Connect with us

Featured

Trenat e Kosovës jofunksional deri në rishikimin e buxhetit

Published

on

Hekurudhat e Kosovës nuk do të mund të vënë në qarkullim linjat e ndërprera të trenave pa u bërë rishikimi i buxhetit për vitin 2017, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Por, rishikimi i buxhetit, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi nuk mund të bëhet pa konstituimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Qarkullimi i trenave në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit është ndërprerë në fillim të muajit gusht për shkak të, siç thuhet, mungesës së mjeteve financiare.

E vetmja linjë hekurudhore që është në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas.

Ministri në largim i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës nga subvencionet kishte ndarë mjete për hekurudhat e Kosovës, respektivisht ndërmarrjen “Trainkos”, në vlerë prej 1.34 milion euro.

“Qeveria i ka subvencionuar hekurudhat e Kosovë. Gjatë qershorit është menduar të bëhet rishikimi i buxhetit dhe në rishikim të shihen se sa mjete duhet të jepen për hekurudhat në mënyrë që të funksionojnë si duhet, por duke pasur parasysh gjendjen politike dhe mungesën e formimit të Qeverisë, edhe rishikimi i buxhetit nuk është bërë, andaj këto mjete nuk mund t’i mbulojë askush”, thekson Muharremi.

Për shkak të pamundësisë së rishikimit të buxhetit të shtetit, autoritetet e Kosovës patën bërë të ditur se janë përballur me vështirësi në kryerjen e shumë obligimeve.

Sidoqoftë, bordi i drejtorëve dhe menaxhmentit i “Infrakos”-it (që merret me menaxhimin e hekurudhave), kanë kërkuar nga institucionet kompetente shtetërore pagesën e diferencës.

Pagesa e kësaj diference, siç thonë përfaqësuesit e ‘”Infrakos”-it, është e përcaktuar me Ligjin mbi hekurudhat e Kosovës, ku në vit kap vlerën rreth 1.8 milion euro.

Por, sipas zyrtarëve të “Infrakos”-it edhe përkundër kërkesave, nuk kanë marrë asnjëherë pagesën e duhur të paraparë me ligj.

Vlora Jahaj, zyrtare për informim në “Infrakos”, thotë se në mënyrë që të mundësohet funksionimi i ndërmarrjes dhe të mos krijohen probleme sociale me punonjësit, institucionet kompetente duhet të ndërmarrin veprime urgjente në mbulimin e obligimeve ligjore.

“Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti konstatojnë se “Infrakos” ka shtjerrë të gjitha mundësit financiare që varen nga kjo kompani dhe nuk mund të bëjë asgjë në tejkalimin e situatës ekzistuese pa kryerjen e obligimeve ligjore nga Qeveria, siç parashihet me Ligjin mbi hekurudhat”, thekson Jahaj.

Sidoqoftë, ministri në largim i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi konsideron se hekurudhat kanë mjete të funksionojnë deri në fund të muajit shtator.

“Hekurudhat e Kosovës deri në fund të gushtit edhe në shtator i kanë mjetet që të jenë në funksion për arsye se i kanë edhe mbi 245 mijë euro në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që ata i bëjnë pagesat për derivate dhe mund të punojnë, dhe shpresojë që deri në atë kohë të bëhet ndonjë zgjidhje dhe t’i dalim përballë kërkesave dhe ata të vazhdojnë punën”, thekson ai.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.

Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve, që nga ekspertë të fushës janë konsideruar të vjetruara.

Kosova tani më është përfshirë në projektet për modernizimin e hekurudhës, investime këto që hyjnë në pakon për investime të aprovuara në samitin e Ballkanit Perëndimor në gusht të vitit 2015 në Vjenë, në kuadër të agjendës më të gjerë të Bashkimit Evropian për promovimin e lidhjes në rajon dhe të lidhjes me BE-në.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending