Featured
Azbesti mund të rikthehet në përdorim nën administratën e Trumpit

Edhe pse i ndaluar për një kohë të gjatë në shumë vende të botës, por jo krejtësisht i braktisur nga shumica e shteteve kryesore të Amerikës, ripërdorimi i lirshëm i asbestit është një çështje që po ngjallë shumë diskutime, veçanërisht për Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit, të Presidentit Donald Trump.
Kjo agjenci, e ka bërë edhe me të lehtë që kompanitë të fillojnë të fusin në përdorim azbestët të cilat përdoren nga konsumatorët, arkitektët dhe ndërtuesit.
Azbesti, është një kancerogjen i rrezikshëm që është nxjerrë jashtë ligjit në më shumë se 55 vende të SHBA-së dhe tani po ka gjasë të rikthehet në përdorim në Shtetet e Bashkuara, nën Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit, të Presidentit Trump. Kjo Agjenci madje ia ka lehtësuar kompanive që të bëjnë përdorime të reja të produkteve që përmbajnë asbest në Amerikë, shumë prej të cilave mund të përfundojnë si produkte të zakonshme në shtëpinë tuaj, shkruan BBC, transmeton Ndërtimi.info.
Ndërsa produktet që rrjedhin nga asbesti nuk përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për konsumatorët, sipas kompanisë ‘Fast’ rreziqet e shëndetit janë të konsiderueshme për punëtorët të cilët përpunojnë materialet toksike si dhe ata që e përdorin për ndërtimin e produkteve industriale.
Lagjet përreth të cilat mund ta ndjejnë lëshimin e fibrave të azbesti në ajër, si dhe ato në afërsi të deponive janë më të rrezikuarat. Njerëzit në komunitetin e ndërtimit, të cilët janë të ekspozuar ndaj materialit fijor gjatë rinovimit dhe ndërtimit të shtëpive, shkollave dhe zyrave tona, gjithashtu kanosen nga rreziku.
Pas përpunimit, asbesti mbart ngrohjen, energjinë elektrike dhe pronat rezistente ndaj kimikateve që e bëjnë përdorimin e tij të zakonshëm për një gamë të gjerë materialesh prodhuese dhe sidomos izolimin e ndërtimit.
Në vitin 1970 pas marrjes në shqyrtim të rreziqeve nga ky mineral, u ndalua plotësisht përdorimi tij.
Sot, ekspozimi i asbestit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me sëmundjet përfshirë kancerin e mushkërive dhe mesoteliomën. Derisa SHBA-ja ka kufizuar përdorimin e këtij materiali gjatë viteve – 1973-1989 më së shumti me Aktin e Pastrimit Ajror, mbetet vendi kryesor nga shtetet e zhvilluara që ende nuk e ka ndaluar plotësisht përdorimin e tij dhe mbetet përplasje e vazhdueshme midis interesave të korporatave dhe publikut. Të dhënat e reja të lëshuara këtë vit tregojnë një numër të rritur të rasteve të vdekjes me asbest në total rreth 40,000 në vit, më shumë se dyfishi i vlerësimeve të mëparshme prej 15,000 sa është bërë vite më parë në ShBA.
Më 1 qershor, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit ka miratuar një rregullore të re, rreth përdorimit që mund të bëhet e që lejon prodhimin e produkteve të reja që përmbajnë asbest duke insistuar të miratohet nga qeveria federale. Sipas një ndryshimi në Aktin e Kontrollit të Niveleve të Toksikuara të vitit 1976 (TSCA), i cili u përpunua në vitin 2016, gjatë administratës së Obamës, asbesti gjithashtu mbetet një nga dhjetë substancat më me prioritet që aktualisht vlerësohet nga kjo agjenci.
Sipas raportimit të New York Times, Trump po bënë rregullimin që të mund të bëhet ripërdorimi i tij në mënyrë të lirshme duke marrë në konsiderat edhe rreziqet dhe duke u përpjekur që të rrisë masat e sigurisë.
“Administrata e Trump së bashku me ekspertët po bënë rishkikim e rregullave për të marrë masa mbrojtëse për shëndetin e njeriut
Fast Company deklaroi se agjencia e saj po punon për të mbrojtur amerikanët nga rreziqet e mjedisit dhe shëndetit publik që lidhen me asbes.
Sipas industrisë së vetme që bënë përdorimin absetit, HBN, brenda një viti importohen rreth 480 ton abset. Javën e kaluar, HBN lëshoi një raport të hollësishëm për shqetësimet mbi plastikat me bazë klori që përdoren zakonisht në produktet e ndërtimit.
