Aktuale
Rrjeta nanofibrike që siguron ujë nga ajri

Një rrjetë nanofibrike mund të ndihmojë vendet që përballen me thatësira të përftojnë ujë të pijshëm nga ajri.
Rrjeta e lehtë e fuqizuar nga beteria, e cila përthith ujë të freskët, mund të sigurojë deri në 10 gallonë për orë nga ajri madje edhe në zona të thata sipas krijuesve të saj. Projekti i Universitetit Akron përdor polimeret e fijeve elektrike për ‘nxjerrjen’ dhe përftimin e ujit nga ajri. Këto fibra polimere të përmasave shumë të vogla ofrojnë një raport tepër të lartë të sipërfaqes zonë-volum, shumë më të madhe se ajo e mundësuar nga strukturat tipike dhe membranat e përdorura në distiluesit e ujit. Mënyra normale dhe më e thjeshtë për të përthithur ujë nga ajri është duke përdorur rrjetat e mjergullave të përbëra nga një fletë rrjetë polietileni e vendosur në mes të dy poleve.
Kalimi i avujve të ujit kondensohet në fibra të vegjël dhe rrjedh poshtë në shishet e grumbullimit të ndodhura poshtë tyre, edhe pse duhet përmendur që prodhimi është shumë i kufizuar në shumicën e situatave. Shing-Chung Josh Wong nga Universiteti Akron në Ohajo, SHBA dhe ekipi i tij krijuan një material të ri që ata besojnë se do të jetë një përmirësim i madh dhe një risi në proçesin e mbledhjes së ujit të pijshëm nga ajri. Në sistemin e tij, fibrat në shkallë relativisht të vogla ose ndryshe të quajtur me përmasat nano, janë të lidhura rreth fragmenteve të grafit të zgjeruar për të dhënë një zonë me sipërfaqe të madhe për pikëzat që kondensohen në të, ndërsa grafiti nxit ujin të dalë nga materiali kur ai është shtrydhur ose nxehur.
Wong thotë se rrjetat e bëra me këto nanofibresa mund të japin deri në 180 litra ujë për metër katror çdo ditë. Në krahasim, një sistem komercial aktualisht në përdorim në Marok prodhon vetëm rreth 30 litra për metër katror në ditë. Ashtu siç bëjnë nxjerrjen dhe përthithjen e ujit nga ajri, nanofibrat gjithashtu filtrojnë papastërtitë dhe bakteret, që do të thotë se uji është i sigurt për tu pirë. Ai gjithashtu shprehet se për të operuar kolektorit i duhet vetëm që të jetë rreth 10 gradë më i freskët se mjedisi rrethues. “Ne mund të themi me besim se, me përparimet e fundit në bateritë me litium-jon, ne mund të zhvillojmë një pajisje më të vogël me madhësi në e një çante shpine,” u shpreh Wong. Për më tepër, dizajni i nanofiberit të Wong në të njëjtën kohë kap ujin nga ajri dhe e filtron atë. Rrjeti i fibrave të elektrodave mund të veprojë si një shtresë kundër ndotjes duke hequr mikrobet që mund të mblidhen në sipërfaqen e korrësit.
Pra, uji do të ishte ‘i pastër dhe i çliruar nga ndotësit’ dhe menjëherë i pijshëm sapo të grumbullohet, thotë ai. Përveç këtyre, Wong shpreson të marrë fonde shtesë për të ndërtuar një prototip për mbledhjen gjithashtu edhe të ujërave të ëmbla. Ai parashikon që sapo ekipi i tij të jetë në gjendje të krijojë prototipin, ai duhet të jetë i lirë për t’u prodhuar. Hulumtuesit do të paraqesin rezultatet e tyre sot në Takimin dhe Ekspozimin Kombëtar të 25-të të Shoqërisë Amerikane Kimike (ACS).
