Aktuale
Parregullësi të mëdha në ndërtimin e kompleksit memorial të Gjakovës

Ndërtimi i kompleksit memorial “27 Prilli” në Mejë të Gjakovës , dyshohet se po shoqërohet me një numër të madh parregullsish, të cilat është duke i hetuar edhe prokuroria e shtetit.
Tash gati 20 vjet pasluftës kanë filluar punimet për varrezat e 367 civilëve të vrarë në luftë.
Mirëpo familjaret e te rënëve kane disa shqetësime. Me parregullsitë për ndërtimin e këtij kompleksi memorial po merret edhe prokuroria.
Ende nuk kanë përfunduar punimet në Kompleksin Memorial “27 Prilli” në Gjakovë
U deshën shumë vite pas luftës që në këtë memorial ku prehen 376 civilë të vrarë në Mejë të Gjakovës të fillojnë punimet.
E tash e një kohë gjendja aty nuk është fare e mirë.
Përveç mbeturinave që kanë mbuluar hapësirën e varrezave, familjarët kanë një tjetër shqetësim.
Sipas tyre, pllakat që po vendosen nëpër varre i kanë deformuar të rënëve edhe fytyrat.
Të njëjtin shqetësim e kanë edhe shoqatat e luftës.
Engjëll Berisha tha për Frontal se krahas pakënaqësive të shumta që kishin familjarët sa vite pas luftës, problemi më i madh po mbetet ai i fotografive.
Ndërtimi i Memorialit që po kryhej nga Komuna e Gjakovës, kaloi në kompetencë të Agjencisë për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, në mungesë të Buxhetit.
Mirëpo, nga agjencia nuk dhanë asnjë përgjigje për Frontal se çka do të bëhet me ankesat e familjarëve të martirëve dhe dëshmorëve në Mejë.
Vonesat dhe parregullsitë në ndërtim është duke i hetuar edhe prokuroria e shtetit.
Kjo u kërkua nga i pari i Qeverisë, që së bashku me krerë të shtetit në ceremoninë përkujtimore të këtij viti u pengua nga familjarët pikërisht për shkak të mos trajtimit të dinjitetshëm të të rënëve.
