Aktuale
Inxhinieri italian paralajmëroi se ura e Gjenovas duhej të rindërtohej
Një profesor i inxhinierisë kishte paralajmëruar gjatë vitit 2016 se e ashtuquajtura ura e Morandit pranë Gjenovas, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi që struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt.
Ura e Morandit e cila ishte pjesë e autostradës A10, e ndërtuar gjatë viteve 1960, iu ka nënshtruar riparimeve të gjëra në vitet 1980, 1990 dhe më së fundi në vitin 2016, shkruan Euronews.
Një profesor i inxhinierisë paralajmëroi në vitin 2016 se e ashtuquajtura ura Morandi pranë Genoa, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt.
“Shpenzimet e vazhdueshme për mirëmbajtjen e saj sugjerojnë se në pak vite këto kosto do të tejkalojnë kostot për rindërtimin e komplet urës”, pati deklaruar dy vjet më parë për revistën e inxhinierisë “ingengneri.info”, profesori i inxhinierisë në Universitetin e Gjenovës, Antonio Brencich ,transmeton Klan Kosova.
Si pasojë e shembjes së urës Morandi në qytetin Gjenova të Italisë, kanë humbur jetën të paktë 35 persona, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ndërsa, një më parë Ambasada e Kosovës në Itali është deklaruar se nuk ka informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë të Kosovës.
“Ambasada jonë në Romë ka dhënë edhe numrat emergjent, të cilët janë: +39 3319165296 , +39 3472127662”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.



