Connect with us

Aktuale

Sugjerimet e modës së fundit, ja si të dekorojmë shtëpinë

Published

on

Ngjyrat padyshim janë protagoniste të padiskutueshme këtë vit. Nëse në vitet e kaluara e bardha dhe ngjyrat neutrale ishin padrone , sot mund të themi se ngjyrat brilante, guximtare dhe ndonjëherë të ekzagjeruara janë të preferuarat për të personalizuar mobilje, pëlhura, materiale dhe aksesorë.

Stili vintage vazhdon të mahnisë dhe në mënyrë të veçantë vitet 50”, të propozuara me një çelës kontemporan, nëpërmjet përdorimit të zgjuar të elementeve moderne dhe antike.

Një rikthim të madh ka dhe stili etnik, që shpreh sharmin e kulturave ekzotike, të cilat vijnë nga e gjithë bota. Ngjyra e gjelbërt (pantone) është padyshim kryesorja. Delikate, e matur, duke marrë inspirim nga natyra, ky tonalitet i të gjelbërtës do të veshë shtëpinë duke sjellë në mjediset e brendshme freski dhe relaks. Përpos tonaliteteve të ngjyrës së gjelbërt , shumë në modë është edhe ngjyra blu në të gjitha tonalitetet e saj. E lehtë për t’u përfshirë në cdo kontekst dhe e përshtatshme për të gjitha stinët , ngjyra blu do të pushtojë mjediset e brendshme me elegancën dhe rafinimin e saj.

8 këshilla për dhomën e gjumit:

  1. Shmangni muret me ngjyrë të errët. Ngjyra e bardhë e bën dhomën të duket më e madhe dhe më harmonike.

Pra, mos u frikësoni të përdorni ngjyra të ndritshme: muret vibrante, pikturat e gjalla, perdet apo mbulesat shumëngjyrëshe e ndriçojnë dhomën. Sidoqoftë, sigurohuni ta dini kur mjaft do të thotë mjaft.

  1. Zakonisht dollapët zënë shumë hapësirë, prandaj mund ta keni në konsideratë të ndërtoni një kamare në muri, ku perdet do të shërbejnë si dyer të dollapit, sepse do ju bëj të ndiheni vërtetë komode në hapësirën e dhomës suaj.
  2. Krevati është pika më e rëndësishme në dhomën tuaj të gjumit dhe dysheku është pjesa më delikate e tij. Zgjidhni një dyshek me cilësi të lartë dhe në këtë rast ai duhet ndërruar pas 8-10 vjetësh. Sigurohuni që të ketë sipërfaqe të mjaftueshme, të jetë komfort, pa gunga etj.

4. Dritaret gjithashtu duhet të jenë të një cilësie të lartë për të evituar zhurmat. Pajisjet elektronike duhet të jenë shumë pak të pranishme në dhomën e gjumit. Mundohuni që dhoma juaj e             gjumit mos të kthehet në një zyrë pune më vete.

  1. Cfarë bën një pasyrë ? Pasqyron dhe duke pasqyruar zmadhon hapësirën. Jo nuk është një leksion fizike, por nëse fizika mund të na ndihmojë pse mos ta përdorim. Nëse keni nevojë t’i jepni shtëpisë tuaj më shumë hapësirë dhe nuk keni ndërmend të bëni punë të mëdha atëherë pasqyrat mund të jenë një ndihmë e madhe . Por ka rregulla në përdorimin e pasqyrave dhe në varësi të ambienteve apo nevojave të ndryshme që kanë këto hapësira.

Në ambientet e vogla është më e këshillueshme të përdorim pasqyra pa korniza dhe mundësisht ato duhet të vendosen si një mozaik i vërtetë për një efekt fantastik. Kornizat e rëndojnë shumë kompozimin tuaj duke ju hequr gjithashtu hapësirë reflektuese.

  1. Perdet janë një bisedë shumë serioze. Zakonisht janë një nga aksesorët e fundit që zgjedhim kur jemi duke ristrukturuar shtëpinë. Një perde e zgjedhur gabim mund të prishë dhe arredimin më të veçantë.

Për të bërë një zgjedhje të mirë duhet të kemi parasysh se në cilin ambient do të vendosen, ngjyrat e dhomës dhe mobiljet e vendosura në atë dhomë. Për shembull, për dhomën e gjumit janë shumë të përshtashme dhe ngjyrat më të errëta dhe relaksuese. Janë shumë të bukura dhe vizat që kohët e fundit janë gjithashtu në modë. Filozofia “ pa perde “ është shumë në modë këto kohë, pra nëse keni korniza dritaresh shumë elegante mund dhe mos të përdorni perde.

7.Dyshemetë po bëhen gjithnjë e më shumë pika e fortë e krijimit të një ambienti dhe teknologjitë e reja e kanë bërë këtë zgjedhje të shumëllojshme.

Qeramika është një nga materialet më jetëgjatë dhe më të zhdërvjellta që ka në shitje. Imagjinoni që mund të bëni gjithçka me qeramikën. Sot ka pllaka qeramike që imitojnë drurin, mermerin, gurin etj, me madhësi të ndryshme, nga më të voglat e deri te të mëdhatë, të cilat mund të veshin të gjitha ambientet. E njëjta gjë duhet thënë dhe për ngjyrat duke parë që dhe disponibiliteti i tyre është i shumëllojshëm.

Vitin e fundit ka dalë në pah si tëndencë guri natyror, zgjedhja e të cilit është e veçantë, country, romantike dhe jetëgjatë. Një element që duhet pasur parasysh është fakti që guri thith dritë kështu që duhet të vendoset dhe përdoret në hapësira të ndriçuara mirë.

 

  1. Një shtëpi plot me libra të jep në mënyrë të menjëhershme një ndjenjë ngrohtësie, qetësie dhe rafinimi. Pastaj shpesh herë librat janë tregues i mirë i karakterit të dikujt. Një ide e këndshme është përdorimi i disa kolonave prej librash të vendosura në vende të ndryshme nëpër shtëpi. Duhet pasur kujdes që madhësia e këtyre kolonave të jetë e njëjte dhe sipër tyre mund të vendosen objekte të tjera si një vazo, një aksesor ose dhe si komodinë në dhomën e gjumit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending