Connect with us

Aktuale

“Soliterat” e Prishtinës të zhveshur e për marre

Published

on

Që nga viti 1963, kur u ndërtuan, për dekada me radhë ishin më “kryelartat” dhe qiellgërvishëset në qytetin që kishte shpresë për planifikim urban. Përveç të larta, “soliterat” në lagjen Ulpiana të Prishtinës ishin objektet me pamjen më të veçantë që ua jepte llamarina e përdorur në fasadën e jashtme. Por, tash e disa vjet ata janë dëmtuar, e askush nuk po investon në solitera.

Kushtrim Hajzeri

Edhe pse dikur i jepnin jetë Prishtinës me fontanën në mes dhe vet soliterat si gardianë rreth e rrotull, si pjesë të lagjes Ulpiana, ata sot janë pa shpresë. Të zhveshur, cfilitur, venitur dhe për marre rrijnë duke parë kah ndërtesat e reja që duken sikur botë tjetër.

Fasada e jashtme prej llamarine është dëmtuar e ka filluar të bie nga katet e larta, duke rrezikuar kalimtarët e rastit. Të tri objektet kanë filluar të zhvishen nga fasada, duke shfaqur materialin izolues të objekteve.

Banorët veç e veç kursehen të flasin publikisht. Muhabetçe tregojnë se vërehet brenda banesave dallimi që nga rënia e llamarinave, pasi ato sado-kudo kanë përbërë një shtresë izolimi. E pronarët e dyqaneve pohojnë pa u menduar dy herë se janë rrezikuar nga rënia e llamarinave nga lartësitë e mëdha. Disa herë ka ndërhyrë edhe ekipi i zjarrfikësve që të evitojnë rreziqe.

Mirëpo, dëmtimi nuk filloni tash dhe nuk është “taze”. Ai po vazhdon e po plaket tash e disa vjet. E, përpjekjet për të bërë diçka për renovimin e tyre kishin filluar që nga viti 2013. Premtimet se do të investohet nuk kishin munguar. Por, tani institucionet gjithçka po ua lënë në dorë banorëve të këtyre ndërtesave, e këta të fundit nuk po kanë mundësi të bëjnë diçka për këtë objektet që i kanë në bashkëpronësi.

Banorët e  këtyre objekteve, përmes përfaqësuesve të tyre kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Prishtinës, por që nuk po gjejnë bashkëpunim.

Njëri nga këta përfaqësues, Sejdi Berisha ka treguar për Ndërtimi.info për përpjekjet e tyre. Sipas tij vështirësi po kanë të arrijnë bashkëpunim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Në kohën e fushatës secili ka bërë premtime. Shepnd Ahmeti ka thënë se nuk është puna jonë. Kjo punë është kaherë. Komuna duhet të ketë një interesim më ta madh për këto ndërtesa. Ne do të kërkojmë një takim me kryetarin Shpend Ahmeti, por ai me të vërtetë është i zorshëm për bashkëpunim. Herën e parë kur ka kandidu për kryetar të Prishtinës ka premtuar se do të merret më këtë çështje, por ai shumë ka premtu e s’ka bë asgjë. Takimin e fundit e kemi pas para një viti”, tregoi ai.

Në anën tjetër, komuna e Prishtinës është thirrur në Ligjin për ndërtesat në bashkëpronësi, në bazë të së cilit edhe banorët duhet të përfshihen në investime.

“Ndërtesat e banimit kolektiv ne Ulpiane trajtohen me ligjin nr 04/L-134 për ndërtesat e banimit ne bashkëpronësi. Me këtë ligj rregullohen të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës në lidhje me shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve, hapësirave dhe pajisjeve të përbashkëta të ndërtesës – bashkëpronësinë në ndërtesë”, është përgjigjur Komuna e Prishtinës për Ndërtimi.info.

