Connect with us

Aktuale

Biznesmeni shqiptar ndërton vendbanimin në qendër të skijimit në Kollashin të Malit të Zi

Published

on

Biznesmeni shqiptar Bashkim Ulaj, dhe ai malazias Zoran Qeqo Beqiroviq, bëhen qiramarrës në 90 vjet të 272 000 metrave katrorë të tokës te qendra “Ski resort Kollashin 1600” (Mal të Zi), përfshirë të drejtat e ndërtimit të hotelit, vendbanimit turistik dhe vila e apartamente për shitje, shkruan e përditshmja e Podgoricës, “Vijesti”.

Buxheti shtetëror nga kjo punë do të fitojë 10 centë nga një metër katror të tokës së marrë me qira dhe 0,1 % nga fitimi neto i investuesit. Kjo do të thotë 27.000 euro në vit dhe nga njëmijë euro nga secili milion, të cilin e fitojnë këta dy biznesmenë.

Sipas kontratës të cilën Qeveria e kishte aprovuar nga fundi i korrikut, ofertuesit e vetëm për qiramarrje të kësaj toke atraktive është konsorciumi i firmave “Gener 2” nga Tirana, pronar i të cilit është Ulaj dhe “Ski resort Kollashin 1600” nga Kollashini, në të cilin 85% të pronësisë e ka firma qipriote Caldero Trading Limited , e lidhur me Beqiroviqin.

Sipas informatave të gazetës “Vijesti” Ulaj është pronari kryesor dhe ai nga Qiproja është pronar minor në bazë të “idesë dhe mundësimit të projektit”, transmeton Plava e Gucia Sot.

Kontrata mbi qiradhënien i është dërguar Kuvendit të Malit të Zi për aprovim.

Mediat shqiptare pasurinë e Ulajt e vlerësojnë në 350 milionë euro. Kompania e tij “Gener 2” merret me ndërtimtari, energjetikë, telekomunikime dhe me turizëm, por edhe me biznes me media. Meqë me CNN-in amerikan në Shqipëri është duke e themeluar televizionin A2. Ulaj po ashtu është duke e shtrirë biznesin e tij nëpër vende të rajonit.

Në Kroaci e ka themeluar kompaninë “Albau”, e cila është duke e ndërtuar hotelin luksoz në rrugën Prashka, në qendër të Zagrebit.

Sipas kontratës investuesi duhet menjëherë të paguaj qiranë për 10 vite përpara, respektivisht 272,000 euro, ndërsa brenda 4 viteve duhet të investojë 12,8 milionë euro në hotel dhe në vendbanim me apartamente e vila, në fazën e parë të projektit “Klaster 1”.

Qeveria në bazë të kontratës i mundëson shitjen e patundshmërive të ndërtuara në tokë shtetërore me kusht që blerësi vlerën e truallit t’ia paguaj shtetit.

Qeveria e Malit të Zi investon nëntë milionë euro në qendrën e skijimit dhe në infrastrukturë të vendbanimit të ardhshëm.

Teleferikun e ri është duke e ndërtuar konzorciumi i firmave Eminent nga Podgorica dhe Doplmajer nga Austria, ndërsa afati i përfundimit është fundi i këtij viti. Para pak kohe këtë kantier ndërtimi e kishte vizituar kryeministri Dushko Markoviq, i cili i ka kritikuar realizuesit e ndërtimeve për vonesat gjatë ndërtimit, duke thënë që ai personalisht do ta përcjellë dinamikën e realizimit të punimeve.

Qendra e skijimit do të mbetet në pronësi shtetërore, respektivisht të ndërmarrjes shtetërore ‘Skijalishta Crne Gore’, por ekziston edhe mundësia që të jepet edhe ajo me qira ndonjë personi tjetër privat.

Sipas kontratës mbi qiradhënie të tokës në “Skijalishte 1600” investuesi obligohet që në afat njëvjeçar ta përfundojë dokumentacionin teknik.

