Aktuale
Kastrati: Në parim morëm mbështetjen e MTI-së për zonën ekonomike në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pritur sot në takim ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, Bajram Hasanin.
Më këtë, Kastrati tha se në parim u dakorduan për zonën ekonomike të Kamenicës, investimi në të cilën po mendohet të fillojë qysh në vitin që vjen, me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kamenicës si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
“Ne sot në komunën e Kamenicës patëm kënaqësinë që në vizitë e patëm ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ne e falënderojmë shumë për këtë bashkëpunim dhe për gatishmërinë në parim që kemi me avancu sa më shumë këtë bashkëpunim. Ne e njoftuam në përgjithësi ministrin, për gjendjen se si është Kamenica dhe si janë trendët e para luftës dhe pasluftës dhe gjëra të tjera. Tash interesimi i Ministrisë është me i ndihmu sa më shumë prodhuesit vendor dhe gjë që është dhe ndikon direkt në zhvillimin e komunës së Kamenicës sepse komuna e Kamenicës veçanërisht bujqësinë edhe prodhimin e ka pasur më të mirë edhe në të kaluarën gjë e cila është diçka për të cilën duhet të angazhohemi të gjithë për të ardhmen”, ka thënë Kastrati, transmeton kp.
Kryetari i Kamenicës po ashtu tha se janë duke vendosur në mes të dy hapësirave sa i përket zonës ekonomike të Kamenicës për të cilën po ashtu tha se mori mbështetjen e ministrit Hasani, në parim.
“Por gjithashtu diskutuam me ministrin për çështjen e zonave ekonomike sepse ne jemi një prej komunave ku jemi shumë afër korridorit të tregjeve të Evropës edhe diskutuam dhe arritëm që në parim do ta kemi mbështetjen e Ministrisë dhe tash mbetet tek komuna që në aspektin procedural të bëjë kërkesat dhe jemi në mes të dy hapësirave në komunë tonë se cila do të jetë më e përshtatshme dhe me potencial më të madh me u zhvilluar por ministri në parim na tregoi që e ka gatishmërinë dhe dëshirën dhe çka i takon Ministrisë do ta mbështes komunën e Kamenicës kështu që në ditë në vijim ne si komunë kemi me ndjek procedurat sa i përket aspektit shpronësimit me i bo kërkesat e nivelit qendror e të gjitha të tjerët….”, ka thënë Kastrati.
Ministri Hasani në anën tjetër shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të mbështetur prodhuesit vendor në Kamenicë si dhe për të krijuar hapësirë të bizneseve dhe krijuar vende të reja ë punës.
“Ramë dakord me kryetarin që ta vendosim hapësirën sepse janë dy si e biseduam dhe të na bien dokumentacionin që të fillojmë me fazën e shpronësimit dhe me fazën e shpalljes domethënë si zonë ekonomike, po besojmë që nëse ecin procedurat ne si MTI zotohemi që gjatë vitit 2019 edhe do të fillon ndoshta investimi në këto, nëse na shkojnë gjithë hapat në rregull, kjo është një lajm i mirë i Kamenicën është një lajm i madh sepse bizneseve e ju mundësohet, natyrisht kjo zonë krijon vende pune, në momentin që u ipet hapësirë bizneseve dhe zhvillojnë veprimtarinë krijon vende pune. [05:18] ju e dini që eksporti dhe importi te ne është shumë në gjendje të keqe dhe po mundohemi që të përgatisim kompanitë dhe bizneset tona për të përgatitur për tregun evropian që të jemi konkurrent me vendet e rajoni”, ka thënë ai.
