Aktuale
Pas rrëzimit të urës në Itali, dy shtëpi ‘shpërthejnë’ në flakë, dy të plagosur rëndë

Pas rrëzimit të urës në Gjenova, në dy banesa ra zjarre për pasojë dy persona mbetën të plagosur rëndë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u asksua nga tymi, si dhe për një djalë 30-vjeçar, që mori trauma të mëdha në kraharor dhe dëmtime të tjera në kokë.
‘Tgcom’ shkruan se të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin San Martino. Sakaq, thuhet se mes të plagosurve është dhe një shtetas çek.
Ngjarja e rëndë që tronditi Italianë, deri më tani ka shkaktuar 22 të vdekur, ndërsa 8 persona paraqiten në gjendje të rëndë për jetën. Autoritetet italiane bëjnë me dije se raportohet për 10 persona të zhdukur.
Seksioni i urës gjatë autostradës ra poshtë, për shkak të stuhisë që ndodhi në Italinë veriore, që po konsiderohet edhe shkaku i rrëzimit të urës .
Ministri i Transportit, Danilo Toninelli, përmes një postimi në Wwitter tha se ishte “duke ndjekur me frikë të madhe atë që duket të jetë një tragjedi e madhe”.
Zjarrfikësja Amalia Tedeschi, tha për televizionin shtetëror RAI se dy njerëz ishin tërhequr gjallë nga automjetet nën rrënoja dhe ishin transportuar menjëherë në spital me helikopter.
Trafiku mund të kishte qenë edhe më i ngarkuar, pasi shumë italianë po udhëtonin për në plazhe ose male në prag të një festë publike.
Ura e Morandi, e cila u përurua në vitin 1967, është 90 metra e lartë dhe pak më shumë se 1 km e gjatë. Puna e ristrukturimit në urë u krye në vitin 2016. Operatori i autostradës tha se puna për të forcuar themelet e urës ishte duke u kryer në kohën e rënies dhe ura u monitorua vazhdimisht.
