaja të mund të  uleshit për pak çaste dhe të pushonit lehtësisht. Krijuesit e Lex janë duke punuar për të zhvilluar një skelet të tillë i cili është patjetër skeleti robotik më inovativ, i cili vishet dhe qëndron i palosur teksa ecën, por në momentin që dikush dëshiron të ulet mjafton të përkulesh pak dhe skeleti hapet. Karrigia skeletike e cila është e palosshme ngjason mjaft me Chairless Chair, një skelet i ngjashëm i cili u prezantua në mars të këtij viti.

Ndryshe nga ky model i prezantuar më parë, Lex është një skelet i cili mund të mbahet dhe përdoret gjatë gjithë ditës, dhe jo si Chairless Chair e cila përdorej nga punonjësit në fabrika për të pushuar pak çaste. Lex mund të përdoret kurdo dhe kudo, teksa pret autobuzin apo në punë, apo edhe në hapësira publike. Skeleti i bashkohet përdoruesit vetëm me një rrip në bel dhe dy si shirita të cilat përbëjnë këmbët e karriges. Lex është bërë nga alumini me cilësi të lartë dhe peshon pak më shumë se një kilogram ose rreth 2.2 lb. Kur përdoruesi është në lëvizje, ai  paloset dhe shndërrohet ngjashëm me një çantë shpine të rregullt, të hollë duke i dhënë në këtë mënyrë përdoruesit lirinë e plotë të lëvizjes.

Karrigia skeletike gjithashtu është e pajisur me një modul të transferimit të ngarkesës për mbajtësin çantës së shpinës, që në fakt është karrigia në formë skeleti, i cili përfshin një panel fleksibël që shtrihet lart në bazën e çantës dhe transferon deri në 50 për qind të peshës nga supet në pjesën qëndrore të trupit. Në momentin që përdoruesi dëshiron të pushojë, të dyja këmbët e skeletit shpalosen, pra të dyja këmbët e skeletit hapen për tu shndërruar në një karrige vetëm duke shtypur levat të cilat ndodhen në secilën prej tyre, dhe bëjnë të mundur lirimin e këmbëve nga trupi i palosur skeletik.

Megjithëse është një skelet me një strukturë në dukje mjaft të lehtë, Lex mund të mbajë deri në 120 kg dhe është projektuar për të shkuar më tej sesa thjesht të ofrojë një vend për të ulur kur ju ndjeheni të lodhur. Astride Bionix, firma e cila ndodhet pas Lex, thotë se shumë energji shkoi në përpjekje për ta bërë skeletin të ulë njerëzit në këndin e duhur. Ajo është projektuar për të mbështetur njerëzit në një kënd të trupit prej 120 gradë, i cili është synuar që të sigurojë një qëndrim të mirë dhe të rehatshëm për përdoruesin duke e mbajtur shtyllën kurrizore në pozicionin e saj të natyrshëm.

Krijuesit përfytyrojnë përdoruesit që shkojnë në punën e tyre të përditshme me Lexin të lidhur me ta, të gatshëm për tu përdorur në çdo moment që përdoruesi ndjen lodhje dhe dëshiron të pushojë. Një gjë e tillë mund të bëhet e mundur kur udhëtoni, në hapësira të mbyllura të punës ose në pritje për një tren apo autobus. E disponueshme në katër ngjyra, Lexi aktualisht është subjekt i një fushate fillestare, ku mendohet se pajisja skeletike e cila kryen funksionin e një karrigeje do të kushtojë 256 dollarë dhe gjithashtu flitet se ajo mund të jetë gati për tu shitur në treg në dhjetor të këtij viti nëse gjithçka shkon ashtu siç është planifikuar.

Shikoni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=RVgaRjhqFHs

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending