Arkitekturë
Salla sportive më e veçantë për nga mënyra se si është ndërtuar [foto]
Salla sportive “Bamboo” për Panyaden International School në Tajlandë kombinon dizajnin modern organik, inxhinierinë e shekullit 21 dhe një material natyral i quajtur “bambu”.
Dizajni i kësaj salle sportive erdhi me frymëzim nga natyra, duke pasur për bazë lulen. Shkurtesa ishte të ndërtonte një sallë që duhet të ishte mjaft e madhe për të mbajtur kapacitetin e parashikuar prej 300 nxënësve, por ende integrohet mirë me ndërtesat e mëparshme prej dheu dhe bambu të shkollës, si dhe peizazhin natyror kodrinor të zonës.
Ky objekt përveç se u ndërtua për nevojat dhe kërkesat e banorëve të Tajlandës, u ndërtuar po ashtu edhe për të kompletuar aksionin “Misioni i Gjelbër”.
Salla mbulon një sipërfaqe prej 782 m², ku përfshihen salla për basketboll, volejboll si dhe aktivitet e tjera sportive. Sfondi i skenës është muri i përparshëm i dhomës së magazinimit për pajisjet sportive dhe dramatike. Gjithashtu ballkonet ofrojnë hapësirë për prindërit dhe vizitorët e tjerë për të vëzhguar ngjarje sportive ose shfaqjet të cilat mbahen aty.
Dizajni dhe materiali mundësojnë një klimë të ftohtë dhe të këndshme gjatë gjithë vitit përmes ventilimit natyror dhe izolimit. Në të njëjtën kohë, struktura e ekspozuar e “bambu” është një festë për syrin dhe një ekspozitë artizanale mjeshtërore.
Salla u krijua me ndihmën e dy inxhinierëve të pavarur për standardet e sigurisë moderne të ngarkesave, forcave të prerjes etj., për t’i bërë ballë erërave lokale, shpejtësive të tërmeteve dhe të gjitha forcave të tjera natyrore.
Dizajni i ri strukturor bazohet në rreshtat bambu të parafabrikuara të zhvilluara rishtazi me një hapësirë prej mbi 17 metrash pa përforcime ose lidhje të çelikut. Këto trupa u ndërtuan në vend dhe u ngritën në pozitë me ndihmën e një vinçi.
Kjo lloj salle sportive u ndërtua në mënyrën më të mirë të mundshme duke ruajtur ambientin. E në këtë formë ka eliminuar përdorimin e betonit apo edhe materialeve të tjera të tilla që do ta dëmtonin ambientin, në këtë ndërtim nuk janë përfshirë kimikate toksike. Periudha e jetesës së sallës së “bambu” pritet të jetë së paku 50 vjet.
Salla është e rrethuar nga një ambient jashtëzakonisht i mirë me një hapësira të gjelbërta kudo rreth saj dhe një liqen aty pari që jep një pamje mahintëse.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login