Featured
Komuna e Prishtinës transformon oborrin brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare
Komuna e Prishtinës ka transformuar oborrin brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Kjo hapësirë brenda QKMF-së, dikur ishte e pashfrytëzuar e si jo më keq, por nga sot ajo merr krejtësisht pamje tjetër.
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës erdhi me ide, ajo bëri kërkesë që kjo hapësirë të kthehet në hapësirë pritëse të gjelbëruar.
Pas kësaj kërkese në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë në bashkëpunim me zyrën për regjenerim urban dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike kanë bërë transformimin e oborrit të QKMF-së, këtë e ka bërë të ditur i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postim në Facebook.
“Ky oborr brenda Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare (QKMF) ka qenë i pashfrytëzuar dhe me pamje të keqe. Me kërkesë të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me zyren për regjenerim urban dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike është kthyer në hapësire pritëse (pushuese) të gjelbëruar. Falemnderit të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti.