Connect with us

Arkitekturë

Arkitektët që ndryshuan botën, sipas TATA Steel

Published

on

Arkitektura është një fushë e madhe ku mendjet e ndritura arrijnë të krijojnë mrekulli dhe të ndryshojnë perspektivat.

Disa nga arkitektët madje janë përgjegjës për krijimin e kryeveprave, që kanë impakt emocional mbi njerëzit dhe mund të ndryshojnë mënyrën e perceptimit të qyteteve dhe vendeve.

Artistë apo jo, këta arkitekt largpamës ishin dhe kujtohen çdo herë nëpërmjet punës së tyre si mjeshtër të ridizajnimit të së ardhmes tonë. Kompania prestigjioze e punës me hekur “TATA Steel” ka përzgjedhur arkitektët që sipas tyre kanë ndikuar në ndryshim të botës.

Më poshtë mund të gjeni 12 ndërtues të mëdhenj që përmes inovacionit dhe përkushtimit të tyre ndryshuan botën.

  1. Oscar Ribeiro (15 dhjetor 1907)

Oscar Ribeiro de Almeida Niemeyer Soares Filho konsiderohet të jetë pionier i krijimit të mundësive të reja për përdorimin e betonit të përforcuar vetëm për arsye estetike. Ai hartoi rrokaqiellin e parë në botë të financuar nga shteti, për qeverinë braziliane, projekt ky që u finalizua në vitin 1943 e pas disa dekadash u vlerësua si shembulli i parë i modernizmit brazilian.

Ai ishte pjesë e ekipës ndërkombëtare që dizajnoi selinë e OKB-së në Nju Jork dhe plani i tij konceptual ishte burimi kryesor i frymëzimit për ndërtuesit. Anëtarësimi i tij në Partinë Komuniste braziliane i kufizoi shanset e tij për të punuar në Shtetet e Bashkuara. Ai krijoi ndërtesat kryesore të administratës në Brasilia, kryeqytetin e ri të vendit.

Ndërsa në Evropë, ai krijoi disa ndërtesa, duke përfshirë selinë e Partisë Komuniste Franceze dhe zyrën e Shtëpisë Botuese Mondadori pranë Milanos. Pas kthimit në vendin e tij të origjinës, Niemeyer vazhdoi të krijonte struktura mbresëlënëse rreth Brazilit, si: Muzeu i Artit Bashkëkohor Niterói, Katedralja Militare Igreja e N. S. da Paz, Dosja e Memorialit Povos Indigenas dhe shumë të tjerë.

Museu-de-Arte-Contemporanea-de-Niteroi-1

Museu-de-Arte-Contemporanea-de-Niteroi-2

Museu-Oscar-Niemeyer-1

Museu-Oscar-Niemeyer-2

  1. Antoni Placid Guillem Gaudi (25 qershor 1852 – 10 qershor 1926)

 

Antoni Plàcid Guillem Gaudí i Cornet ishte një arkitekt katalanas, i cili edhe pse punonte gjatë periudhës së Art Nouveau, në veprat e tij mund të vërehen edhe disa ndikime të tjera. Ai u bë i famshëm për dizajnin  unik të projekteve që shkonin përtej kufizimeve të modernizmit. Qyteti  që e bëri të njohur ishte Barcelona, por veprat e tij të hershme përfshijnë edhe disa projekte tjera rreth Spanjës.

Si një katolik i devotshëm, ai krijoi një strukturë që do të bëhej më pas një nga kishat më të popullarizuara në botë – Sagrada Familia. Ai e dizajonii atë që të ketë 18 kulla – 12 për 12 apostujt, 4 për 4 ungjillëzuesit, një për Marinë dhe një për Jezusin. Puna në Sagrada Familia filloi në 1882 dhe pritet të përfundojë në vitin 2026.

Kryevepra e Gaudit është një kombinim i tre stileve – stilit gotik spanjoll, barok dhe Art Nouveau. Plani i ndërtesës është me të vërtetë unik, i karakterizuar nga një kompleksitet i jashtëzakonshëm . E gjithë struktura është 90 metra e gjatë, 60 metra e gjerë.

Parku Güel është një nga veprat e tij dhe një tjetër pikë referimi në Barcelonë. Konsiderohet si një kopsht komunal dhe hyrja është falas. Parku përmban një tarracë dhe një stol të gjatë në formën e një gjarpri të detit. Vepra të tjera të shkëlqyera të Gaudit përfshijnë Casa Cavalet, Casa Vicens, Casa Batlló dhe Casa Millà.

Barcelona April 2004

La-Sagrada-Familia-2

2.Casa Millà

2. Casa Batlló

  1. Louis Sullivan (3 shtator 1856 – 14 prill 1924)

Louis Henri Sullivan është padyshim babai i arkitekturës moderne. Stili i tij i veçantë karakterizohet nga thjeshtësimi i formës, ndërsa hollësitë dekorative jepen nga struktura dhe tema e ndërtesës. Sullivan konsiderohet krijuesi i rrokaqiejve modern, për shkak të pjesëmarrjes së ndërtimit në Çikago që pasoi Zjarrin e Madh të vitit 1871.

Louis Sullivan ishte një nga arkitektët e parë që në kohën e tij  përqafoi teknikën e ndërtimit të kolonës së kornizës, e cila lejoi që në  ndërtesa më të larta të ndriteshin dritare më të mëdha.

Ndërtesa e Auditoriumit është një nga dizajnet e tij më të njohura dhe fillimisht ishte shtëpia e Chicago Civic Opera dhe Chicago Symphony Orchestra. Sot ajo është një pikë historike e kombëtare referimi. Veprat e tij individuale përfshijnë Qendrën Sullivan (e njohur më parë si Carson, Pirie, Scott dhe Company Building) në Çikago, ndërtesën Bayard-Condict në Neë York City dhe Dyqanin Muzikor Krause në Çikago. Të gjitha strukturat e tij personale u pasuruan me detaje Art Nouveau. Nëpërmjet Louis Sullivan, stili i artit të ri u shfaq fillimisht në Belgjikë duke kaluar jo vetëm kufijtë, por edhe oqeanet.

3.The Prudential Building

3.Krause Music Store

3.Bayard-Condict Building

  1. Frank Gehry  (28 shkurt 1929)

I nderuar me çmimin “arkitekti më i mirë i kohës sonë”, nga Vanity Fair, Frank Gehry ka një bagazh të mrekullueshëm projektesh të clat thuhet të jenë thuhet të jenë kryeveprat e arkitekturës bashkëkohore. Ndërtesat  e Gehrit (duke përfshirë banesën e tij private) janë atraksionet më të vecanta turistike në botë. Ai ishte i vetmi arkitekt i madh i kohës sonë, i cili u bë i famshëm nëpërmjet banesës së tij private në Santa Monica, California.

Frank Gehry është padyshim një prijës i  Dekonstruktivizmit. Ky stil, i nojhur edhe në arkitekturë si DeCon, është një zhvillim i arkitekturës postmoderne i  karakterizuar nga ide të fragmentimit duke manipuluar  në sipërfaqe.

Gehri ka projektuar dhjetëra ndërtesa në të gjithë botën dhe aktualisht 23 projekte janë në ndërtim esipër. Disa nga veprat e tij më të spikatura përfshijnë: Sallën e Koncerteve Ëalt Disney në Los Anxhelos, Muzeun Guggenheim në Bilbao, Der Neue Zollhof në Düsseldorf dhe Hotel Vineyard Marqués de Riscal në Elciego.

The-Guggenheim-Museum-Bilbao-1

4.Der Neue Zollhof

4.Marqués de Riscal Vineyard Hotel

  1. Ieoh Ming Pei (26 prill 1917)

Pei kishte lindur në Kinë dhe në moshën 17 vjeç u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar arkitekturën.

76 vjet më vonë, ai meriton të quhet një nga mjeshtërit më të mëdhenj të arkitekturës moderne. Ai është i njohur për format e tij të mëdha abstrakte gjeometrike dhe për përfshirjen e stilit tradicional kinez në punën e tij.

 

Pei filloi karrierën e tij në vitin 1950 me projektimin e një ndërtese të rregullt të korporatës në Atlanta, të Gjeorgjisë. Pas themelimit të kompanisë së tij, më 1955 u përqendrova në projekte urbanistike si Kullat e Gjirit të Kipsit në Manhatan. Projektet e tij përfshinin ndërtesa të reja për disa universitete amerikane, terminale të aeroportit, biblioteka publike dhe madje edhe sallat e qytetit. Ai shpejt filloi të projektojë ndërtesa në të gjithë botën për qeveritë, bankat ndërkombëtare dhe institucionet prestigjioze kulturore.

Veprat më të njohura Pei janë: Biblioteka për presidencën e  John F. Kennedy, Muzeu në Boston, Galeria Kombëtare e Artit në Uashington DC, Le Grand Louvre (Piramida) në Paris, dhe Muzeu i arteve islame në Doha.

5,Le Grand Louvre

5.The Bank of China Tower

Museum of Islamic Art

  1. Alvar Aalto (3 shkurt 1898 – 11 maj 1976)

 

Jo më pak se katër stile arkitekturore reflektohen në punën e tij që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve, prandaj në kohën tonë Aalto mbetet një nga arkitektët më të gjithanshëm të botës.

Në vitin 1920, Aalto ishte i aftë edhe për stilin nordik klasik. Dy nga projektet e tij më të mëdha janë Salla e Finlandës në Helsink dhe Teatri në Essen, i përfunduar pas vdekjes së tij.

 

6.University of Technology

6. Finlandia Hall

6.Aalto-Theater

 

  1. Le Corbusier (6 tetor 1887 – 27 gusht 1965)

Charles-Édouard Janneret, i njohur me pseudonimin Le Corbusier, nuk ishte vetëm arkitekt dhe një pionier i stilit ndërkombëtar, por edhe një projektuesi, urbanist, shkrimtar dhe piktor. Ai ishte një nga të parët  që në fushën e tij shqetësohej nga cilësia e jetës në qytetet e mëdha dhe të mbushura me njerëz.

Le Corbusier filloi karrierën e tij pesëdekadashe me dizajnimin e vilave nëpërmjet përdorimit të teknikave moderne. Ai krijoi ‘Villa Savoye’ pranë Parisit, një ndërtim që thuhet se është një moment historik për arkitekturën moderne.

Le Corbusier mendonte se ndërtesat e tij do të ndihmonin për të pasur në të ardhmen qytete më të pastra dhe më të ndritshme.

Ndërtesat kryesore të Le Corbusier-së të përfshijnë Muzeun Kombëtar të Artit Perëndimor në Tokio, Chapelle Notre Dame du Haut në Ronchamp dhe Le Corbusier Qendra në Zürich.

7.The Centre Le Corbusier

Unite-d-Habitation-1

7.Chapelle Notre Dame du Haut

  1. Santiago Calatrava (28 korrik 1951)

Calatrava ka lindur në Valencia dhe është një nga arkitektët, skulptorët dhe inxhinierët më të mëdhenj strukturorë që keni parë në shekullin e fundit. Njohja e hershme e mbarë botës e çoi atë në hapjen e zyrave në Valencia, Zürich, Paris dhe Neë York City.

Calatrava ka më pak se dy dekada në dizajnimin e ndërtesave mahnitëse, por ka një bagazh mbresëlënës që do të mbetet një thesar i së tashmes. Ai aktualisht është duke projektuar stacionin e ardhshëm në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe po planifikon projekte të tjera të shumta.

8.Puente del Alamillo

8.Ciutat de les Arts i les Ciències

turning-torso-1

 

  1. Walter Burley Griffin (24 nëntor 1876 – 11 shkurt 1937)

Walter Burley Griffin është një arkitekt amerikan që ka projektuar Canberrën, kryeqytetin e Australisë. Në vitin 1911 qeveria australiane mbajti një konkurs ndërkombëtar për të ndërtuar kryeqytetin e ri të vendit, në të cilin ai u zgjodh fitues.

Griffin u përball me përparimin e ngadalshëm të punës për shkak të Luftës së Parë Botërore.

Veprat e tij kryesore përfshijnë ndërtimin e Neëman College në Universitetin e Melburnit, Palais de Danse në Shën Kilda (më vonë shkatërrua nga një zjarr) dhe Castlecrag, në periferinë e Sidneit.

9.Canberra city plan

8.Capitol Theatre

.Newman College

  1. Norman Foster (1 qershor 1935)

Foster është ndërtuesi më i madh britanik i ndërtesave të rëndësishme të zyrave. Pasi kreu masterin në në Shkollën e Arkitekturës Yale, Foster krijoi kompaninë e tij – Foster dhe Partners.

Nëpërmjet punës së tij, Foster arriti të transmetojë në arkitekturë, efektin e globalizimit në qytetet kryesore të botës.

Gjatë karrierës së tij ai u shpërblye me më shumë se  190 çmime dhe fitoi 50 gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka dhjetra vepra të mëdha të nënshkruara nga Norman, duke përfshirë Urën e Mijëvjeçarit në Londër, kullën Hearst në Neë York City, stadiumin Ëembley në Londër dhe Torre Caja në Madrid.

30-St-Mary-Axe-The-Gherkin-1

30-St-Mary-Axe-The-Gherkin-2

Hearst-Tower-NYC-1

Torre-Caja-Madrid-1

  1. Zaha Hadid ( 31 tetor 1950)

Zaha Hadid ka lindur në Irak dhe ishte gruaja e parë që fitoi Çmimin e Arkitekturës Pritzker (i vlerësuar si Çmimi Nobel në arkitekturë). Ajo përfundoi studimet në Londër, ku filloi të punojë në kompaninë e arkitekturës tek ish-mësueset e saj. Në vitin 1980, ajo hapi kompaninë e saj në Londër – Zaha Hadid Architects.

Forbes e renditi Hadidin në mesin e  69 femrave më me ndikim në botë në vitin 2008, ndërsa Neë Statesman e renditi atë si figurën e 42-të më me ndikim në planet në vitin 2010.

Puna e saj është në përgjithësi është  e guximshme, jokonvencionale dhe artistike. Strukturat e saj karakterizohen shpesh nga një qasje dekonstruviste. Maxxi – Muzeu Kombëtar i Arteve të shekullit të 21 është konsideruar të jetë puna e saj më e mirë, por projektet e mëvonshme janë shumë të vlerësuara gjithashtu, ndër to edhe : Ura Pavilion në Zaragoza, Bergisel Ski Jump në Insbruk, Phaeno Science Center dhe Opera House në Guangzhou.

11.MAXXI

11.Bridge Pavilion

11.Phaeno Science Center

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending