Arkitekturë
Kishat e jashtëzakonshme të së ardhmes, në Islandë

Tashmë projektimi i kishave po synohet të bëhet në mënyrë bashkëkohore, duke ngjarë fare pak me mënyrën tradicionale. E modele tejet të veçanta të ndërtimit të kishave është duke i bërë Irlanda.
Këto kryevepra të së ardhmes pasqyrojnë një gërshetim të mitologjisë natyrës dhe historisë së vendit, shkruan BBC, transmeton Ndërtimi.info.
Këto ndërtesa janë shembuj të arkitekturës moderniste unike të Islandës.
Kisha e Stykkisholmur është projektuar nga Jón Haraldsson, dhe ngjason me një akullnajë
Modernizmi Islandez në shekullin 20-të, ka lindur si një stil arkitektonik i veçantë pas shekujsh sundimi norvegjezë e më pas danez. Shtëpitë me ngjyra të ndezura që gjenden përskaj rrugëve të qyteteve islandeze shpesh janë inspiruar nga Norvegjia dhe shtëpitë e gurit të shekullit 19-të dhe janë projektuar kryesisht nga qeveria daneze.
Kisha Kopavogur në Rejkjavik është një nga kishat më të dalluara në vend
Zhvillimi relativisht i vonshëm i Islandës ndodhi gjithashtu për shkak të stilit arkitektonik dhe për shkak të terrenit të ashpër dhe të zbrazët. Derisa në vendet e ndryshme të kontinentit evropian kishte burime mjaft të mëdha të pasurive për tu përdorur për ndërtim, islandezët ishin tejet të kufizuar sa i përket kësaj pjese.
Përdorimi i drurit ishte elementi bazë për strukturim të shtëpive dhe ato kryesisht përbëheshin nga shtresa të shkëmbinjve kombinuar me dhe të ngjeshur. Shtresat e jashtme janë ndërtuar kryesisht nga trungu i trashë duke i dhënë një pamje edhe më ikonike shtëpive.
Seltjarnarneskirkja, e projektuar nga Harar Björnssonar dhe e shenjtëruar në vitin 1989, ndjek një stil të ngjashëm me atë të çatisë trekëndore shumëkatëshe.
Mosfellskirkja, e njohur si kisha Mosfells, është një perlë bashkëkohore
Kur Danimarka siguroi sovranitetin e Islandës në vitin 1918, vizioni unik i Samuelssonit ishte i gatshëm të ngritet nga hiri dhe pluhuri i sundimit të huaj duke i dhënë një pamje tejet unike dhe të veçantë projektit të tij.
Hallgrímskirkja në Rejkjavik është një pikë e rëndësishme referimi
Samuelsson nxori frymëzim nga modernizmi i hershëm evropian dhe peizazhi mahnitës i Islandës. Ndërtimi i tij jo vetëm që morri formën e monumenteve natyrore islandeze por ishte e pasuruar edhe me copëza shkëmbinjsh dhe gurësh të veçantë dhe të bukur.
Modernizmi natyror
Ndërtesa më e madhe e Islandës, Hallgrimskirkja, është një kishë e projektuar nga Samuelsson dhe është një testament i stilit të tij. Porositur në vitin 1937 dhe shenjtëruar në vitin 1986 Hallgrimskirja është projektuar të ngjajë me shkëmbinj islandez në forma të ndryshme. Shumë kisha islandeze ndjekin qasjen natyraliste të Samuelssonit ndaj modernizmit.
Marrëdhënia e Islandës me krishterimin është e lashtë dhe komplekse. Në fakt, njerëzit e parë që banonin në ishull ishin murgj irlandezë, të cilët erdhën për gjashtë muaj për të jetuar në hermitet rreth vitit 795 pas Krishtit. Kur kolonët skandinavë arritën në mes të shekullit të nëntë, paganizmi norvegjez u bë feja mbizotëruese.
Pas disa përpjekjeve krishterimi u miratua në mënyrë paqësore si fe shtetërore në vitin 1000 pas lindjes së Krishtit. Ndryshe nga vendet evropiane ku konvertimi pagan lindi në nënshtrim të përgjakshëm, kristianizmi relativisht paqësor i Islandës lejoi që rrënjët e saj norvegjeze të mbeten pjesë e identitetit kulturor të vendit. Ata kanë një marrëdhënie të madhe me rrënjët pagane dhe një dashuri të thellë për mënyrat e vjetra antike të besimit.
