Connect with us

Aktuale

AKP-ja shpalli shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.40

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.40.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 40 përmban 97 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin korrik 2018, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë 3 shtator 2018, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Lista e Aseteve në Likuidim nr. 40:

Njesia nr.01-Agrokultura Toka në Stançiq (Lot B) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 15068m² (1ha 50ari 68m²), në ZK Stançiç Komunën e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH IKB “MLADOST” Fi-670/89, KB Gjilan, OP “Mladost” Fi-106 /78, JUKO-MLADOST SHA PP Fi-1865/96

Njesia nr.02-Pasuria Bujqësore Toka në Prelez i Muhaxhereve (Lot B) – ofron për shitje tokën bujqësore me    sipërfaqe të përgjithshme prej 88709m² (8ha 87ari 09m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Prelez i Muhaxherve Komuna e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh „Pasuria Bujqësore“ Ferizaj Fi-650/89

Njesia nr.03-KB 1Maji Depoja në Stanishor – ofron për shitje objektin në sipërfaqe të përgjithshme prej 265.42m², në ZK dhe në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës, e cila është e përshtatshme për veprimtari afariste. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “1 Maj” Fi-246/82; Fi-401/85

Njesia nr.04-Morava Partesh Toka në Cërnicë (Lot B) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 7354m² (73ari 54m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Cërnicë, Komuna e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh “KB Morava” Partesh Fi-1609/90

Njesia nr.05-KB Komogllava Objekti në Komogllavë – Ofron për shitje objektin (P+0) me sipërfaqe të përgjithshme prej 619m², në ZK dhe fshatin Komogllavë, komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për veprimtari afariste. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Koperativa Bujqësore  “Komogllava” FI- 911/89, Fi-1607/90

Njesia nr.06-Pasuria Bujqësore Toka në Kosinë (Lot C) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 18729m² (1ha 87ari 29m²), në ZK Kosinë në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Njesia nr.07-Pasuria Bujqësore Toka në Rahovicë (Lot E) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 13506m² (1ha 35ari 06m²), në ZK Rahovicë në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh „Pasuria Bujqësore“ Ferizaj Fi-650/89

Njesia nr.08-Agrokultura Toka në Gjilan (Lot L) – ofron për shitje tokën në sipërfaqe prej rreth 2026m²  (20ari 26m²), në ZK Gjilan. Prona gjendet në vendin e quajtur Popovica afër “Varrezave të Dëshmorëve”, në Komunën e Gjilanit. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste/bujqësore. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH IKB “MLADOST” Fi-670/89, KB Gjilan,  OP “Mladost” Fi-106 /78, JUKO-MLADOST SHA PP Fi-1865/96

Njesia nr.09-Pasuria Bujqësore Toka në Pojatë (Lot B) – ofron për shitje tokën bujqësore në sipërfaqe prej 17625m² (1ha 76ari 25m²), në ZK dhe fshatin Pojatë, në Komunë të Ferizajit. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste/bujqësore.  (Depozita e ofertës: € 8,000)

Njesia nr.10-Pasuria Bujqësore Toka në Rahovicë (Lot D) – ofron për shitje tokën bujqësore në sipërfaqe prej 27365m² (2ha 73ari 65m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Rahovicë në Komunë të Ferizajit. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste/bujqësore. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh Pasuria Bujqësore Ferizaj Fi-650/89

Njesia nr.11-Agrokultura Toka ne Malishevë (Lot A) – ofron për shitje tokën në sipërfaqe prej 4133m²  (41ari 33m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Malishevë, Komuna e Gjilanit. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste/bujqësore. (Depozita e ofertës: € 4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH KBI “MLADOST” Fi-670/89, KB  Gjilan, OP “Mladost” Fi-106 /78, JUKO-MLADOST SHA PP Fi-1865/96

Njesia nr.12- Agromorava Toka ne Tankosic (Lot A) – ofron për shitje tokën bujqësore në sipërfaqe të përgjithshme prej 43844m² (4ha 38ari 44m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Tankosiç,  në Komunë të Ferizajt. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste/bujqësore.
(Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: P.I.P.P.Agromorava Fi-229/89

Njësia nr.13-Agrokultura Toka bujqësore Lushtë 3 – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 5314m² (53ari 14m²) në ZK Lushtë, Komuna Mitrovicë e Jugut. (Depozita e ofertës: €  5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92;
K.P. Agrokultura, nr. regj. biznesit: 80091117

Njësia nr.14-Çyçavica Vetëshërbimi 3304 në Prelluzhë – Kjo shitje ofron vetëshërbimin me sipërfaqe prej 120m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe bruto prej 123m², gjegjësisht neto sipërfaqe prej 110m². Lokali gjendet në fshatin Prelluzhë, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92; UNMIK Regj.80006187

Njësia nr.15-Univerzal Lokali dhe toka ndërtimore në Dren – Kjo shitje ofron lokalin dhe tokën ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme prej 325m² (3ari 25m²),  e regjistruar në certifikatën e pronës me kulturë oborr me sipërfaqe 284m²  (2ari 84m²) dhe ndërtesë 41m².  Sipas raportit nga terreni lokali ka sipërfaqe neto prej 32.20m² dhe është në gjendje të mire. Prona gjendet në ZK Dren, Komuna e Leposaviqit. (Depozita e ofertës: € 4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Universal – Leposaviq Fi-628/89; UNMIK regj.nr.80497288

Njësia nr.16-KB Leposaviq Parcelat në ZK Dubrava – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 12542m²  (1ha 25ari 42m² ), në ZK Dobrava, Komuna e Leposaviqit. (Depozita e ofertës: € 7,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Leposaviq Fi–417/88; Fi-7769/92; Fi-689/94; UNMIK regj.nr.80494688

Njësia nr.17-KB Leposaviq Toka në Sllatinë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 50399m² (5ha 3ari 99m²), në ZK Sllatinë, Komuna e Leposaviqit. (Depozita e ofertës: € 18,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Leposaviq Fi–417/88; Fi-7769/92; Fi-689/94; UNMIK regj.nr.80494688

Njësia nr.18-KB Leposaviq Toka në Vuqe – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 25879m²  (2ha 58ari 79m²), në ZK Vuqe, Komuna e Leposaviqit. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Leposaviq Fi–417/88; Fi-7769/92; Fi-689/94; UNMIK regj.nr.80494688

Njësia nr.19-Produkti Toka në Mikushnicë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 30024m² (3ha 00ari 24m²), në ZK Mikushnicë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 18,000)

Njësia nr.20-Produkt Parcela 00139-0 në Çitak – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 8300m² (83ari), në ZK Çitak, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 3,000)

Njësia nr.21-Produkt Toka në Makermal – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 20294m² (2ha 2ari 94m²), në ZK Makermal, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK regj.nr.80483651

Njësia nr.23-Elan Parcelat 00176-0 dhe 00177-0 ZK Bivolak – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 18194m² (1ha 81ari 94m²),  në ZK Bivolak, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan – Vushtrri  Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Regj.nr.80025629

Njësia nr.24-NSH Lux Lokali Afarist Rudar – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 50m².  Lokali gjendet në katin përdhesë të një objekti banimi në Tunelin e Parë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.25-NSH Lux Lokal Mishtorja 3 (Govedji But) –  Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 63.5m² e  përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve sipërfaqja është 60m².  Lokali gjendet në katin përdhesë të një objekti banimi në rrugën Kralj Petar I, në Mitrovicë Veriore. Lokali aktualisht është në qiradhënje. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh. “Lux” Fi-200/89; Fi-6273/92; UNMIK  regj.nr. 80038216

Njësia nr.26-Produkti Toka në Brojë 3 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 21384m² (2ha 13ari 84m²), ZK Brojë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 6,000)

Njësia nr.27-Produkti Toka në Brojë 4 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej  4497m² (44ari 97m²), ZK Brojë, Komuna e Skenderajt.  (Depozita e ofertës: € 1,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK regj.nr.80483651

Njësia nr.28-KB Prelluzha Parcela 00290-0 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 5306m² (53ari 6m²), ZK Prilluzhë, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: €  2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Prelluzha” Fi-904/90

Njësia nr.29-KB Prelluzha Ngastrat 0150-0, 0151-0 dhe 0159-0 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 10956m²  (1ha 9ari 56m²), ZK Prelluzhë, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Prelluzha” Fi-904/90

Njësia nr.30- KB Prelluzha Ngastra 0118-0 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 4725m² (47ari 25m²), ZK Prilluzhë, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Prelluzha” Fi-904/90

Njësia nr.31-Produkti Toka Vitak – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 4518m² (45ari 18m²) e regjistruar në njësinë kadastrale me numër: 00056-0, ZK Vitak, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK regj.nr.80483651

Njësia nr.32-Produkti Toka Klinë e Epërme 2 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 7955m² (79ari 55m²) e regjistruar në njësitë kadastrale me numër: 00647-2 dhe 01064-0, ZK Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK regj.nr.80483651

Njësia nr.33-Produkti Toka në Prellovc – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 9688m²  (96ari 88m²),  e regjistruar në njësinë  kadastrale me numër: 00017-0, ZK Prellovc, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK regj.nr.80483651

Njësia nr.34-Elan Toka në Resnik – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 19720m² (1ha 97ari 20m²)  e regjistruar në njësitë kadastrale 00341-0 dhe 00530-0, ZK Resnik, Komuna e Vushtrrisë.
(Depozita e ofertës: € 12,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan -Vushtrri Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Regj.nr.80025629

Njësia nr.35-NSHBQ Drenica Toka në Polluzhë parcela 54-0 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 11933m² (1ha 19ari 33m²), në ZK Polluzhë, Komuna e Gllogocit. (Depozita e ofertës: € 7,000)

Njësia nr.36-NSHBQ Drenica Toka në Polluzhë parcela 28-0 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 3710m² (37ari 10m²),  ZK Polluzhë, Komuna e Gllogocit. (Depozita e ofertës: € 2,000)

Njësia nr.37-NSHBQ Drenica Toka në Gllanaselë nr.1 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 7176m² (71ari 76m²), e regjistruar në njësitë kadastrale, 00216-0; 00217-0; 00218-0; 00219-0 dhe 00221-0,  ZK Gllanaselë, Komuna e Gllogocit. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
AIK “Agrokosova”; OPBQ “Drenica”; “Ferma e Brojlerëve” (1977); NShBQ “Drenica” Fi-714/89; Holding “Yuko”; DD PO Zitiste Fi-4340/93; “Yuko-Drenica” DD sa PO Glogovac Fi-3481/94, Fi-1722/96; UNMIK Regj.nr.: 80151721

Njësia nr.38: NSH Apiko – Toka në Baballoq – Kjo shitje ofron tokë bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 48506m² (4ha 85ari 06m²) që ndodhet në ZK Baballoqë, Komuna Deçan. Parcelat kadastrale kanë qasje në rrugë publike. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e asetit. (Depozita e ofertës: € 25,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Apiko Fi-158/89

Njësia nr.39-KB Bec- Parcelat nr. 1076, 1079, 1080 në Bec – Kjo shitje ofron tokën në sipërfaqe prej 3ha 60ari 74m² (36074m²) në ZK Bec, Komuna Gjakovë. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e asetit. Toka ndodhet afër magjistrales Gjakovë-Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB ”Bec“, Bec  Fi-391/90

Njësia nr.40-NSH Ereniku PP-Toka në Qabrat – përfshinë  tokën me sipërfaqe 56ari 69m² (5669m²) në ZK  Gjakovë Jashtë Qytet, Komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ekziston ndonjë kontratë për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KBI “Ereniku – NSH Prodhimtaria Primare” Gjakovë Fi-460/89, Fi-198/90

Njësia nr.41-KB Liria Toka Bujqësore në Berkovë – Kjo shitje ofron tokën në sipërfaqe prej 1ha 53ari 76m² (15376m²) në ZK Berkovë, Komuna Klinë. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e asetit. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
K.B. “25 Maj”, Budisalc Fi-593/89; O.P. “Malishgan” – OBPB “Malishgan”, Budisalc Fi-265/90

Njësia nr.42-NPB Malishgani-Toka bujqësore në Zllakuqan – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe 4ha 3ari 59m² (40359m²) në ZK Zllakuqan, Komuna Klinë. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e asetit në shitje. (Depozita e ofertës: € 20,000)

Njësia nr.43-NPB Malishgani Parcelat nr. 158-54, 158-55 në Zllakuqan – përfshinë  tokën bujqësore me sipërfaqe 93ari 65m² (9365m²) në ZK Zllakuqan, Komuna Klinë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.44-NPB Malishgani -Parcelat 244-1, 245-4 në Dranashiq – Kjo shitje ofron tokën në sipërfaqe 1182m² (11ari 82m²)  në ZK Dranashiq, Komuna Klinë. Nuk ka ndonjë kontratë për përdorim të pronës.
(Depozita e ofertës: € 1,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgan Klinë, Fi-265/90

Njësia nr.45-Toka bujqësore në Videjë – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe 14ari 25m² (1425m²) në ZK Videjë, Komuna Klinë. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e asetit. (Depozita e ofertës: € 1,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Bujqësia, Pejë; NP KBI “Dushan Mugosha – Duq p.s.p.”, Pejë Fi-525/89

Njësia nr.46-Tokë Bujqësore në Zallq 2 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 1ha 2ari 48m² (10248m²) në ZK Zallq, Komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Gurrakoci”, Istog; NBPTSh “Buduqnost”, Istog Fi-656/89

Njësia nr.47-Tokë Bujqësore në Zallq 5 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 44ari 68m² (4468m²) në ZK Zallq, Komuna Istog. Nuk ka ndonjë kontratë për përdorimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 2,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Gurrakoci”, Istog; NBPTSh “Buduqnost”, Istog Fi-656/89

Njësia nr.48-Toka Bujqësore në Jashanicë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 1ha 43ari 65m² (14365m²) që ndodhen në ZK Jashanice, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NPB “Malishgan”, Klinë Fi-256/90

Njësia nr.49-KB Bec Prona në Lipovec – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe 10ari 3m² (1003m²) si dhe dy objekte me sipërfaqe të përgjithshme 455m² (426m² sipas matjeve në terren). Objektet janë të vjetra dhe në gjendje jo të mirë. Prona ndodhet në fshatin Lipovec, Komuna Gjakovë. Aktualisht, prona është e dhënë me qira.
(Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec  Fi-91/90

Njësia nr.50-KB Bistrica Ngastra 59-1 në Drenoc – kjo shitje ofron tokën në sipërfaqe 2ha 18ari 70m² (21870m²) në ZK Drenoc, Komuna Klinë. Toka nuk ka qasje në rrugë publike. Nuk ka ndonjë kontratë për përdorim të pronës. (Depozita e ofertës: € 13,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ‘’Bistrica’’, Drenoc, Klinë

Njësia nr.51-KB Istog Tokë Bujqësore në Istog – ofron për shitje tokën bujqësore  me sipërfaqe 1ha 41ari 77m² (14177m²) në ZK  Istog, Komuna Istog.  Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Istogu”, Istog Fi-644/89

Njësia nr.52-KB Kooperimi Toka në Vitomiricë – ofron për shitje tokën bujqësore në sipërfaqe 3ha 89ari 82m² (38982m²) në ZK Vitomiricë, Komuna Pejë. Prona ka qasje në rrugën publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Ndërmarrja Kooperimi me p.p. – Ndërmarrja e Përbërë KBI “Dushan Mugosha – Duç” në Pejë Fi-573/89

Njësia nr.53- KB Shtupel Tokë Bujqësore Kërrnicë 3– ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe 2ha 58ari 01m² (25801m²) në ZK Shtupel, fshati Kërrnicë, Komuna Klinë. Vetëm ngastra nr.435 ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Shtupel”, Shtupel, Klinë Fi-170/91

Njësia nr.54-Flora Tokë Bujqësore Metehi – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 10692m² (1ha 6ari 92m²). Ngastrat gjenden në ZK Metehi, Komuna e Podujevës. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Flora” Kerpimeh Fi-29/91, ZZ “Kerpimej” Regj. Biz. UNMIK 80119674

Njësia nr.55-KB Liria Tokë Bujqësore Bërnicë e Poshtme II – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 72845m² (7ha 28ari 45m²) në ZK Bërnicë e Poshtme, Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 30,000)

