Arkitekturë
Arkitektura dhe Kritika: Nga njerëzit, për njerëzit?

Në një artikull të publikuar në Commonedge.org nga Duo Dickinson, flitet për blogun e arkitekturës së Kate Wagner, e cila së fundi kishte bërë bujë në rrjete sociale me një shkrim kritikues i cili ishte cilësuar si “një tekst që kishte kaluar kufijtë”, e i cili bënte fjalë për një shtëpi të madhe verore të Betsy DeVos, transmeton Ndërtimi.info
Në vijim mund të lexoni artikullin e plotë:
Kritika arkitektonike që nuk është vetëm për arkitektët
Në rast se nuk e kishit vënë re se bota po shkon nga letra në piksell, jeni duke e lexuar këtë artikull këtu. Gjithçka po ndryshon, duke përfshirë mënyrën se si ne flasim, mendojmë dhe shkruajmë për arkitekturën.
Një artikull i fundit më tregoi ndikimin se si mediat kanë ndryshuar ndjenjën e asaj se çfarë është në të vërtetë kritika arkitektonike dhe çfarë presim prej saj. Pak javë më parë, Kate Wagner, krijuesja e blogut të njohur “McMansion Hell” dhe kontribuese në Common Edge, shkroi një artikull për Vox.com për shtëpinë e re verore të Betsy DeVos në Park Township, Michigan. Më pas interneti shpërtheu.
Shkrimi i saj kishte aluzione të qarta për përçmimin jo vetëm për zbukurim të tepërt dhe të spikatur të shtëpisë së Betsy DeVos-it por edhe për të gjithë Administratën Trump. Në vend që thjesht të përçmonte funksionin estetik të “McMansionit” të një personi të pasur, artikulli i Wagnerit ishte tërbim kulturor i plotë që zbuloi energjinë e Lëvizjes “Rezist”, përceptimi i të cilëve ishte në akord me shumë pjesë jo-arkitekturore që bëjnë thirrje për rrëzimin e situatës kaotike të krijuar nga Trump.
Kjo është arsyeja pse unë e kisha Wagner-in në emisionin tim të radios, “Home Page” përpara shpërthimit të saj më të fundit në internet dhe e pyeta përse njerëzit e donin blogun e saj: “Unë mendoj se njerëzit e pëlqejnë blogun sepse është duke folur për arkitekturën në një mënyrë që nuk është patronizuese, që sinqerisht nuk është e zakonshme. Kjo mund të jetë pak si një “diss”, por jam duke iu referuar blogjeve të arkitekturës. Unë jam botuar rregullisht në ArchDaily; shkrova për Archinect dhe HOUZZ para kësaj, dhe çdo numër të revistave më të vogla. Përgjigja e menjëhershme dhe dashuria apo urrejtja masive e internetit është e shpejtë dhe intensive. Komentet janë të pandryshuara. Kjo është, besoni apo jo, një virtyt i pastër“, thoshte ajo.
Wagner tallet me vrazhdësinë në shtëpinë DeVos, por tregon edhe se si e tejmbushura mund të jetë edhe groteske, sepse zbulon pa ndershmërinë e ndërtuesit të saj. Reagimi shkoi përtej një kritike që zbulonte të vërtetën negative në lidhje me një ndërtesë – ishte një valë masive e pëlqimeve dhe komenteve mbi gjithçka që Wagner kishte thënë drejtuar jo vetëm estetikës së shtëpisë. Ishte kritikë arkitekturore që tejkalonte arkitekturën.
Ky përceptim i gjerë i ndërtesave shkon përtej estetikës, dhe kjo është ajo që shpërthen në internet. Por nuk është vetëm Wagner, ka një mori blogjesh dhe faqe të internetit që fokusohen në brutalizmin si shprehje arkitektonike e ideologjisë kulturore. Në këto vende arkitektura dëshmon një botëkuptim aq sa edhe estetika specifike e çdo ndërtese. Faqet e internetit të arkitekturës brutaliste, si #SOSBRUTALISM dhe “Fuck Yeah Brutalism” janë pozitive aq sa “McMansion Hell” është negativ. Këto blogje janë pothuajse nostalgjike në lidhje me shkëlqimin e ndërtesave brutaliste për të cilat shumica e njerëzve (jo arkitektët) besojnë se ishin pa fat.
Ndoshta kjo kritikë e re (e internetit) është vetëm një “adoleshencë e çuditshme”. Ndjenja e prezantimit të menjëhershëm, në kohë reale, gjatësisë së pakufizuar të tekstit, disponueshmërisë universale dhe korrigjimit të menjëhershëm të gabimeve, është një mënyrë fantastike për të komunikuar.
Humbja e bukurisë dhe kujdesit e gazetarisë arkitekturore të printuar do të jetë një humbje, një humbje që e ndjej thellë. Sigurisht, toni argëtues dhe bisedor i “McMansion Hell” nuk mund të jetë mënyra se si do të jenë të gjitha kritikat e ardhshme, por disa revista të shtypura të mbetura më në fund do të bëhen vetëm disa shënime të dashura, ndërsa formatet digjitale të gazetarisë arkitekturore do të ndryshojnë kritikat arkitektonike përtej asaj që shohim tani.
Ndoshta linja mes analizës dhe komentit është duke u përzier. Ndoshta kritika arkitektonike, si vetë gazetaria, po evoluon drejt dialogut dhe reagimit më shumë sesa në përpjekjet për analizën intelektuale.
