Connect with us

Featured

Për të përjetuar pranverën, ndryshoni vetëm perdet

Published

on

Arkitektja Junilda Karanxha sjell idetë dhe truket që të ndihmojnë për të bërë rinovimet e brendshme në shtëpi. Tendencat më të fundit dhe detajet e ndryshimeve me pak kosto.

Me ardhjen e pranverës, një ndjesi rigjeneruese na rrethon kudo. Jo vetëm ndërrimi i gjakut, por një ripërtëritje i stilit të veshjes dhe ambienteve që na rrethojnë, kthehen në një impenjim serioz gjatë kësaj periudhe.

Ambienti të cilit tentojmë t’i sjellim më shumë dritë, ngjyra dhe stil sigurisht është shtëpia.

Gjithnjë e më shumë po vihet re tendenca e një rinovimi të ambienteve të brendshme në pranverë.

Arkitektja Junilda Karanxha, sjell ide dhe truke, të cilat mund t’u vijnë në ndihmë në qoftë se keni menduar të bëni një rinovim interieri. Karanxha tregon tendencat më të fundit të arredimit të ambienteve të brendshme dhe detajet që mund të bëjnë ndryshimin me një kosto më të ulët të shpenzimeve, shkruan Shekulli.

Znj. Karanxha, cilat janë ato trende apo elemente novator (nëse mund të them) me të cilët mund të luajmë në këtë sezon?

Tendenca e një rimodelimi të interierit në këtë sezon është një fenomen gjithnjë e në rritje. Ka nga ato klientë, të cilët kërkojnë një arredim tërësor por të shumta janë rastet, ku klientët vijnë dhe këshillohen për një arredim që mund të ketë një kosto më pak të kushtueshme. Për sa i përket elementeve, mendoj se ngjyrat janë ato elemente me të cilin mund të guxojmë të luajmë. Në qoftë se është dëshira shumë e madhe për ta sjell pranverën dhe verën brenda shtëpisë, mund ta bëjmë duke lyer muret ndryshe.

Tendencat kryesore në nuanca është kryesisht ngjyra bojë qielli e lehtë, me pak pigment grih brenda, që të përftojmë një nuancë të ftohtë. Roza pastel dhe ngjyra krem vazhdon të jetë e pranishme dhe në këtë sezon, kjo nuk do të thotë që mund të përjashtohen ngjyrat e tjera si jeshilja, bezha apo të kafja. Marsala është ngjyra e vitit 2015, e cila është një ngjyrë e ndërmjetme mes ngjyrës hite dhe bordosë së hapur, me pak rozë brenda është një ngjyrë shumë në modë këtë vit. Ngjyra vjollcë e lehtë dhe kombinimi bardh e zi mbetet në modë dhe këtë vit, por duhet pasur kujdes që të mos teprohet.

Sa mund të guxojmë me përdorimin e ngjyrave në këtë sezon?

Zgjedh planin e banesës që e ëndërron, në Linda Premium Residence

Loja e ngjyrave është e rëndësishme, por t’i ndryshosh ngjyrat nuk është e lehtë sepse pastaj edhe elementet e tjerë duhet të jenë në harmoni me ngjyrat. Ka shumë që guxojnë me ngjyrat, por ka edhe të tjerë të cilëve u bëjmë një sugjerim që mund të bëj diferencën. Në qoftë se kanë vendosur në mur, një letër të vjetër murale, mund ta zëvendësojmë atë me një letër tjetër, ose në qoftë se nuk kanë letër fare, të shtojnë një letër murale me një tematikë të stinës. Kombinimi me ngjyrat, mund të bëhet edhe me jastëkët e vendosur në setin e kolltukëve.

Tapeti gjithashtu mund të ndryshohet, nga ai me qime të mëdha, të gjata dhe me ngjyra të forta, mund ta zëvendësojmë me një tapet me motive floreale dhe të zgjidhja duhet të jetë më e lehtë në teksturë. E rëndësishme në këtë sezon është ndryshimi i perdeve, për ata që duan realisht të përjetojnë pranverën. Duhen të vendosen perde më të holla, më transparente dhe më të çelura në nuanca, sepse vetvetiu futet më tepër dritë dielli dhe krijohet komplet një lojë tjetër dritëhijesh ndërmjet elementeve të arredimit. Nëse stili i shtëpisë është super klasik, nuk mund të vendosim për shembull perde me lule shumë ngjyrëshe, të lehta apo të stilit countri, mund të zgjedhim perde me motive damasku, por me ngjyra më të lehta ose më të holla.

Si mund ta rimodelojmë shtëpinë duke u nisur në bazë të hapësirave që kemi?

Sipërfaqja është jashtëzakonisht e rëndësishme, në arredimin e një ambienti. Është shumë e vështirë dhe sfiduese për arkitektin e interierit, që në një apartament të vogël të rimodeloj në radhë të parë të gjitha elementët funksionale dhe pastaj të bëjë dhe dizajnin. Në apartamentet me hapësirë të vogël, duhet punuar vetëm me ngjyra të hapura, qoftë në shtrimin e dyshemesë, qoftë në mure dhe sidomos në tavan, sepse në qoftë se tavani bëhet ngjyrë e mbyllur të jep përceptimin e një shtëpie e ulët.

Në këto hapësira elementët e arredimit duhet të jenë minimalist, jo me forma të lakuara, me stile barok apo harqe, pra nuk duhet të ketë fare ngarkesë. Kryesisht duhet të punohet me forma gjeometrike, minimaliste. Ajo çka është e rëndësishme të mbahet parasysh, është ruajtja e një ekuilibri mes hapësirave. Hapësirat i ndajmë në hapësira negative dhe hapësira. Hapësirë pozitive quajmë hapësirën boshe, kurse hapësirë negative quajmë atë hapësirë me element arredimi.

Cilët materiale apo tekstile janë më të preferuara?

Sa i përket materialeve, linoja është shumë e mirë të përdoret në perde, sigurisht e mbështetur gjithmonë në stil. Në qoftë se stilin e shtëpisë e kemi neoklasik, atëherë mirë do ishte të zgjidhnim një perde transparente (tafta) të hollë, ndërsa për t’iu përshtatur stilit klasik në vend të një perdeje të trashë, mund të zgjedhim një mëndafsh të lehtë pa pjesën e brendshme, i cili do të ishte shumë i pranueshëm.

Për sa i përket shtëpive me stil modern, materialet me lino janë shumë të përshtatshme, por edhe kombinimet e tjera me fije lino dhe elastani, në mënyrë që perdja të krijoj një lloj derdhje në vetvete. Grilat e drurit apo të ngjyrave e nuancave të ndryshme gjithashtu do t’i rekomandoja shumë, sepse krijohet një lojë shumë e bukur me dritëhije brenda çfarëdo ambienti qoftë.

Prekjet e vogla kudo sjellin ndryshimin e madh

Një element i rëndësishëm që bënë diferencën në të shumtën e rasteve, janë dhe aksesorët dhe objektet zbukuruese që zotërojnë një hapësirë të konsiderueshme të hapësirave në shtëpi. Por cilët janë ato aksesorë apo objekte zbukurues të cilët sjellin pamje tjetër ndryshe me një kosto më të ulët. Sipas Karanxhës, për të bërë ndryshime me kosto sa më të ulët mund të luhet me ndryshimin e elementeve dekorativ. “Nuk mund të them që të ndryshohet kolltuku i rëndë dhe të vihet diçka më e lehtë, sepse çdo gjë duhet të lidhet me stilin dhe varet nga stili. Stili mund të mbetet i pandryshueshëm, por janë elementet si tapeti, perdja, suvenirët e ndryshëm, të cilët mund të ndryshohen.

Mund të bëjmë prekje të vogla kudo dhe ndryshim mund të jetë shumë i madh. Mund të ndryshojmë një pikturë, apo qoftë heqja e fotografive që sjellin një atmosferë dimri, dhe zëvendësimi i tyre me piktura me ngjyra dhe lule bëjnë ndryshim. Këshilla më e vlefshme besoj që është arredimi nëpërmjet idesë së ndjekjes së temave. Për shembull, temën e agrumeve, ndjekja e temës së luleve apo të detit, mjafton prania e disa detajeve të tilla si: vazot me lule, një enë e mbushur me rërë apo guacka, detaje të cilat e përcjellin mjaft mirë imazhin e stinëve.

Aksesorët dhe zbukurimet

Sigurisht që edhe aksesorët zbukurues do jenë në harmoni me stilin. Tendenca reale e arredimit të një apartamenti është miksimi i stileve dhe futja e elementeve më të përzgjedhur të stileve të caktuar dhe sjellja e tyre në kohë. Stili industrial është shumë në trend.

Për sa i përket shandanëve janë kthyer shumë fuqishëm dhe shumë të stilizuar, pa shumë varje, pa shumë xhingla dhe element të stilizuar, por sigurisht duke ruajtur atë bazën e mëparshme. Përdoret shumë xhami, si xhami opak ashtu dhe ai me ngjyrë. Një shandanë mund të ketë dhe shumë ngjyra dhe rri shumë mirë. Sa i përket suvenirëve mund të kalohet nga ato vazot e rënda , ngjyrë floriri apo metalike prej bakri, të cilat kanë me ngjyra të rënda për syrin, mund të zëvendësohen në ato ngjyra transparente dhe të mbushën me lule , qofshin artificiale apo natyrale, në mënyrë që të sjellin idenë e ardhjes së pranverës.

Arredimi? Po, por më parë pyesni për çmimet

Të gjithë kanë dëshirën që të jenë në koherencë me tendencat më të fundit të arredimit të shtëpive. Por para se të bëni plane të tilla duhet të mendoheni dhe për koston. Çmimet, me të cilat operohet sot në treg kanë shifra jo të vogla. Për të bërë një arredim të pjesshëm të shtëpisë, çmimet zakonisht arrijnë vlerën deri në 15 mijë lekë për metër katror. Ndërsa për sa i përket arredimit tërësor për një apartament mund të arrijnë shifrën deri në 15000 euro (duke mos përfshirë pllakat, parketet apo tavanet e varura), arkitekti për një projekt të tillë zakonisht merr 40-45 euro për metër katror, çmim i cili mbulon vetëm projektimin dhe ndjekjen e punimeve.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending