Aktuale
Zbulohet materiali që do ndërtojë banesat në Hënë

Zyrtarë të Agjencisë Evropiane të Hapësirës kanë zbuluar materiale në formë pluhuri, të cilat mund të ndërtojnë habitate njerëzore në hënë.
Ata mësohet të jenë shprehur se materialet në përbërje tulle të gjetura në këtë planet, janë një pikënisje drejt ndërtimit të banesave të përhershme, duke i dhënë në këtë mënyrë fund përpjekjeve të eksploruesve për marrjen e furnizimeve nga Toka. Tullat në Hënë do të jenë të krijuara nga pluhuri, thotë Aidan Cowley, këshillues shkencor i ESA, i cili është marrë vite me rradhë me përbërjen e Hënës. Ai gjithashtu u shpreh se mund të krijohen blloqe të qëndrueshme përmes këtij materiali, për të ndërtuar rrugë dhe habitate të ndryshme që mbrojnë astronautët nga mjedisi i ashpër në Hënë. Sipërfaqja e Hënës është e mbuluar në pluhur të hollë dhe të ashpër gri. Kjo përbërje toke e pluhurosur mund të gjendet gjithandej, një burim indigjen që mund të bëhet material ideal për tulla, thotë ESA, dhe ka kryer tashmë eksperimente për ta shtypur, djegur dhe ngjeshur atë.
Ata gjithashtu shprehen se tullat janë përafërsisht të ngjashme me ato të përdorura në Tokë. Përbërja e tokës në Hënë është një material thelbësor i bërë nga silikate, një përbërje e gjetur zakonisht në trupat planetarë vullkanikë. Toka dhe Hëna ndajnë një histori të përbashkët gjeologjike, dhe nuk është aspak e vështirë për të gjetur materiale të ngjashme me ato të gjetura në Hënë, në mbetjet e rrjedhjeve së lavës, ka shpjeguar më gjerë Aidan. Rreth 45 milionë vjet më parë, disa shpërthime ndodhën në një rajon rreth Këlnit, në Gjermani. Hulumtimet nga Qendra Astronaut pranë Evropës (EAC) zbuluan se pluhuri vullkanik në zonë konsiston me atë me të cilin është i përbërë pluhuri hënor. Zëvendësuesi i pluhurit hënor “i bërë në Evropë” tashmë ka një emër: EAC-1. “Një nga gjërat e mëdha në lidhje me tokën hënore është se 40% e saj përbëhet nga oksigjeni”, shton Aidan.
Një projekt i AAC-së studion se si ta ndajë oksigjenin në të dhe ta përdorë për të ndihmuar që astronautët të zgjasin qëndrimin e tyre në Hënë. Erin Tranfield, një anëtar i skuadrës aktuale për studimin e pluhurit hënor të ESA, insiston që ne ende duhet të kuptojmë plotësisht natyrën e saj elektrostatike. Shkencëtarët ende nuk e njohin ngarkesën e saj kimike, as pasojat për qëllime ndërtimi. “Ne kemi nevojë për mostra të pastra nga sipërfaqja e ekspozuar ndaj mjedisit të rrezatimit”, thotë Erin. Për këtë biologia, i cili ëndërron të jetë gruaja e parë në Hënë, shprehet se do të mjaftonin vetëm disa gramë të pluhurit hënor. Ngritja e një fshati të përhershëm në Hënë është hapi i parë drejt eksplorimit të Marsit, kanë qënë këto planet e hershme të Agjencisë Evropiane të Hapësirës për të mbërritur dhe kolonizuar Planetin e Kuq.
Në një mbledhje vjetore prej 4,000 ekspertësh të hapësirës globale në Adelaide, ESA tha se Hëna ishte ‘vendi i duhur për të qëndruar, ndërsa njerëzit zgjerojnë aktivitetet ekonomike përtej orbitës së ulët të Tokës, madje edhe kur Marsi mbeti ‘destinacioni i fundit’. “Ne kemi jetuar në orbitën e ulët të Tokës për 17 vitet e fundit në bordin e një stacioni hapësinor dhe ne jemi rrugës drejt udhëtimit tonë në Mars për misionin e parë njerëzor,” tha Piero Messina i ESA në AFP në kongres.”përveç këtyre ne besojmë se ka një mundësi për të krijuar një prani të qëndrueshme në sipërfaqen e Hënës”.
