Aktuale
Çdo procedurë kontestuese merr fund, Memoriali i Berishëve po ndërtohet
Kanë përfunduar procedurat e prokurimit për tenderit e ndërtimit të Kompleksit Memoriale të familjes Berisha në Suharekë. Tashmë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka aprovuar edhe dhënien e tenderit.
Menjëherë pas kësaj kanë nisur punimet për ndërtimin e Obeliskut për 50 trupat e familjes Berisha që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë.
Në vënien e gurthemelit ishin familjarët të shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKK) Bislim Zogaj.
Atje u deklarua nga i pari i komunës së punimet do të kryhen sipas dinamikës dhe se vendit do t’i kujtohet e kaluara e sakrificës së familjes Berisha.
Punët për ndërtimin e memorialit do t’i kryej kompania fituese e tenderit “Euro Partners” Sh.P.K, e cila kishte ofruar çmimin më të ulët nga 12 kompani sa kishin ofertuar për këtë tender.
Ndërtimi i Kompleksit të Berishëve do të kushtojë 177 mijë e 132 euro.
Kurse, projekti i cili do të jetësohet në këtë kompleks është ai i arkitektit Shpëtim Berisha, I cili kohë më parë për Ndërtimi.info kishte treguar në detaje se si do të duket të duket vendi ku pushojnë 50 trupat e familjes Berisha.
Arkitekti Shpëtim Berisha në një reportazh të Media Ndërtimi ka treguar se si do të jetë në tërësi projekti dhe se cilat pjesë do të përfshihen.
Më poshtë sjellim videon:






