Featured
Ne Tanzani pritet ndërtimi i fabrikave nëntokësorë për kultivimin e farërave

Një depozitë e farërave nëntokësore pritet të ndërtohet në shpatet e malit Kilimanxharo në Tanzani.
Keshtu bënë të ditur diplomati mbretëror, i Akademisë Mbretërore të Danimarkës, Sean Cassidy, për të siguruar që kulturat ushqimore të mund të rriten edhe në rast të ndonjë apokalipsi apo fatkeqësie.
Projekti i Cassidyt, Peisazhet Prodhuese, propozon ndërtimin e kasolles së parë të farës në jug të Ekuatorit, si pjesë e një instituti kërkimor bujqësor të vendosur në një tokë bujqësore pjellore skaj pjesës perëndimore të malit, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Ai zhvilloi konceptin duke studiuar për master në kursin e Arkitekturës dhe Mjedisit në KADK, në shkollën e arkitekturës dhe dizajnit të universitetit prestigjioz të Kopenhagës.
Më shumë se gjysma e popullsisë së Tanzanisë është e punësuar në sektorin bujqësor, zbuloi Cassidy në hulumtimin e tij, që do të thotë se ekonomia e vendit është e ndjeshme ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike.
Dizajnuesi mendon se arkitektura mund të luajë një rol kyç në ruajtjen e industrisë, duke krijuar një arkiv të kulturave të farave që mund të tërhiqen në rast fatkeqësie natyrore ose të fatkeqësive të krijuara nga vet njeriu.
Vizioni i tij përfshin një strukturë kërkimi dhe mësimdhënie të vendosur mbi arkivin nëntokësor, i cili do të përdoret për të zhvilluar teknikat bujqësore.
