Aktuale
Ahmeti tregon cilat rrugë do të asfaltohen

Komuna e Prishtinës përmes një konference për media kanë treguar rrugët që i kanë përfunduar gjatë vitit 2018, ato që janë duke u realizuar dhe planet për vitin 2019.
Drejtori i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka folur për punët që janë kryer deri në këtë periudhë të vitit 2018 e po ashtu ato që janë duke u realizuar.
Më poshtë gjeni disa nga rrugët që janë sanuar, që Mehmeti ka treguar që janë realizuar nga komuna:
“Kemi bërë sanimin dhe asfaltimin e rrugës Fehmi Lladrovci. Punimet kanë përfunduar para afatit kohorë që është paraparë. Është bërë ndërtimi i disa rrugëve me kubëza betoni në Hajvali.
-Ndërtimi i rrugës në fshatin Barilevë.
-Ndërtimi i rrugëve dhe i kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën Bajram Bahtiri-Prishtinë.
-Rindërtimin dhe zgjerimin e rrugës në disa fshatra të komunës së Prishtinës.
-Sanimi i dyshemesë në sheshin Adem Jashari, 9 ditë para afatit kanë përfunduar punimet.
– Ndërtimi i sheshit “Adem Jashari”, i cili do përurohet gjatë ditës së nesërme, në orën 19:00.
-Rregullimi oborreve të objektit me banim social në Hajvali, ku ka përfunduar ndriçimi, rrugët me kubëza.
-Ndërtimi i rrugëve në fshatin Hajkobillë.
-Ndërtimi i rrugës Rumanishtë-Siqevë
-Ndërtimi i disa rrugëve në fshatin Trudë, me kubëza dhe asfalt.
-Ndërtimi i kolektorit në Hajvali.
-Rregullimi i shkallëve në lagjen Arbëria (shkallët e Dragodanit), kemi hyrë në fazën përfundimtare. Do të ketë një panoramë ku shihet Prishtina, do të jetë e lartë 10 metra.
-Po bëjmë ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendrore.
-Ka përfunduar ndërtimi i rrugës Barilevë-Besi
-Renovimi i stadiumit të Qytetit të Prishtinës, ku komuna ka participuar me një pjesë të financimit. Ky stadium ka kaluar në pronën e komunës së Prishtinës.
-Së shpejti përfundon rruga edhe në “Hajdar Dush”. Ky investim është bërë me kërkesën e banorëve.
-Në lagjen Kalabria na ka mbetur një pjesë e papërfunduar e rrugës për shkak të kontesteve pronësore, shpersojmë që shumë shpejt do përfundojë edhe ajo.
– Jemi duke bërë ndërtimin e rrugës Richard Hollbrook, sipër “Albi Mall”.
-Ndërtimi i rrugës paralele me rrugën BE. Kanalizimi fekale dhe atmosferik.
-Prioritet janë vendbanimet me më së shumti banorë.
-Ndërtimi i rrugës ka përfunduar në Prapashticë”.
