Aktuale
Biblioteka Kombëtare në prestigjiozen “Architect Magazine”

Ekspozita “Toward a Concrete Utopia: Yugoslavian Architecture 1948-1980” (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi 1948-1980) në Muzeun e Artit Modern në Neë York (MoMA) u bë pjesë e shtypit botëror duke bërë që Biblioteka Kombëtare e Kosovës të njihet jashtë kufijve, si monument mjaft i veçantë dhe pjesë e ekspozitës.
Nga “The Guardian”, “New York Times”, “Dezeen” e plotë të tjera, së fundi ka shkruar edhe prestigjiozja e arkitekturës “Architect Magazine”.
“Duke mbuluar projekteve nga “Rex Chair” e Niko Kralj tek Uglješa Bogunović dhe Avala TV Tower e Sllobodan Janjiqit, një ekspozitë e re në Muzeun e Artit Modern në New York thekson dizajnin në Jugosllavi. Hapur më 13 janar, “Drejt një utopie betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980” përfshin rreth 400 fotografi, modele, filma dhe vizatime. Ekspozita paraqet materiale nga arkiva të muzeve dhe koleksioneve personale si dhe një perspektivë moderne, si një fotogrqafi në vitin 2016 e Kullës televizive Avala, e cila u rindërtua në vitin 2010, me entuziazëm shumë publik, pasi origjinali u shkatërrua nga NATO në 1999, thotë kuratori mysafir Vladimir Kulić ” shkruan Sara Johnson për Architect Magazine.
Fotografia e cila ka zënë vend në këtë lajm, por edhe në gazetën angleze, është e bërë nga Valentin Jeck. E pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe udhëheqësi i Fondacionit Kosovar të Arkitekturës Bekim Ramku dhe arkitekt të tjera nga ish-Jugosllavia, derisa shkrimi i përfaqësuesve të Kosovës është bërë nga arkitekti Arbër Sadiku.
Të kujtojmë se arkitekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është kroati Andrija Mutjakoviq.
