Aktuale
Po hiqen 10 mijë diga, që t’iu kthehet jeta lumenjve

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, lumenjtë në Evropë janë në gjendje shumë të keqe.
Vetëm rreth 40 përqind e ujërave janë në gjendje më të mirë, e këto janë kryesisht të kufizuara në ujëra të deteve, të cilat përgjatë rrjedhës në lumenj dhe gropëza të panumërta, shkojnë duke u përkeqësuar.
Një studim i ri, i botuar së fundmi, bën thirrje për heqjen e dhjetëra mijëra digave të tepërta dhe pengesave të tjera, për të ndihmuar në rivendosjen e lumenjve dhe liqeneve – në rritjen e numrit të kafshëve të egra e me heqjen e digave, edhe përmirësimin e jetës së komuniteteve.
Nisma e re e quajtur ‘Dam Removal Europe’ synon të fillojë një epokë të re të heqjes së digave.
Largimi i digave
Një zgjidhje e mundshme për të ardhmen e lumenjve evropianë thekson se dendësia e digave në Evropë është shumë më e lartë se sa ishte. Më parë, llogariteshin vetëm digat më të larta se 10 metra, por ato përfaqësojnë më pak se 3 përqind të të gjitha barrierave të lumenjve.
“Lumenjtë janë litar shpëtimi i natyrës, dhe prishja e tyre vjen me një çmim të lartë. Digat kanë luajtur një rol kritik në zhvillimin e Evropës por ato gjithashtu kanë kontribuar në vdekjen e ngadaltë të lumenjve tanë dhe në rënien katastrofike të specieve të ujërave të ëmbla”, është shprehur Stuart Orr.
Ai ka deklaruar se dhjetëra mijëra diga të vogla dhe barriera që nuk janë më në përdorim, janë ende të pranishme nga bllokimi i migracionit të peshqve, ndalimi i rrjedhës së sedimenteve ushqyese dhe zvogëlimi i vlerës së lumenjve tek njerëzit dhe natyra.
Vlerësohet se vetëm në Francë, Spanjë, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar, ka deri në 30,000 diga kryesisht të vogla të cilat tani janë të vjetruara.
Nuk ka një studim gjithëpërfshirës për numrin e përgjithshëm të digave të vjetruara në Evropë, por shifra reale është ndoshta shumë herë më e lartë.
Ndërsa këto barriera nuk ofrojnë përfitime për komunitetet, ato ende pengojnë rrjedhjen e lumenjve, duke kontribuar në zhdukjen e specieve të ujërave të ëmbla, veçanërisht peshqve migratorë. Natyrisht, kjo ndikon edhe tek zogjtë që ushqehen me peshq, si dhe shumë kafshë të tjera.
Raporti bën thirrje që qeveritë në të gjithë Evropën të fillojnë t’i heqin këto diga të tepërta dhe të ofrojnë mundësi të reja ekonomike për ekonomitë lokale.
“Natyra mund të rimëkëmbet shumë shpejt kur i jepet mundësia: largimi i digave në Evropë ka rezultuar që peshku të kthehet menjëherë në lumenj për herë të parë ndër dekada dhe speciet ekzistuese të shumëfishohen shpejt”, ka thwnw njw nga autorët e raportit, anëtar i fondacionit World Migration Fish, Pao Fernandéz.
Raporti liston një sërë rastesh studimi që ilustrojnë ndikimin e shpejtë të largimit të digave. Në Holandë, pas heqjes e disa digave në vitin 2015, numri i specieve të peshkut u rrit me një mesatare prej 30 për qind dhe numri i kafshëve individuale u rrit me 148 për qind. Në Danimarkë heqja e një dige në lumin Gudenå, gjithashtu pati një përmirësim të dukshëm, ndërkohë, heqja e digës Maisons-Rouges në Francë në vitin 1999 ka rezultuar në një rritje spektakolare të numrit të peshqve e gjallesave të tjera ujore.
Reduktimi i numrit të digave ka filluar të marrë ritëm të madh në Evropë kohëve të fundit dhe synimet ambicioze të ‘Water Framework Directive’ po luajnë një rol mjaft të rëndësishëm.
Heqja e digave është dukshëm më e lirë sesa mbajtja e digave të vjetruara. Lirimi i lumenjve ofron avantazhe shtesë nga pastrimi i ujit natyrshëm, rritja e turizmit, mbrojtja natyrore e lumenjve dhe gjallërimi i natyrës.
