Aktuale
Minsitria e Infrastrukturës vendos të bëjë rikonstruksionin e disa rrugëve

Autostradat, magjistralet dhe rrugët rajonale mund të jenë pre e fatkeqësive nga të reshurat atmosferik e për këtë Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të bëjë rikonstruksionin e disa rrugëve në Kosovë.
Ndërhyrjet tani në rrugët e Kosovës sipas shefit të Kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës Argjend Zejnaj po vijnë si pasojë e ndërtimeve jo kualitative të kryera nga qeverisja e kaluar.
“Disa nga Rrugët e Kosovës, kanë nevojë për rikonstruktim! Autostradat, magjistralet e rrugët rajonale mund të jenë pre e fatkeqësive nga të reshurat atmosferike. Por si pasojë e ndërtimeve jo kualitative të kryera në të kaluarën, këto po kanë nevojë të domosdoshme për ndërhyrje të shpeshta”, ka shkruar Zejnaj në profilin e tij në Facebook.
E shembull i tillë sipas Zejnaj është rruga në Mazgit të Obiliqit.
atje tanimë është duke u punuar dhe se aktualisht po punohet në murin e ri mbrojtës.
Punët që po zhvillohen atje i ka vizituar zëvendësministri i i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, bënë të ditur Zejnaj.
“Një shembull i tillë është rruga (R7) në Mazgit të Obiliqit. Nga vizita e së mërkurës, bashkë me zv/Ministrin, Rexhep Kadriu, pamë se rreziku i madh tashmë është eliminuar dhe se aktualisht po punohet në mur mbrojtës të ri në ketë segment”, tregoi ai.
Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës në shtator po pret një raport për “pikat e zeza” të rrugëve që rrezikohen nga rrëshqitjet e mundshme në mënyrë që të parandalojnë ato me mirëmbajte të rregullt dhe ndërhyrje të nevojshme.
