Featured
Hambari në Gjilan i cili kishte shërbyer si burg
Trashëgimia kulturorë e Kosovës me të vërtetë i ka në radhët e saj objekte, të cilat kanë lënë pas histori ndër më interesantet.
E në këtë kategori hyn edhe Hambari i Feriz Llashticës i cili gjendet në fshatin Llashticë të Gjilanit. Për këtë hambar, dihet se ka shërbyer si burg i “pushtetit popullor” të vendosur në këto troje pas Luftës së Dytë Botërore.
Hambari është i vendosur në bazën prej guri ndërsa bollëzat e tij janë të punuara nga druri i bungut. Ai paraprihet nga një hajat i hapur, i cili ka derën hyrëse me të cilën lidhen shkallët, të cilat komunikojnë me pesë kthina të zbuluara, nga dy anash shkallëve dhe një në ballë të tyre.
Dekorimet janë gdhendje druri, ndonjëherë gravime të ndryshme, e herë tjetër motive të ngritura në reliev. Kulmi është katërujor i mbuluar me tjegulla të vjetra dhe me një dritare të vogël në majë.
Ndërtimi është realizuar në fund të shekullit XVIII ndërsa sa i përket mbrojtjes, është monument në mbrojtje të përkohshme.
You must be logged in to post a comment Login