Arkitekturë
Vdiq arkitekti që përdori për herë të parë kompjuterin për imazhe dixhitale

Arkitekti skocez Alan Davidson, i pari që përdori kompjuterin për krijimin e imazheve realiste dixhitale të ndërtesave, ka vdekur në moshën 58 vjeçare.
Davidson ishte vizuelizues i studios së famshme Hayes Davidson, me bazë në Londër, e cila u themelua në vitin 1989, e njohur si kompania e parë që merrej me prodhimin e imazheve kompjuterike të gjeneruara për industrinë e arkitekturës.
Ai krijojë të ashtuquajturat ‘imazhe të verifikuara’ të cilat projektoheshin dhe verifikoheshin nga studio e vizuelizimit, duke ‘jetësuar’ në versionin kompjuterik, mënyren se si mendonte të dukeshin projektet e tij, metodë kjo që më pas gjeti përdorim të gjerë në fushën e arkitekturës.
Davidson studioi arkitekturën në Edinburg dhe u zhvendos në Londër në vitin 1986, ku punoi për Richard Rogers Partnership (tani e njohur si Rogers Stirk Harbor + Partners) para se të krijonte firmën e tij të vizualizimit në fushën e modelimit kompjuterik, që në atë kohë përdorej vetëm nga industritë e reklamave dhe filmave.
Davidson ka punuar për praktikën e Richard Rogers dhe vizitoi shumë nga projektet e studios duke përfshirë edhe Dome Millenium.
Duke përdorur kompjuterët Apple Macintosh dhe ‘pakon e re’ të manipulimit të imazheve të quajtur Photoshop, Hayes Davidson realizoi projektet e tij edhe më profesionalisht, madje edhe për ish-punëdhënësin e tij, Richard Rogers Partnership.
Imazhet arkitektonike kohën e Davidson-it prodhoheshin manualisht nga artistë individualë që punonin në stilolaps dhe ngjyrë ose bojë prandaj metoda e përdorur në atë kohë nga ai, bëri revolucion.