Ndërsa, ky ligj, në nenin 5 të tij,  specifikon elementet e bashkëpronësisë. Sipas këtij ligji duhet të “Elementet e bashkëpronësisë të ndërtesës në bashkëpronësi janë të gjitha elementet përveç njësive individuale dhe përfshijnë :

2.1. konstruksionin mbajtës të ndërtesës (themelet, muret masive, shtyllat, konstruksionin

mes katesh, të kulmit kulmet e pjerrëta dhe të rrafshëta);

2.2. mbulesën e kulmit (izolimin, tjegullat, dhe të ngjashme);

2.3. kulmet e rrafshëta, të shfrytëzueshme dhe të pashfrytëzueshme;

2.4. fasadat e ndërtesës, dera hyrëse dhe dritaret e hapësirave të përbashkëta;

2.5. punimet e llamarinës së kulmit dhe punimet tjera”, thuhet në këtë nen.

Sa i përket administratimit të objektit dhe investimeve, ligji parasheh që të themelohet Shoqata e Pronarëve dhe përmes saj të rregullohen çështjet.

“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje : 3.1. çdo shpenzim i përbashkët lidhur me mirëmbajtjen, riparimin, ose zëvendësimin e një elementi të bashkëpronësisë për përdorim të veçantë do të taksohet ndaj njësive të cilave ai element i përbashkët i shërben, në mënyrë të barabartë, ose në çfarëdo proporcioni tjetër të cilin e parasheh marrëveshja”, thekson neni 37 i këtij ligji.

Duke u thirrur në këtë ligj, sipas përfaqësuesit të banorëve Sejdi Berishës. Komuna e Prishtinës ka kërkuar që investimi të bëhet nga 50 për qind nga të dyja palët. Por që të arrihet kjo, ai po sheh vështirësi.

“Shpendi është lidh se është ligji dhe duhet të investohet bashkë. Por, si ashtu kur nuk është e mundur me mbledh pare prej banorëve. Por, është mundësia që 50% të mjete të gjenden me donatorë. Komuna duhet ta bëjë elaboratin me ekspertë të vetë, pastaj të bëhet llogaria”, shtoi Berisha.

Ndihmë nga Komuna ka kërkuara edhe Bashkësia Komunale në Ulpianë. E, as nga këta nqë nga viti 2013 nuk arritën sukses.

Kryteari i kësaj bashkësie, Muhamet Nuraj ka akuzuar të parin e Prishtinës për se po gënjejnë.

“E kemi ngrit si çështje disa herë. Ka ardhë edhe Shpendi tri-katër herë.  Gjithmonë vetëm kanë premtuar. Nuk mund ta shoh shpendi duke rrejt, shumë është i papërgjegjshëm, nuk e mban fjalën. Ai thotë nesër filloj, nesër filloj. Mendon se kryetarët e bashkësive lokale ia kryejnë punët. Ka qenë në vitin 2013, 2015 edhe një herë ka qenë një përfaqësues i tyre”, u shpreh ai.

Nurja, i cili për dy mandate ishte asamblist në Prishtinë, theksoi se kishin hartuar një projekt për renovim të “soliterave” por që ai ka mbetur në Zyrën e Prokurimit të Komunës, pasi ende ka mbetur në fazën e vlerësimit.

Projekti, i cili ishte bërë në fund të mandatit të Isa Mustafës, ishte paraparë të kushtonte 50 mijë euro.

Edhe pse fasadimi i jashtëm i objekteve në bashkëpronësi nuk është në kompetencë të Ndërmarrjes Publike Banesore, ky institucion po shpreh interesim që në të ardhmen të investojë në ”solitera”.

“Në këtë faze NPB nuk e ofron shërbimin e  fasadimit të jashtëm të ndërtesave ne bashkëpronësi, mirëpo planifikojmë që gjate gjysmës së dytë te vitit të ardhshëm të fillojmë projektin për ruajtjen e energjisë me ç’rast përfshinë edhe izolimin dhe fasadimin e ndërtesave në bashkëpronësi dhe si rrjedhojë e kësaj shpresojmë se do të gjejmë bashkëpunim me bashkëpronarët e ndërtesave te quajtura “ soliterat” ne lagjen Ulpiana”, kanë thënë nga NPB-ja për Ndërtimi.info.

Edhe nga Zyra për Informimi e kësaj ndërmarrje thonë se janë realizuar disa takime me përfaqësues të Komunës për këtë çështje, por që nuk është gjetur mundësia për financim të intervenimeve në këto objekte./Ndërtimi.info/

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending