Connect with us

Featured

MKRS premton mbështetje për projekte arkeologjike

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot lokalitetin arkeologjik në fshatin Dresnik të Klinës si dhe si dhe Kalanë e Vuçakut. Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi ka parë nga afër gërmimet arkeologjike që po bëhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këto dy asete të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Gjatë vizitës në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut Ministri Gashi u shpreh i kënaqur me punimet në këtë lokalitet. “Jam këtu për të parë nga afër punimet që po bëhen në këtë lokalitet arkeologjik, në të njëjtën kohë dhe për të bashkëbiseduar me arkeologët dhe me të gjithë stafin por edhe me drejtuesit e Institutit Arkeologjik të Kosovës edhe për nevojat shtesë buxhetore që i ka ky projekt”, ka thënë ministri Gashi.

“Është një prej lokaliteteve shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe në këtë kuadër jam shumë i interesuar, me autoritetet lokale të bashkëbisedojmë edhe për çështjen e pronave. Në të njëjtën kohë jemi të interesuar që bashkë me institucionet përkatëse që të formojmë edhe grupin punues për Hartimin e Planit të Menaxhimit, jo vetëm për lokalitetin e Dresnikut po edhe shumë asete të tjera të trashëgimisë kulturore”, tha Gashi.

“Gjithashtu, unë si ministër do përkujdesëm që tu ndajmë buxhet shtesë të gjitha projekteve të cila sjellin rezultate në fushën e trashëgimisë kulturore”, përfundoi ministri Gashi.

Në fund, Gashi përgëzoi për punën e shkëlqyeshme arkeologët dhe të gjithë stafin e Ministrisë por edhe ekipet punuese në teren për një punë dhe për rezultate të jashtëzakonshme.

Ndërsa, Elvis Shala, udhëheqës i projektit, fillimisht falënderoi ministrin Gashi dhe Ministrinë e Kulturës për financimin e projektit duke theksuar se ky është viti i shtatë që ky projekt financohet nga Ministria.

“Nëse vazhdon ky intensitet i përkrahjes financiare nga Ministria, Dresniku ka me qenë një prej vendeve më të rëndësishme të vizituara për turistët që vijnë Kosovë”, tha Shala. Ai po ashtu foli rreth lokalitetit duke thënë se “pjesa më e rëndësishme është Rezidenca e fundit të shekullit III dhe me gërmimet e deritashme e dimë për ekzistencën e murit ndërtues, Pallatit numër 1 dhe Pallatit numër 2. Vitet e ardhshme presim të zbulojmë edhe Stipadiumin, Horiumin dhe monumentet tjera përcjellëse. Ky ka qenë Pallat i Perandorisë Romake”, ka thënë Shala.

Po ashtu, sot ministri Gashi vizitoi edhe Kalanë e Vuçakut në Drenas. Ai tha se “ministria do të jetë e përkushtuar në maksimum që të mbështes të gjitha projektet që sjellin rezultate dhe suksese, dhe një nga to është procesi i punëve që po behën në Kalanë e Vuçakut”.

Ndërkaq profesori i Arkeologjisë, Shafi Gashi, tha se “me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës jemi duke bërë përpjekje që ky monument i trashëgimisë kulturore të kthehet në monument të turizmit kulturor”.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending