Arkitekturë
Kështu do të duket rrokaqielli më i lartë në Australi

UNStudio dhe Cox Architecture kanë fituar konkursin për hartimin e rrokaqiellit 79 katësh, në Melburn, e që do të jetë më i gjati në Australi.
Green Spine, do të quhen kullat më të larta të projekteve të binjakëzuara që do të arrijnë 356.2 metra lartësi dukei bërë ato më të lartat në Australi.
Rrokaqielli do të mbulohet nga një kopsht botanik i qasshëm për publikun ndërkohë që gjelbërimi do të ndërlidhet nëpër fasadat e të dy kullave, teksa ato janë të kthyera në drejtim të njëra-tjetrës.
“Ne do të bëjmë çmos për të kontribuar në një ndërtesë të sigurtë, të qëndrueshme dhe të pasuruar me shumë gjelbërim”, ka thënë bashkëthemeluesi i UNStudio, Caroline Bos.
Arkitektët holandezë të UNSTUDO dhe firma australiane Cox Architectur kanë pasur konkurrënce mjaft të madhe, përfshirë kompanitë kundërshtare si BIG, MAD, OMA dhe MVRDV.
Shtylla e dy kullave do të jetë rezidenciale dhe do të ketë hotele, restorante dhe bare.
UNStudio dhe Cox Arkitektura i projektuan rrokaqiejt me shtylla të gjelbërta që ngrihen nga toka deri në majë të dy kullave.
Këto shtylla do të mbushen gjelbërim dhe hapësira të realizuara në materialet natyrore, ndërsa fasadat e tjera të xhamit do të ndahen nga ballkone franceze drejt bazës.
“Përveç sigurimit të kullës me një siluetë skulpturore, Spina e Gjelbër është një element arkitektonik që përfshin një mori funksionesh,” është shprehur themeluesi i UNstudio, Ben van Berkel.
Podiumi që lidh dy ndërtesat do të përmbajë një shkollë, një qendër të kujdesit ditor, bibliotekën, kinemanë, auditorinshe shumë objekte tjera. Ky podium do të kryesohet nga një park me tarraca të qasshme për vizitorët.
Projekti është rreth 30 metra më i lartë se ndërtesa më e lartë e Australisë – kulla Q1 me 322.5 metra, që gjendet, në Gold Coast dhe 50 metra më e lartë se ndërtesa më e lartë aktualisht në Melburn, Eureka Tower.
