Pos trëndafilave të përhershëm, të popullarizuara janë edhe lule vishnjat, si edhe vizatimet e ndryshme të tjera, por edhe vizatimet abstrakte, transmeton Telegrafi.
Mund të jenë këto lule të mëdha apo vetëm ndonjë degë e vogël, ndonjëherë ngjyrë pasteli apo ngjyra të tjera të zjarrta, mirëpo gjithmonë kanë të njëjtin efekt – ta bëjnë më të hareshme hapësirën e banimit dhe më të gëzueshme.
Këto tapeta përshtaten mirë në të gjitha hapësirat, nga dhoma e gjumit deri te banja.
Trapezaria është zgjedhja më e dukshme, mirëpo edhe në dhomën e fëmijëve tapetat ngjyrë të zjarrtë me motive lulesh mund të jenë interesante.
Në dhomën e gjumit zgjidhni tapeta ngjyrë neutrale, për shembull të bardhën me trëndafila ngjyrë të kuqe të errët.
Ky print paksa gotik do të bëjë që të mendoni se jeni në sallone mbretërore, andaj mbase është më i mirë për korridor apo për dhoma dite.
Kush nuk i do ngjyrat, gjithashtu ka zgjedhje, tapetat me tone ngjyrash zi-bardhë shpesh janë të bëra në atë mënyrë që të mendoni që i ka punuar ndonjë piktor i famshëm.
Janë shumë elegante lulet dhe fletët e bardha në bazë neutrale si p.sh. bezhë apo pudër rozë. Nëse nuk i doni lulet, zgjidhni bimët.
Me vite të tëra është në trend dizajni tropikal i cili sjell frymën e xhunglës në shtëpi në të gjithë meridianët. Madje edhe nëse nuk gjeni tapeta të cilat bashkë me bimët kombinojnë motive të disa kafshëve, nga majmunët deri te insektet, keni bërë zgjedhjen e qëlluar.
Është me rëndësi të mos e teproni. Pasi që fjala është për detajet që bien në sy, përcaktohuni që t’i zbukuroni një ose më së shumti dy mure. Më shumë mure me tapeta me lule “durojnë” vetëm hapësirat e mëdha apo ato me tavane të larta dhe me atë rast larat do të duhej të ishin më të reduktuara.
Gjithashtu, pjesa tjetër e enterierit duhet të jetë më e reduktuar, në të kundërtën, hapësira do të duket pothuajse si kiç.
Këshillë shtesë: Nëse nuk jeni të sigurt a janë tapetat me lule zgjedhje e vërtetë për ju, filloni me penel vetëm një lule e cila mund të jetë detaj efektiv në murin e bardhë.