Aktuale
Rrëshqitja e dherave në rrugën Tiranë-Elbasan/ 3 milionë euro dalin nga xhepat e shqiptarëve

Rrëshqitja e dherave në rrugën Tiranë-Elbasan do të ketë një fond limit prej rreth 3 milionë eurosh.
Nuk kanë të mbaruar problemet në këtë aks, riparimi i të cilit do t’u kushtojë xhepave të shqiptarëve 3 milionë euro, gjë e cila mund të ishte shmangur më para.
Pavarësisht se projekti i rregullimit të rrugës do jepet me koncesion, shpenzimet do bëhen nga buxheti i shtetit, ndërkohë buxheti i shtetit buron nga xhepat e qytetarëve që janë taksapagues.
Në Shqipëri ndodh rëndom të prishet një rrugë e sapo rikonstruktuar pa mbushur vitin, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.
Këto para mund të përdoreshin fare mirë për ndërtimin e shkollave ose spitaleve, por kjo nuk ndodh në vendin tonë.
Punimet do zgjasin në total 4 muaj.
Segmenti i marrë në dorëzim nga qeveria shqiptare dhe paratë për tenderin do të jepen nga buxhetit i shtetit.
Gara e prokurimit që u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar është mbyllur pak ditë më parë dhe pas disa javësh do shpallet edhe kompania fituese e tenderit.
Parashikohet që rregullimi i rrugës të përfundojë në pranverë të vitit 2019.
Rruga u shemb në dhjetor të vitit 2017, duke bllokuar kalimin e mjeteve.
Për të evituar rrëshqitjet është planifikuar ndërtimi i një tuneli, aty ku u shembën dherat në fshatin Mamel.
Deri më sot ky aks është i kalueshëm vetëm me një korsi, duke krijuar vonesa dhe trafik për qytetarët.
Shpenzimet nuk përfundojnë me kaq. Pas një viti qeveria dha 35.1 milionë dollarë mbi vlerën e tenderuar, por as këto nuk mjaftojnë, duhen ende para. Deri tani është marrë 16 milionë dollarë kredi të dhëna nga institucione financiare ndërkombëtarë për përfundim e autostradës duke e çuar koston totale në rreth 400 milionë dollarë. Le të shpresojmë që kjo ndërhyrje të jetë e fundit në këtë aks rrugor.
