Aktuale
Qeveria ndan mbi 1 milion euro për Suharekën

Pas vërshimeve që ndodhën natën e së mërkurës në Suharekë ku shkaktoi shumë telashe, sot atje shkoi për vizitë i pari i Qeverisë së Kosovë, Ramush Haradinaj.
Pas një raportimi të gjatë që ka bërë stafi i Komunës së Suharekës para kryeministrit, me dyer të mbyllura, ata kanë folur para medieve.
Kryeministri Haradinaj foli njëherë në vija të trasha pa dashur të përmend numra, mirëpo insistimi i gazetarëve bëri që ministri i Financave, Bedri Hamzaj të tregojë shifra.
Pra, për dëmet e shkaktuara atje, Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milionë euro
“Qeveria ka marrë obligim që t’i sanojë të gjitha dëmet, por kemi ndarë një fond emergjent prej 1.1 milionë euro. Në anën tjetër komuna ka ndarë 430 mijë euro”, ka thënë Hamza.
Ndërsa Kryeminstri Ramush Haradinaj ka siguruar suharekasit që do të t’iu dalin në ndihmë dhe se do të sanojnë dëmet që shkaktuat vërshimet e një jave më parë.
“I sigurojmë qytetarët e Suharekës që Kosova është me ta për sanimin e dëmeve ga vërshimet”, tha Haradinaj.
Haradinaj po ashtu është shprehur se gjendja e krijuar në Suharekë pas vërshimeve është e rëndë, por që ka përgëzuar qytetarët dhe gjithë grupet parlamentare politike, FSK-në, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit për mobilizimin duke bërë kështu që mos të ketë viktima.
“Kemi qenë bashkë sot me pa direkt gjendjen pas vërshimeve çka ka ndodh në Suharekë. Vërtetë ka qenë një gjendje e rëndë. Vërtetë përgëzojmë qytetarët e Suharekës, institucionet komunale, kryetarin, gjitha grupet parlamentare të gjitha partive politike për një mobilizim të jashtëzakonshëm që të mos kemi viktima në njerëz dhe për tejkalim të kësaj gjendje dhe për mobilizimin e jashtëzakonshëm të FSK-së, të policisë, zjarrfikësve që kanë qenë të mobiliziuar. Tani jemi në kohën kur duhet të sanojmë pasojat e këtyre dëmeve. E tha edhe kryetari që komuna ka vendosur që një fond të caktuar me ridediku dhe i dhamë përkrahje që nivelin nacional do ta përkrahim që të kalojë në dedikm emergjent për familjet që janë dëmtuar, pra për dëmet që janë bërë. Pra, Qeveria ka hyr në obligim me aloku një fond emergjent dhe njëkohësisht kemi marr obligim për sanimin e plotë të pasojave të shkaktuar në bazë të procedurave të rregullta. Dhe sanimin e dëmeve në bazë të procedurave të rregullta”, ka thënë Haradinaj.
Dëmet që janë vlerësuar deri tash kapin shifrat 6.6 milionë euro.
Në takim ku ishin edhe ekipa e Ndërtimi.info raportohet se nga dëmet ë shkaktuara në Institucione figurojnë të kenë 304,640 euro.
Amvisëria në llogari të të gjithë formularëve që kanë dorëzuar banorët me asete të dëmtuara, llogaritet të ketë dëme 2,600,000 euro. Në Infrastrukturë, ku përfshihet rrugët, muret, urat dhe të tjera dëmet kapin vlerën 2,598,771 euro. Bujqësia është shkatërruar me dëme në vlerë 178,840 euro dhe të tjera.
