Featured
Pse u ndërtua Muri Kinez dhe dhjetë gjërat që duhet ditur
Midis viteve 300 dhe 450 pas, një grup misterioz luftëtarësh të stepave, të njohur si Xiongnu terrorizuan Kinën. Pushtimet e përsëritura të këtyre barbarëve nxitën ndërtimin e fortifikimeve që më vonë do të bëheshin Muri i Madh. Edhe sot e kësaj dite, identiteti i Xiongnuve mbetet një mister.
Teoria mbizotëruese thotë se ata ishin Mongolë siberianë. Të tjerë besojnë se ata ishin ose turkë, ose tokarianë, ose vinin nga Uralet, ose ndonjë përzierje e të gjitha këtyre.
Një teori thotë se emrat “Xiongnu” dhe “Hun” kanë të njëjtën origjinë. në vitin 129 pes, shpërtheu lufta midis Xiongnu dhe Perandorisë Han. Përfundimisht, Han fitoi, duke destabilizuar mbretërinë e fqinjëve të tyre veriorë. Xiongnu u përball me luftë civile, mes viteve 60 dhe 53 para erws sonw.
Në vitin 89, pas Betejës së IKH Bajan, Xiongnu jugore u bë pjesë e Perandorisë Han, ndërsa Xiongnu veriorë u dëbuan nga Mongolia. Disa besojnë se ata vazhduan në perëndim, ku u bënë hunët.
1 – Për ndërtimin e murit u deshën më shumë se 1,800 vjet
Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.
2 – Struktura nuk është një mur i vetëm, por një koleksion muresh
Ekziston një keqkuptim i përhapur se Muri i Madh kinez është një strukturë e përbërë nga një mur i vetëm. Por në fakt, Ka më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze
3 – Një përbërës i çuditshëm mund të gjendet te muri
Muri është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.
4 – Ndërtimi i Murit ishte një dënim për të burgosurit kinezë
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.
5 – Familjarët dërgoheshin në Murin e Madh për të nderuar të vdekurit
Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.
6 – Një poemë e lashtë parashikoi ndërtimin e Murit të Madh
Shijing, një koleksion poemash të lashta kineze e shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez në një hyrje ku shpjegonte përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.
7 – Muri nuk ishte aq i madh sa për të mbajtur larg forcat pushtuese
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ndërtimin e Murit të Madh kinez për t’u mbrojtur nga armiqtë, shumë prej tyre arritën ta kalojnë barrierën. Pushtimi mançurian duke kaluar përmes Murit rezultoi me rënien e dinastisë Ming.
8 – Kina ka tërhequr shumë turistë nëpërmjet Murit të Madh
Muri i Madh kinez ka shërbyer si pikë referimi për shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Kinën. Sidomos në shekullin e 20, numri i turistëve që e kanë vizituar atë është rritur ndjeshëm. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Europës dhe Azisë, udhëtarët dhe tregtarët që kalonin për ta vizituar ishin të shumtë.
9 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur
Sot, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është 13,171 milje. Kjo vazhdon të mbetet impresive edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.
10 – Pjesë të Murit të Madh janë ricikluar për të ndërtuar shtëpi për njerëzit
Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relike e vjetër materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Dhe shumë tulla janë marrë prej tij për të bërë shtëpi.