Connect with us

Featured

Ndërtimi i xhamive intensifikon nxjerrjen e mermerit në Itali

Published

on

Kërkesa për mermer të bardhë nga qyteti italian Carrara ka qenë në rritje të vazhdueshme, pasi porositë për blloqe dhe pllaka mermeri janë shtuar për ndërtimin e xhamive të reja dhe pallateve në shtetet e Gjirit.

Manjatët e rinj të Kinës janë gjithashtu klientë të mëdhenj. Minierat gurore të Carraras filluan punën më shumë se 2.000 vjet më parë. Me përparimin e teknologjisë, nxjerrja e sasive të mëdha të mermerit është bërë më e thjeshtë krahasuar me të kaluarën. Por jo të gjithë janë të kënaqur.

Ka shqetësime të konsiderueshme mjedisore si pasojë e shkatërrimit të faqeve të kodrave dhe maleve të tëra. Zëri i Amerikës, Sabina Castelfranco vizitoi guroret në Carrara dhe sjellë më shumë hollësi.

Malet që rrethojnë qytetin e Carrarës duken sikur janë të mbuluara me borë. Por bardhësia nuk është reflektim i një materiali të rrjedhshëm, por e një guri të fortë, për gërmimin e të cilit përdoren sharra të mprehta dhe pajisje të rënda.

Mermeri i Carraras është një nga mrekullitë më të mëdha natyrore në botë dhe bukuria e tij të bën që të mos befasohesh kur mëson se kërkesat për të janë kaq të larta për ndërtimin e xhamive, zbukurimin e shtëpive dhe veprave të ndryshme të artit.

Më pak se katër vjet më parë Saudi bin Laden Group, kompania e tretë më e madhe e ndërtimit në botë, bleu 50 për qind të Marmi Carrara-s, një nga firmat më të mëdha të mermerit, që ka në pronësi një të tretën e guroreve në zonë.

Brenda këtyre guroreve, punonjësit nxjerrin mermer gjatë gjithë vitit, përveç 15 ditëve në gusht kur këtu bëhet shumë nxehtë për të punuar. Mermeri, pastaj dërgohet në të gjithë botën.

Dhe ashtu siç e ka tërhequr Mikelanxhelon për të krijuar statujat e famshme të Davidit dhe Pietit, artistët, skulptorët dhe arkitektët e sotëm bëjnë pelegrinazhe të rregullta në Carrara për të zgjedhur atë që ata thonë se është mermeri më i mirë në botë.

Skulptorja amerikane M. J. Anderson për herë të parë erdhi këtu 36 vjet më parë.

“Mermeri këtu është vazhdimisht i mirë, nuk thyehet dhe gërmohet në mënyrë shumë kohezive. Nuk ka surpriza gjatë gdhendjes së tij. Molekulat janë të bashkuara shumë mirë, dhe këtu ka kaq shumë lloje mermeri. Kjo është e veçanta e mermerit në këtë zonë. Pra, një skulptor këtu mund të gjejë gjithçka që dëshiron”.

Anderson thotë se ekziston një kërkesë e madhe tani për këtë burim të çmuar, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Kina, me ekonominë e saj në rritje, është një tjetër klient i madh. Carrara tërheq studentë si 19-vjeçari Xintong Gao, i cili ka bërë një rrugë të gjatë për një përvojë emocionuese në Akademinë e Arteve të Bukura.

“Më pëlqen shumë arti. Më pëlqen gdhendja, piktura. Dua të shkoj në këtë shkollë. Më pëlqen mësuesi im. Më pëlqen gjithçka këtu”.

Puna me mermer nuk është e lehtë për studentin Xintong Gao. Sigurisht që nuk ka qenë kurrë e lehtë për ata që punojnë brenda këtyre guroreve pothuajse çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre.

Sot, ka më shumë se 80 gurore nga të cilat nxirren qindra mijëra ton mermer në vit. Ambjentalistët nuk janë të kënaqur për këtë. Ata kujtojnë botën se “ari i bardhë” i Italisë nuk është një burim i pafund dhe kanë bërë thirrje për masa më të rrepta ndaj guroreve. Ata thonë se nxjerrja e tepërt e mermerit shkakton ndryshime të padëshiruara dhe ndoshta të rrezikshme të peizazhit dhe të maleve natyrore.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending