Featured
Kjo është e vërteta pas fotografisë së urës që bëri bujë në rrjetet sociale

Një fotografi e cila kishte pushtuar internetin kohë më parë, tregon këmbëzën e një ure në autostradën Coruna në Spanjë, e cila nga shumë njerëz është cilësuar si “dështim inxhinierik”, dhe ashtu duket.
“Këmba” e cila supozohet të jetë në mes të rrugës, në fotografi shihet duke anuar në anën e djathtë, e për këtë, plot komentues e kishin parë si mjaft të rrezikshme.
Më të parë një fotografi të tillë të postuar në rrjetin social Twitter nga një përdorues, “Ministria de Fomento” apo Ministria e Promovimit në Spanjë, e kishte arsyetuar këtë veprim të inxhinierëve duke thënë se ajo ishte bërë qëllimisht.
Në një përgjigjje drejtuar personit që kishte postuar fotografinë e urës, Ministria e Promovimit shkruan:
“Qasja e autostradës AC-14 në A Coruna është ndërtuar me pritje të një zgjerimi me një korsi të tretë. Për këtë arsye, harkat e shtyllave janë ngritur në atë mënyrë që do të lejonte akomodimin e trarëve të ardhshëm të korsive të shtuara. Në këtë mënyrë zvogëlohen shpenzimet dhe kompleksiteti i punimeve të shtimit të korsive.”
Edhe pse në internet vazhdojnë të qarkullojnë fotografi të ndryshme të cilat mund të vejnë në dyshim nëse kjo fotografi është apo jo e vërtetë, kjo përgjigje nga llogaria zyrtare e Ministrisë së Promovimit, lë të kuptohet që një e tillë, ka ndodhur me të vërtetë.