Njësia nr.56-KB Liria Tokë Bujqësore Bërnicë e Poshtme III – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 18028m² (1ha 80ari 28m²) në ZK Bërnicë e Poshtme, Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh KB “Liria” Bardhosh, Prishtinë Fi-1608/90; 80077238 UNMIK

Njësia nr.57-Ratar Tokë Bujqësore Çagllavicë I – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 4204m² (42ari 04m²) ZK Çagllavicë, komuna Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 4,000)

Njësia nr.58-Ratar Tokë Bujqësore Çagllavicë II – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 12706m² (1ha 27ari 6m²) në ZK  Çagllavicë, komuna Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 12,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”), Fi-809/89

Njësia nr.59-KB Shtime Tokë Bujqësore Rashincë II – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej  13216m² (1ha 32ari 16m²) në ZK Rashincë, Shtime. (Depozita e ofertës: € 4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “KB Shtime” Shtime Fi-663/89

Njësia nr.61-KHT Kosova Toka Mazgit –  Kjo shitje ofron  tokë  me sipërfaqe të përgjithshme prej  1000m² (10ari), në ZK Mazgit, Obiliq. (Depozita e ofertës: € 1,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PSH “Sloga” Fi–821/89 nr.reg.biz. 80084927 UNMIK

Njësia nr.62-KB Liria Tokë Bujqësore Bërnicë e Poshtme I – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të  përgjithshme prej 7165m² (71ari 65m²) në ZK Bërnicë e Poshtme,  komuna Prishtinë.
(Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.63-KB Liria Tokë Bujqësore Breznicë I – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 51600m² (5ha 16ari), ZK Breznicë, Komuna Obiliq. (Depozita e ofertës: € 8,000)

Njësia nr.64-KB Liria Tokë Bujqësore Breznicë II – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 73289m² (7ha 32ari 89m²), ZK Breznicë, Komuna Obiliq. (Depozita e ofertës: € 13,000)

Njësia nr.65-KB Liria Tokë Bujqësore Breznicë III – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 80498m² (8ha 04ari 98m²) ZK  Breznicë, Komuna Obiliq. (Depozita e ofertës: € 14,000)

Njësia nr.66-KB Liria Tokë Bujqësore Breznicë IV – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 17867m² (1ha 78ari 67m²), ZK  Breznicë, Komuna Obiliq. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.67-KB Liria Tokë Bujqësore Breznicë V –  Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 67034m² (6ha 70ari 34m²), në ZK Breznicë, Komuna e Obiliq. (Depozita e ofertës: € 12,000)

Njësia nr.68-KB Liria Tokë Bujqësore Breznicë VI – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 14541m²  (1ha 45ari 41m²), në ZK Breznicë, Komuna e Obiliq. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh KB “Liria” Bardhosh, Prishtinë Fi-1608/90; 80077238 UNMIK

Njësia nr.70-Urata Lokali nr. 98– Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 111m² dhe objektin dy katësh P+1  me sipërfaqe 170m² sipas matjeve në terren, i cili gjendet në rr. Edmond Hoxha, afër parkut të qytetit në Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh “VOCAR”, Prishtinë Fi-723/89; Fi-5844/92; UNMIK Reg.no. 80243146

Njësia nr.71-Gërmia Shitorja nr.123 – Kjo shitje ofron lokalin afarist i cili përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 65.03m². Lokali afarist gjendet në katin përdhes të objektit shumëkatësh  banimi  SU-1/5 L-2, lokali nr. 6 në Lagjen Dardania në Prishtinë.  Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi. (Depozita e ofertës: € 13,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “Gërmia“ Fi-676/89; D.O.O “Yumko-Grmija” Fi-417/93; NT “Gërmia” UNMIK Reg. Nr. 80033214

Njësia nr.72-KB Drita Tokë Bujqësore Hërticë – Kjo shitje ofron tokë bujqësore me sipërfaqe prej 10583m² (1ha 05ari 83m²) në ZK Herticë, Komuna Podujevës. Toka është e mbjellur me kultura njëvjeçare. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh. O.P. KB “Slloga” Podujevë; KB “Drita” ne Sfeqel Fi-563/85; Fi-941/90

Njësia nr.73-KB Drita Tokë Bujqësore Balloc IV – Kjo shitje ofron tokë bujqësore me sipërfaqe prej 1299m²  (12ari 99m²) ZK Balloc, Komuna e Podujevës. Toka është e mbjellur me kultura njëvjeçare. (Depozita e ofertës: € 1,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. O.P. KB “Slloga” Podujevë; KB “Drita” ne Sfeqel Fi-563/85; Fi-941/90

Njësia nr.74-KB Flora Tokë Bujqësore Revuq – Kjo shitje ofron  tokë bujqësore me sipërfaqe prej 3127m² (31ari 27m²) në ZK Revuq, komuna Podujevë. Toka/ngastra është e parrethuar dhe shërben si kullosë për bagëtitë e fermerëve lokal. (Depozita e ofertës: € 1,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Flora” Kerpimeh Fi-29/91, ZZ “Kerpimej” Regj. Biz. UNMIK 80119674

Njësia nr.75-KB Drita Tokë Bujqësore Surkish I – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 5059m² (50ari 59m²) në ZK Surkish, në regjionin e Podujevës. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh. O.P. KB “Slloga” Podujevë;  KB “Drita” ne Sfeqel Fi-563/85; Fi-941/90

Njësia nr.76-NSH Lavërtari-Blegtori – Tokë Bujqësore në Lubizhdë 9 – ofron për shitje tokën që e përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 32398m² (3ha 23ari 98m²), me kulturë arë e kl.4 që ndodhet në ZK Lubizhdë, Komuna Prizren. (Depozita e ofertës: € 30,000)

Njësia nr.77-NSH Lavërtari-Blegtori – Tokë Bujqësore në Trepetincë 1 – ofron për shitje tokën që e përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 30989m² (3ha 09ari 89m²), me kulturë arë e kl.4 që ndodhet në ZK Trepetincë, Komuna Prizren. (Depozita e ofertës: € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIK “Progres-Export”-”Ratarstvo” sa P.O Dusanovo,
“Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo “ Fi-698/89; Fi-7337/92

Njësia nr.79-NBI Rahoveci Prona në Retijë 4 – Prona ofruar në tender me sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 01ari 82m² (20182m²), në ZK Retijë, Rahovec. (Depozita e ofertës:  € 12,000)

Njësia nr.80-NBI Rahoveci Prona në Retijë 6 – Prona ofruar në tender me sipërfaqe të përgjithshme prej 52ari 76m² (5276m²), në ZK Retijë, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NBI/PIP“Orvin”Orahovac -Fi-492/89; Fi-1764/92

Njësia nr.81-NBI Rahoveci Prona në Retijë 7 – Prona ofruar në tender me sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 62ari 21m² (36221m²),  në ZK Retijë -Rahovec. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NBI/PIP“Orvin”Orahovac -Fi-492/89; Fi-1764/92

Njësia nr.82-NSH Zadruga Shtërpcë – Tokë bujqësore në Biti të Epërme 3 – Ofron për shitje tokën në ZK Biti e Epërme, komuna Shtërpce, me sipërfaqe të përgjithshme prej 58530m² (5ha 85ari 30m²), me kulturë kullosë e kl.5. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
DP“Zadruga Štrpce”, Štrpce Fi-56/90

Njësia nr.84-NSH Zadruga Shtërpcë- Tokë bujqësore Biti e Epërme 5 – Ofron për shitje tokën në ZK Biti e Epërme, komuna Shtërpce, me sipërfaqe të përgjithshme prej 66357m² (6ha 63ari 57m²), me kulturë kullosë/livadh i kl.5. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
DP“Zadruga Štrpce”, Štrpce Fi-56/90

Njësia nr.85-Shitorja në fshatin Mlikë – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 70m², që ndodhet në fshatin Mlikë, ZK Mlikë, Komuna e Dragashit dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+1). Nuk ka dokumente të pronësisë për këtë aset të NSH-së, në dispozicion është fatura e tatimit në pronë e KK, lista e pronave të NSH-së si dhe Kontrata e qiradhënies në mes NSH-së dhe palës së tretë. Toka ku ndodhet shitorja NUK është pjesë e kësaj shitje. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.87-NBI Rahoveci Prona në Xërxe 1 – Prona ofruar në tender përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 78ari 04m² (17804m²)  me kulture arë  kl.5, 6, në ZK Xërxë, Rahovec.
(Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.88-NBI Rahoveci Prona në Drenoc 4 – Prona ofruar në tender përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 79ari 33m² (7933m²), me kulturë arë dhe kullosë kl.6 në ZK Drenoc, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 2,000)

Njësia nr.89-NBI Rahoveci Prona në Drenoc 5 – Prona ofruar në tender  përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 57ari 37m² (5737m²), me kulturë kullosë dhe arë kl.5,6 në ZK Drenoc, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBI/PIP “Orvin”Orahovac – Fi-492/89; Fi-1764/92

Njësia nr.90-DP Zadruga Shtërpcë – Tokë bujqësore Vrbeshticë 3 – ofron për shitje pronën  me  sipërfaqe të përgjithme prej 38903m² (3ha 89ari 3m²), në ZK Vërbeshticë, Komuna Shtërpcë. Vërejtje: Në kuadër të pronës është identifikuar një objekt/kasolle (e ndërtuar rreth viteve të 90’ta) me rreth  46m², i cili është konstruksion i fortë (i ndërtuar me gurë), objekt i papërfunduar dhe vetëm e ka pllakën mbi përdhesë, ndërsa nuk ka kulm, dyer dhe dritare. Objekti është i pashfrytëzuar nga palët e treta dhe nuk i bartet blerësit. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
DP“Zadruga Štrpce”, Štrpce Fi-56/90

Njësia nr.91-NBI Rahoveci Prona në Hoqë të Vogël 3 – Prona ofruar në tender  përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 16ari 34m² (11634m²), me kulturë vreshtë dhe kulosë kl.2,3 në ZK Hoqë e Vogël, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 3,000)

Njësia nr.92-NBI Rahoveci Prona në Hoqë të Vogël 4 – Prona ofruar në tender përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 9ari 8m²  (20908m²), në ZK Hoqë e Vogël, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NBI/PIP “Orvin”Orahovac – Fi-492/89; Fi-1764/9

Njësia nr.93-NBI Suhareka Toka bujqësore në Gjinoc 2 – ofron për shitje tokën bujqësore që ndodhet në ZK Gjinoc, komuna e Suharekës, në sipërfaqe të përgjithshme prej 15922m² (1ha 59ari 22m²). (Depozita e ofertës: € 15,000)

Njësia nr.94-NBI Suhareka Toka bujqësore në Gjinoc 5 – ofron për shitje tokën bujqësore që ndodhet në ZK Gjinoc, Komuna e Suharekës, me sipërfaqe të përgjithshme  prej 28307m² (2ha 83ari 7m²), me kulturë arë e kl.4. Prona nuk është në shfrytëzim. (Depozita e ofertës: € 26,000)

Njësia nr.95-NBI Suhareka Prona në Grejkoc 2 – ofron për shitje tokën bujqësore që ndodhet në ZK Grejkoc, Komuna e Suharekës, me sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 62ari 87m² (36287 m²), me kulturë arë e kl.5. Prona nuk është në shfrytëzim. (Depozita e ofertës: € 33,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIP “Suva Reka” Fi-232/89; PIP “PKB Metohijavino” Fi-1765/92

Njësia nr.96-NB Mirusha Prona në Damanek– Prona ofruar në tender  përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 64ari 92m² (16492m²) në ZK Damanek, komuna Malishevë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PP Mirusha Malisheva/Malisevo, Fi-514/89 – 30.12.1989

Njësia nr.97-NBI Suhareka Parcela në Sallagrazhdë 1284-0 – ofron për shitje tokën bujqësore në ZK Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës, me sipërfaqe të përgjithshme prej 6ari 19m² (619m²), me kulturë kullosë e kl.5. Prona nuk është në shfrytëzim. (Depozita e ofertës: € 500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIP “Suva Reka” in 1989, Fi-232/89 dhe PIP “PKB Metohijavino” in 1992, Fi-1765/92

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending