Connect with us

Aktuale

Miratohen leje për 8 HEC-e të reja

Published

on

Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës duke miratuar një numër rekord vendimesh, plot 28 të tillë.

Në ndryshim nga herët e fundit ku projektet më të rëndësishme kanë qenë të orientuara për ndërtime të reja në kryeqytet apo fshatra turistikë këtë herë nuk ka pasur asnjë të tillë. Rekordin këtë herë e mbajnë lejet e reja për hidrocentrale rreth 8 të tilla, disa investime të rëndësishme në energji dhe infrastrukturë si dhe planet të detajuara për zona me rëndësi kombëtare si pjesa mes Karavstasë dhe lumit Seman apo ajo e Drilon-Tushemisht.

Po kështu në rend dite ishte edhe plani kombëtar për sektorin e gazit si dhe ndryshimi i projektit për investimin e portit në Porto Romano.

Vendimet e miratuara në KKT

Për Shpalljen e Zonave me Përparësi Zhvillimin e Turizmit në Territorin e Republikës së Shqipërisë, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

  1. Për miratimin e Planit Kombëtar për Sektorin e Gazit (Master Planit të Sektorit të Gazit për Shqipërinë), me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
  2. Për miratimin e Planit të Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe lumit Seman, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
  1. Për miratimin e Nismës për hartimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare Drilon – Tushemisht, me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
  1. Leje Zhvillimi për zonën e Bulevardit, Parkut Qendror dhe Lumit të Tiranës, Bashkia Tiranë, me propozim të Bashkisë Tiranë.
  1. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks i Ri Rezidencial i Stafit Diplomatik të Ambasadës së Kuvajtit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri.
  1. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Urës së Drojës, me vendndodhje mbi lumin e Drojës, Thumanë, Bashkia Krujë dhe Bashkia Kurbin”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Nënstacion 110/35/20 kV Arras dhe linjë elektrike 110 kV”, Bashkia Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydro Seta” sh.p.k.
  3. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rrjeti shpërndarës 20 kv nga Nënstacioni 110/20 kv Fieri i Ri Fiderat 10 deri 12 dhe Nënstacioni 110/20 kv Fieri 2

Fiderat M1 deri M10, me vendndodhje në Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

  1. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i dy fiderave të ri kabllor

fideri F9 dhe fideri F10 me izolacion 20kv, kabinat, rrjeti TU me kabllo me

vetëmbajtje ABC nga Nënstacioni  zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

  1. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i rrjetit 20kv në Vrrinë, me kabina të reja dhe rrjet TU” me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subject zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.
  2. Leje Zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksion i objekteve të tjerë ekzistues, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
  3. Leje Zhvillimi për rikualifikimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, rikualifikimi i qendrës së Shirokës dhe restaurimi i fasadave ekzistuese Shirokë, me

subjekt zhvillues Bashkia Shkodër.

  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së ish Kirurgjisë, në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli”, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Estakada me tunelin që lidh Repartin e Kirurgjisë së Vjetër me Repartin e Kirurgjisë së re”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i ndërtesave të Universitetit Politeknik të Tiranës”, me subjekt zhvillues Universitetin Politeknik të Tiranës.
  4. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Plepi”, në përroin e Plepit, komuna Oshtun, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domi Tec”sh.p.k.
  5. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Tomorricës, Bashkia Gramsh dhe Bashkia Skrapar”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elva 2001” sh.a.
  6. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS 1”, me vendndodhje në ujrat e lumit të Tomorrices, degë e lumit Devoll, Bashkia Skrapar, Qarku Berat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Toer Energy” sh.p.k.
  7. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Polemi”, në pellgun ujëmbledhës mbi tre degëzimet e përroit të Neshtës, degë e Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan”, me subject zhvillues shoqërinë “Drini Bulqizë” sh.p.k.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Vardari”, në përroin e Vardarit dhe të Valit, degë e përroit të Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Drini Bulqizë” sh.p.k.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec “Thanza”, në ujrat e përroit të Kalimashit, i cili derdhet në Liqenin e Fierzës, Bashkia Kukës, Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Afrimi K” sh.p.k.
  10. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Prevalli, në përroin e Zallit të Kostenjës, degë e zallit të Lunikut me derdhje në lumin Shkumbin, fshati Prevalli, Bashkia Librazhd”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gega-G” sh.p.k.
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e hidrocentraleve “Kaçinar”, me vendndodhje në lumin Shpërdhazë, komuna Kaçinar, Bashkia Mirditë”, me subject zhvillues shoqërinë “Shpërdhaza Energji” sh.p.k.
  12. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë Magazinimi me lartësi 1 Kat “Mado”, me vendndodhje në Rrugën: “Egnatia”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dobi Management” sh.p.k
  1. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Porti MBM” sh.p.k.
  1. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën

20.06.2018 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending