Ndërtim
Urat më mahnitëse në botë

Në botë gjenden ura të ndryshme nga ato historiket e deri tek ato më modernet që paraqesin forma të veçanta arkitekturore.
Shumë prej urave kanë një histori të veçantë ose kanë shërbyer në një kohë të rëndësishme si lidhëse për shërbime të ndryshme, qoftë tregtare por edhe për të lidhur banorët e zonave të ndryshme. Dekadat e fundit, në botë janë ndërtuar nga arkitektë të ndryshëm të suksesshëm, ura të cilat shfaqin veçori dhe struktura mahnitëse. Një listë me 10 më të veçantat dhe strukturat më mahnitëse gjendet më poshtë shoqëruar me të dhënat përkatëse.
Ponte Vasco da Gama, Lisbonë
Ponte Vasco da Gama është ura më e gjatë e Evropës, e cila përshkon grykëderdhjen e Tagusit për të kaluar Lisbonën. Gjatësia e plotë e urës është 7.67 milje.
Pont du Gard, Francë
E ndërtuar mbi lumin Gard në Francë midis viteve 40 dhe 60, ura Pont du Gard është rreth 902 këmbë e gjatë.
Kintai, Japoni
Pesë harqet e urës së Kintait në Japoni që duken sikur fluturojnë nga këmbët e tyre të ngurta prej guri, paraqesin një shembull të shkëlqyer të ndërtimeve me dru, duke përdorur zelkova japoneze, pisha, selvi, gështenjë dhe lis.
Pont Jacque Chaban-Delmas, Bordo
Ura më e gjatë në Evropë, Pont Jacque Chaban-Delmas në Bordo, u hap në vitin 2013. Ajo lejon që anijet e mëdha të kalojnë në lumin Garonne. Shtrirja qendrore e urës prej 2,600 tonesh është e balancuar nga peshat prej 600 ton në katër kulla përkatëse.
Aqueduct de los Milagros, Spanjë
Aqueduct de los Milagros u ndërtua atëherë kur inxhinieria romake arriti një pikë të lartë gjatë sundimit të Trajanit. Lartësia maksimale e saj është 98.5 këmbë e lartë dhe distanca më e gjatë midis këmbëve të urës është rreth 14.8.
Obere Brücke Bamberg, Gjermani
Duke mbuluar një krah të lumit Regnitz, harqet e Obere Brücke në Bamberg, Gjermani, janë të ndara nga një ishull i vogël.
Bhumibol, Bangkok
Ura Bhumibol e cila ndodhet në jug të Bangkok është një shkëmbim spiral shumë nivelesh mbi lumin Chao Phraya, që lidh rrugën veri-jug dhe arrin një lartësi prej 164 këmbë lartësi.
S2 Hulu Expressway, Shangai
S2 Hulu Expressway është ura prej 20.2 milje e gjatë që ndodhet në det dhe lidh Shangain me Yangshan Port.
Interstate Routes 105 dhe 110 Los Angeles, Kaliforni
Interstate Routes 105 dhe 110 ndodhet në Los Anxheles, Kaliforni. Teknologjia kompjuterike ndihmoi në planifikimin e ndërtimit prej betoni, mbi 131 këmbë të lartë, e cili u hap në vitin 1994. Ajo përfshin kalimin e linjave hekurudhore dhe atyre të dedikuara për autobusët.
Golden Gate Bridge, San Francisko
Golden Gate Bridge është ura e cila gjendet në Shtetet e Bashkuara dhe ka një gjerësi prej 1,280m dhe një gjatësi totale prej 2.737,4m dhe që ngrihet rreth 67m mbi nivelin e detit.
