Arkitekturë
Këto janë arsyet pse egjiptianët ndërprenë ndërtimin e piramidave
Piramidat janë ndërtesa madhështore, funeral më i denjë për faraonët, të konsideruar si mishërim i perëndisë Horus.
Më të famshmet gjenden në pllajën e Gizës, dhe janë ndërtuar nga faraonët e fuqishëm të dinastisë së katërt, ndërmjet viteve 2600- 2500 P.E.S, gjatë periudhës së quajtur “Mbretëria e Vjetër”.
Pas shkëlqimit të kësaj të fundit, Egjipti përjetoi një periudhë të gjatë rënies dhe trazirave civile. Faraonët vazhduan të ndërtojnë piramida, por ato nuk arritën më kurrë madhësinë e atyre të vjetra, pasi e kuptuan se bëhej fjalë për një aktivitet shumë të shtrenjtë dhe që kërkonte shumë angazhim.
Vetëm shumë shekuj më vonë, nga viti 1600 P.E.S, filloi një fazë e re e shkëlqimit, të cilën egjiptologët e kanë quajtur “Mbretëria e Re”. Faraonët nuk qenë kurrë më të pasur dhe aq të fuqishëm. Ata mund të ishin në gjendje të ndërtonin piramida më të mëdha sesa ajo e Keopsit por nuk e bënë. Preferuan të gërmonin varre të mëdha nëntokësore, të dekoruara bukur e të mbushura me të gjitha llojet e thesareve që i dhanë jetë Luginës së Mbretërve.
Ky ndryshim në prirje, kishte të bënte edhe me teknikat e varrimit dhe është kryesisht i natyrës praktike, piramidat nuk qenë mjaftueshmërisht të sigurta, dhe madhështia e tyre tërhiqte vizitorë të padëshirueshëm, si grabitësit e varreve shkruan bota.al. Prandaj faraonët vendosin ta bëjnë më pak të dukshëm varrin e tyre, dhe të nxjerrin ndërkaq në pah kompleksitetin e sistemit të qasjes nëntokësore.
Piramidat qenë aq mbresëlënëse, por edhe delikate, të kushtueshme dhe të pasigurta. Blloqet e gurit që përdoreshin në raste të tilla prireshin të degradonin dhe rrëzoheshin për shkak të ndryshimeve të temperaturës, gurët kontraktoheshin dhe deformoheshin, duke krijuar të çara që fusnin rërë dhe shkaktonin gremisjen e pjesëve të strukturës.
Këto përbëjnë disa nga arsyet kryesore se pse nuk u ndërtua edhe më tutje në Egjipt./Ndertimi.info/