Arkitekturë
Super-shtëpia me tulla të kuqe dhe të kaltërta të ricikluara
Tulla të vogla të glazuara me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër modelojnë pjesën e jashtme të kësaj shtëpie të projektuar nga “Austin Maynard Architects”, e cila zëvendëson një garazhë në periferi të Mellburnit.
E vendosur në një qoshe të një ngastre, e ngushtuar në një korsi në dy anë, shtëpia me tulla të kuqe vepron si opozitë e një rradhe të garazheve dhe ndërtimeve që shtrihen poshtë një kodre.
Shtëpia, e quajtur Brickface, është ndërtuar për vajzën e klientëve në vendin e hapësirës së tyre të mëparshme të garazhit dhe studios.
“Tregu i pronës së Melburnit është aq i fryrë, saqë tani po shohim një brez që jo vetëm nuk është në gjendje të blejë një shtëpi, por, gjithashtu përpiqet të gjejë vende të përballueshme për të marrë prona me qira pranë punës së tyre, shkollës dhe komunitetit”, shpjegoi kompania “Austin Maynard”.
“Mellburni është i mbushur me korsi pak të shfrytëzuara dhe shumë pronarë të shtëpive po krijojnë një rezidencë të dytë në oborrin e tyre me ballë nga bregu i lumit, ku fëmijët e tyre të rritur mund të jetojnë gjatë universitetit dhe punësimit të hershëm “, shtuan arkitektët.
Një pishinë e re dhe një hapësirë zbavitëse qëndron në mes të shtëpisë ekzistuese dhe ndërtesës së re dhe shkallë të gjata spirale të bërë prej çeliku të galvanizuar deri në terracën e çatisë nga këndi i ujit.
Duke parashikuar një të ardhme të makinave pa shoferë, arkitektët projektuan në katin përdhesë tavane të larta dhe një derë lehtësisht të zëvendësueshme në mënyrë që ajo të mund të përshtatet në një hapësirë të përshtatshme kur garazha nuk është më e nevojshme.
Fasada e ricikluar e tullave të kuqe të ndërtesës, e cila siguron një sfond në pishinë, përmban një parapet (mur mbrojtës të ulët) të pjerrët, një model kontrasti të tullave dhe dritare të rrumbullakëta.
Arkitektët shpjeguan se këto karakteristika të pazakonta ndihmojnë në futjen e dritës dhe hijes, modelit dhe ngjyrës në dizajn ndërsa gjithashtu “zbusin bllokun e ngurtë”.
Zgjerime të tjera të shtëpive sipas “Austin Maynard” përfshijnë një shtëpi me kornizë druri me dhomën e ndenjës që jep pamjen e plotë të rrugës dhe një shtesë të pakompletuar metali në një shtëpi të veshur me dërrasa pranë Mellburnit.