Aktuale
Ngec tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve në Prishtinë [dokument]
Komuna e Prishtinës ende nuk ka mundur t’iu jap fund procedurave të prokurimit për tenderit e mirëmbajtjes verore të rrugëve dhe trotuareve të qytetit.
Për tenderin që kap shumën e mbi 120 mijë eurove (119.882,99) që i është dhënë kompanisë “Toifor” Sh.P.K, po ka ankesa nga operatorët ekonomik, të cilët si palë e pakënaqur janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), shkruan Ndërtimi.info
Kompania “VE-MOR” Sh.P.K është ankuar në OShP se Komuna e Prishtinës si Autoritet Kontraktues nuk ka respektuar nenin 1 të Ligjit të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Në ankesën e drejtuar OShP-së po ashtu thuhet se komuna nuk respektoi as nenin 6, 7 paragrafi 1,2,4, nenin 56, 59 paragrafi 4, nenin 60, 18.5, neni 61, neni 4.4 si dhe nenin 52 paragrafi 3, përcjellë Ndërtimi.nfo
Nëse shohim në platformën Prokurimi i Hapur, kompania TOIFOR në vitin 2018 nga 4 tenderë ka marrë mbi 1 milion euro (1,293,282.49). 3 tender të mara nga Komuna e Prishtinës dhe një nga Komuna e Podujevës. Ndërsa, në 2017 ka marrë 6 tender me vlerë mbi 1 milion euro (1, 289,959.94). Të gjitha punët korrospondojmë me punë ndërtimi, saktësisht me rrugë.
Si çdo herë tjetër edhe tani zyra e informimit në Komunën e Prishtinës zgjedhi heshtjen karshi zvarritjes së këtij tenderi. Komuna e Prishtinës nuk iu është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga Media Ndërtimi.