Ndërsa, Qeveria obligohet “që t’ia ofrojë qiramarrësit ndihmën e nevojshme gjatë procesit të marrjes së lejes së ndërtimit, e në bazë të cilës do të fillojë ndërtimi sipas ligjit. Qeveria po ashtu ka marrë obligimin që të ndërmjetësojë me qëllim që investuesit t’ia lehtësojë marrëveshjet me organet dhe ndërmarrjet përkatëse lidhur me furnizim më ujë, energji elektrike dhe lidhur me shërbime të tjera komunale, të cilat janë të nevojshme për realizimin e punimeve si dhe që të ia mundësojë investuesit shkurtimin e procedurave lidhur me punësimin e punëtorëve të huaj për nevoja të ndërtimeve.

Lokacioni i cili është dhënë me qira gjendet rrëzë malit Bjellasica, 12 km nga qendra e Kollashinit dhe 2,3 km. nga qendra ekzistuese e skijimit “Kolashin 1450”. Në bazë të dokumentit të planifikimit hapësinor është planifikuar që në këtë lokacion mund të ndërtohet hoteli me sipërfaqe prej 74.000 metra katrorë. Në të njëjtin dokument ceket që lokacioni është atraktiv meqë afër kalon autoudha Tivar-Bolare dhe se prej aty udhëtohet 35 minuta deri te aeroporti i Podgoricës. “

Firma e Beqiroviqit “Bepler i Džejkobson” në vitin 2007 e kishte blerë për 550.000 euro pronën e qendrës së skijimit ‘Jezerine’, që ishte në falimentim. Kjo pronë përfshinte 147.000 metra katrorë truall si dhe teleferikun dhe tre ski lifta, dy restorante, ujësjellësin, makinën për mirëmbajtjen e terreneve të skijimit dhe e tërë kjo pasuri, që ishte pronë e aksionarëve të vegjël, u shndërrua në një ndërmarrje të vetme me 99% të aksioneve në pronësi të Beqireviqit.

Çmimi i metrit katror 1.225 euro, fjetja minimum 80 euro.

Investuesi është i obliguar që brenda katër vitesh t’i përfundojë projektet nga plani “Klaster 1”, i cili përfshin hotelin me 267 shtretër dhe apartamentet me 176 shtretër. Nëse e përfundon këtë fazë me sukses, mund të vazhdojë me projekte të tjera, por mund edhe të drejtat t’ia kalojë tjetërkujt.

Në fazën e dytë parashihet ndërtimi i vendbanimit me vila dhe apartamente me gjithsej 348 shtretër, ndërsa në fazën e tretë do të ndërtohen vilat dhe apartamentet me 524 shtretër. Në fazën e katërt do të ndërtohet hoteli me 639 shtretër dhe apartamentet me 532 shtretër. Investimi i përgjithshëm për 4 fazat vlerësohet në 77,32 milionë euro. Vendbanimi planifikohet të ketë 2.486 shtretër.

Investuesit i është lënë mundësia e ndryshimit të planit në pajtim të planit të rregullimit shtetëror.

Punimet ndërtimore në fazën e dytë planifikohet të zgjasin tri vjet pas përfundimit të fazës së parë, ndërsa faza e tretë dhe e katërt do të zgjasin nga katër vjet. Kjo do të thotë se ndërtimi i tërë vendbanimit mund t ë zgjasë 15 vjet, por mund të zgjasë edhe më shkurt nëse punët kryhen në mënyrë paralele,

Në analizë të projektit, të cilën e ka bërë Qeveria e Malit të Zi, parashihet që çmimi i patundshmërive në këtë lokacion do të rritet dhe që vlera reale e metrit katror të apartamenteve në shitje, pas përfundimit të ndërtimit, do të jetë 1,225 euro, si dhe që qëndrimi në hotel do të jetë rreth 120 euro në ditë, e në apartamente 80 euro në ditë.

Gjatë ndërtimit të të gjitha katër fazave mund të punësohen rreth 350 punëtorë, ndërsa pas përfundimit të ndërtimit do të punësohen 40 deri 80 punëtorë në punë permanente apo të përkohshme.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending