Aktuale
Liburn Aliu u kundërpërgjigjet akuzave të PDK-së
Tashmë ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës Liburn Aliu, u është kundërpërgjigjur akuzave të PDK-së se Komuna e Prishtinës ka qenë selektive në dhënien e lejeve ndërtimore.
Ai ka dhënë përgjigje në lidhje me disa prej lokacioneve që ka shënjuar PDK-ja, sikur ka qenë një lokacion afër parkingut pas Pallatit të Rinisë.
“Disa nga PDK, në konferencë për media sot paskan kërkuar që Komuna e Prishtinës ti japë leje njeriut të saj Ruzhdi Kadriut në lokacionin prapa pallatit të rinisë duke e ditë që mespërmes parcelës së tij shtrihet prona Komunale”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se forma që është akuzuar ai se nuk ka dhënë leje, është duke cënuar pronat komunale, gjë që ka ndodhur në të shkuarën.
“Dhënia e lejeve ndërtimore duke cenuar pronat komunale ka qene praktikë në të shkuarën por është ndaluar nën qeverisjen e Shpendit”, ka shtuar ai.
Më tej Liburn Aliu, tash deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se “edhe PDK e edhe kushdo tjetër duhet ta kuptojë që në Prishtinë e kaluara nuk kthehet”.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!